Kur ndëshkimi i korrupsionit konsiderohej lëshim për kundërshtarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Një deklaratë e djeshme nga selia e PD ishte shumë acaruese për inteligjencën. Dhe kjo ndodh në daljet e pakta të kësaj opozite që ndonëse nuk njeh rezultatin e humbjes, ka nisur pushimet për të qenë e relaksuar kur në shtator të jetë në parlament. Ndërsa tema e ditës është lufta kundër korrupsionit dhe nisja e hetimeve për afera të ndryshme të abuzimit me pushtetin, dalja e znj Tabaku për lexuar deklaratën e selisë blu me formula të tipit “Rama pas 8 vitesh pranoi se ka zhytur vendin në korrupsion”, ishte dëshmi se sa arkaikë dhe në skema demode mbetet PD në politikë. Si mund të mbetesh në të njëjtët skenarë që nuk kanë prodhuar asgjë në gjithë këto vite, ku thjesht denoncohet çdo gjë e kundërshtarit porse nuk ke vullnet të japësh mbështetje e jo më të ndahesh nga korrupsioni brenda teje. Jemi në një klimë të re ku lufta kundër korrupsionit, si një e keqe e bërë mullar nga një tranzicion 30 vjeçar, nuk mund të ketë sukses nëse një palë kërkon t’i nxjerrë sytë tjetrës duke përfituar nga situata, ndërsa përgjegjës janë të gjithë bashkë sa kanë qeverisur. Kjo mënyrë është paaftësi dhe ligështi arsyetimi, në një kohë që qytetarët, e që janë elektorat i të dy palëve, kërkojnë funksionalitet e mbështetje për luftën ndaj korrupsionit. Ndaj dhe gjithkush që bën gjoja siç po bën opozita, do të ketë kosto të mëtejshme besueshmërie e do të jenë më në hall në zgjedhjet e ardhshme.  Ajo çfarë e ka dëmtuar më shumë vendin ndërsa abuzivizmi dhe korrupsioni nuk ndëshkohej, ka qenë fakti se vendosja në llogore e kaheve të politikës, ka bërë që ndëshkimi i tyre do të quhej si një lëshim për kundërshtarin, ndaj dhe abuzuesit kanë gëzuar mbrojtje politike. Raste të tilla kemi me tepricë, që nga figura zyrtarësh pehlivanë e deri pesha të rënda ministrash e zëvendëskryeministrash, që bubullinin kur akuzoheshin. Dhe elementi i dytë ka qenë ndikimi i politikës në sistemin e drejtësisë. Jo pak hetime janë sabotuar pse prokurorë në dukje të thjesht hidhnin në erë hetime të caktuara sepse raportonin tek të fuqishmit e politikës. Në momentet që flasim nuk jemi në të njëjtën situatë. Së pari kemi disa institucione të reja drejtësise që mund ta bëjnë punën e tyre dhe me ligj anë të mbrojtura e të andikuara nga politika. Kemi një maxhorancë që aktualisht nuk po merr në mbrojtje zyrtarët e kahut të vet nëse gjenden fajtorë dhe kjo dëshmon vullnet politik. Dhe kjo nuk është gjë e pakët për tu përshëndetur. Por kemi dhe një opozitë që ende nuk di ku është dhe e papërshtatur me erërat e klimës së re. Siç duket ka mbetur ende në periudhën e djegies së mandateve ndaj duhet të presim shtatorin nëse arrin të riformatohet.

Të fundit

Horoskopii ditës, 14 maj 2024

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në...

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

Lajme të tjera

Web TV