Arti si pasion dhe mision

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Halil Rama

Ndërsa po ndiqnim natën e dytë të edicionit të 14 – të  të Festivalit Folklorik “Kërçovë 2021”, drejtori i këtij eventi Mazllam Osmani na dhuron një botim me studime etnografike të krahinës, në të cilin kishte disa referenca nga Hazis Ndreu – Nderi i Kombit. Jo pa qëllim kishte zgjedhur për të na bërë këtë dhuratë, çastin kur në sheshin para pallatit të kulturës të komunës së Kërçovës po performonte grupi i valleve të Ansamblit që mban emrin e studjuesit, poetit, aktorit, valltarit e koreografit të mirënjohur.

Më tej, gjatë bashkëbisedimit ai shprehet se ka qenë fare i ri kur ka dëgjuar dhe është mrekulluar me këngët, rapsoditë e kërcimet e tij. sidomos në vallen dyshe dibrane me kërcimtarin e mirënjohur Besim Zekthi. Në këtë kontekst ai vlerëson ruajtjen e traditës nga ky ansambël me emrin e tij, valltarët e të cilit, me performacën e tyre të shkëlqyer ngritën peshë zemrat e artdashësve të shumtë që kishim nbushur sheshin para Pallatit të Kulturës të qytetit të Kërçovës. Kjo ndërlidhje e traditës, parasëgjithash është dëshmi e zhvillimit të artit si pasion dhe mision. Këtë e dëshmojnë më së miri përvoja dhe arritjet e Ansamblit Artistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit”, i cili në 10 vjet veprimtari intensive ka konkuruar dhe fituar dhjetra trofe e çmime në Festivale mbarëkombëtare e ndërkombëtare. Vetëm para pak ditësh ky Ansambël triumfoi në edicionin e 18-të të festivalit mbarëkombëtar “Sofra Dardane”, që u mbajt në Tropojë me pjesëmarrjen e 40 grupeve, ku u nderua me Çmimin e Madh të këtij Festivali. Në repertorin e këtij Ansabli numërohen me dhjetra valle, këngë e interpretime të tjera krijuese, me të cilat  ka “pushtuar” hapësirat mbarëkombëtare e ato ndërkombëtare si në: Turqi, Rumani, Bullgari, Itali, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, etj. Të shtunën e 10 korrikut ky ansambël konkuroi dhe u vlersua si më i miri në Festivalin e 14-të ndërkombëtar në Kërçovë, Maqedonia e Veriut.

Ky është parasëgjithash vlerësim i Drejtorit të Festivalit  Mazllam Osmani. I ngazëllyer nga mikrpritja e autoriteteve kulturore kërçovare dhe veçanërisht nga performanca e grupit të valleve të Ansamblit “Hazis Ndreu”, Presidenti i këtij Ansambli, Muharrem Gjoka- “Mjeshtër i Madh” do të shprehej se: “Ky ansambël, i themeluar dhe drejtuar nga  Avni Ndreu, i biri artist i artistit të Madh Hazis Ndreu- “Nderi i Kombit”, është një Ansambël grupesh zinxhir (akademi), të organizuar në grupe nga mosha 5 vjeç e lartë. Ai pohon se janë me qindra artistët që kanë kalur në përvojën e këtij Ansambli në këto 10-vjet, duke mbushur skenat dhe sheshet e Tiranës, Kamzës, Ulqinit, Dibrës, Tropojës, Strugës, Tetovës e mbarë Shqipërisë. Në shfaqjet e organizuara herë pas here nga ky ansambël kanë performuar artistët: Arif Vladi – Mjeshtër i Madh dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut, Qerim Sula – Mjeshtër i Madh dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut (pas vdekjes), Liri Rasha – Mjeshtër i Madh dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut, Vera Laçi – Mjeshtër i Madh, Sherif Dervishi – Mjeshtër i Madh (pas vdekjes), Dardan Pepkola, Zaim Tollja si dhe këngëtarja dhe valltarja e shumëtalentuar Erida Stana, valltarët: Adem Kurti, Fabjon Isufaj, Fatjona Ismailukaj, Eralda Jaurri, Serxho Rriçku, Ergys Doçi, Kristjan Kavalli, Marsida Zhgjuni, Orinda Prenci, Rexhina Qerimi, Livia Bushpepa, Ledion Zhgjuni, Jugers Muça, Sara Ndreu e tjere. Krijmtaria e këtij ansambli, e ardhur nga ajka e kompozitorëve si: Përparim Tomçini – Mjeshtër i Madh (pas vdekjes), Edmond Zhulali – Mjeshtër i Madh  dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, Kol Susaj – Mjeshtër i Madh, dhe udhëheqja artistike nën drejtimin e “Mjeshtrit të Madh” Xhelil Ymeraj dhe mjeshtrit të koreografisë Avni Ndreu – “Mjeshtër i Madh”, ja kanë rritur vlerat dhe përmasat këtij ansambli duke i dhënë statusin e një ansambli kombëtar profesionist. Ansambli ka performuar në disa televizione prestigjoze ndërkombëtare e kombëtare si: Rai Uno, Tv Romania, TRT Turk, RTK Kosovë, RTV Koha Tetovë, Top Channel, Vizon Plus, Tv Klan, TVSH, etj. Ndërsa vetë Presidenti Muharrem Gjoka, i cili gjendet prej vitesh pranë këtij grupimi artistik, si një dorë e ngrohtë, inkurajuese dhe mbështetëse është një emë që e nisi jetën e tij artistike si një talent i skenës dhe i valles dibrane dhe sot nderohet si një burrë Dardhe dhe Dibre, i vlerësuar me Titujt “Mjeshtër i Madh” nga Presisdenti i Republikës dhe  “Nderi i Qarkut Dibër”, nga Këshilli i këtij qarku.

