Infeksionet e reja në mesin e të vaksinuarve? Ja si shpjegohet ky “paradoks”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh në Itali ka më shumë të vaksinuar kundër koronavirusit sesa të pa vaksinuar, në mesin e popullatës mbi 12 vjeç. Pra mbi 52 për qind e kanë kryer ciklin e plotë të vaksinimit kundër Covid-19. Është një rezultat i rëndësishëm kundër pandemisë, me të cilën qeveria shpreson të përmirësojë situatën javët e ardhshme, por që mbart në vetvete edhe një paradoks që shfrytëzohet ndonjëherë nga ata që kundërshtojnë vaksinimet dhe që pretendojnë në mënyrë të gabuar dhe të rreme se këto janë “të padobishme pasi të vaksinuarit sëmuren ashtu si të tjerët”. Siç raportoi së fundmi Instituti i Lartë i Shëndetësisë(ISS), kur në një popullatë ka shumë të vaksinuar ekziston një “paradoks” ku infeksionet, shtrimet në spital dhe vdekjet janë të ngjashme midis të vaksinuarve, krahasuar me ata që nuk kanë marrë vaksinën. Kjo mund të duket si një pasojë kundër-intuitive, por vetëm sepse nis nga premisa e gabuar e marrjes në konsideratë të numrave absolutë, dhe jo të përqindjeve. Sa më shumë që zgjerohet vaksinimi, aq më shumë do të shtohen rastet e rralla të të infektuarve dhe të sëmurëve edhe në mesin e atyre që vaksinohen, duke kaluar potencialisht në terma absolutë shifrat e atyre në mesin e popullatës që nuk është vaksinuar. Por duke pasur parasysh vlerat në përqindje, është e qartë efektet e koronavirusit midis atyre që janë