Avni Ndreu – “Mjeshtër i Madh”, artisti që lartëson emrin e familjes

Lexo edhe :  Besa Kokëdhima nuk ja del, mbetet jashtë finales së Eurovision

Nëse Ansambli Artistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit” është bërë i njohur për dhjetra trofe e çmime mbarëkombëtare e ndërkombëtare, kjo i dedikohet parasëgjithash një emri të spikatur. Ai është Avni Hazis Ndreu, themelues dhe drejtues i këtij ansambli emërndritur, të dekoruar  me Titullin “Naim Frashëri”. Është ky, artisti që lartëson emrin e babait artist dhe të familjes së madhe “Ndreu” të Dibrës. Një emër që zë vend nderi në historinë e kulturës sonë kombëtare, i cili aktivitetin artistik e nisi më 1975 deri në 1978 si Përgjegjës i Shtepisë së Kulturës dhe Udhëheqës artistik i Ansamblit “Kuvendi” Dardhë, Dibër,  Shtepia e Kulturës Zall-Dardhë. Avni Ndreu  – “Mjeshtër i Madh”, i cili ka kryer Shkollën e mesme Pedagogjike në Shkodër me 1967-1971 dhe më pas Insitutin e Larte të Arteve, Tiranë më 1972-1976, prej shumë dekadash në krye të ansamblit “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit”, ka lartësuar emrin e tij, duke mbajtur gjallë dhe duke transmetuar sidomos tek brezat më të rinj, cilësi dhe vlera artistike të shumta. Me talentin e tij si koreograf, valltar e poet si dhe me aftësitë e tij artistike e organizuese i ka dhënë ansamblit ‘Hazis Ndreu’ një emër të madh në botën e kulturës shqiptare dhe përtej saj, duke përfaqësuar denjësisht vendin tonë. Kjo për faktin se ky ansambël është përçuesi dhe promovuesi i vlerave më të mira të artit e kulturës sonë kombëtare në botë. Treguesi më sinjifikativ për këtë janë çmimet e fituara në festivalet ndërkombëtare në Turqi, Rumani, Itali, Mali i Zi , Maqedonië e Veriut, etj. Po ashtu Ansambli Artistik “Hazis Ndreu” – Nderi i Kombit”, është fitues i çmimeve të para në festivalet mbarëkombtare, si:  në fest “Këngë Jeho” Strugë, në fest mbarkombëtar Plavë e Guci, në festivalin e Rahovecit, Kosovë, në fest e Drenasit, në fest e Hasit, Kosovë, si dhe  në fest “Burimet e Sharit”,  Maqedoni. Po ashtu ka fituar Kupën e festivalit në fest mbarkombëtar të Gjimnastradës. Tiranë, çmim të parë në fest “Ruajmë Traditën” në Tiranë, në fest mbarëkombëtar të Talenteve të reja dhe artistëve të rinj në Pukë e shumë e shumë çmime të tjera. Krenare për arritjet e këtij ansambli ndjehet edhe koreografja  e valltarja e talentuar Earta Ndreu, edhe për faktin që Ansambli mban emrin e gjyshit të saj, Hazis Ndreu – këngëtar, koreograf, valltar, studjues dhe shkrimtar i përmasave mbarëkombëtare…

Promovimi i vlerave më të mira të kulturës sonë kombëtare

Padyshim, merita kryesore e këtij Ansambli është promovimi i vlerave më të mira të kulturës sonë kombëtare. Kjo për faktin se atë që bënë burrat e shquar të Dardhës, para shtatë dekadash, duke themeluar Ansamblin “Kuvendi”, me në krye të shumëtalentuarin Hazis Ndreu, po e ripërtërijnë artistët e rinj të këtij Ansambli. Janë të rrallë burrat si Avni Ndreu e Muharrem Gjoka, të cilët edhe në këto kohë të vështira kontribuojnë për ringjalljen e traditës. I përkushtuar ndaj këtij misioni, Avni Ndreu shprehet me krenari se ky bilanc suksesesh është meritë e  një grupimi artistësh të talentuar, që ka lënë kaq shumë gjurmë dhe ka fituar kaq shumë çmime brenda dhe jashtë vendit. Ndaj dhe duhen përgëzuar artistët e këtij Ansambli për atë rol të pazëvendësueshëm që kanë luajtur dhe vazhdojnë ta bëjnë, si përçues dhe frymëzues për brezat e sotëm dhe për ata që do të vijnë. Arti mbi të gjitha është pasion dhe mision, të cilin Avni H.Ndreu, Muharrem Gjoka dhe artistët e ansamblit që ata drejtojnë e kanë kryer me shumë përkushtim dhe me shumë atdhedashuri. Kjo edhe për faktin se në Dardhë dhe në Dibër, mbetet i papërsëritshmi “Nderi i Kombit”, Hazis Ndreu, emri i të cilit është gdhendur edhe sot, jo vetëm në kujtesën e secilit prej nesh, por edhe në ansamblin artistik që mban emrin e tij të madh dhe që drejtohet nga i biri, një krijues shumë i talentuar dhe koreograf i përmasave kombëtare, si Avni Ndreu. Ky Ansambël që ka shpalosur në skenat shqiptare dhe të huaja këngët dhe vallet tradicionale, veshjet koreografike si dhe meloditë e pasura burimore të shumë brezave nga treva të ndryshme shqiptare, përkushtimin, shpirtin artistik dhe talentin e interpretuesve, po jep kontribut të shquar në mbartjen, ruajtjen dhe përsosjen e traditave, folklorit dhe trashëgimisë sonë së çmuar etnokulturore.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV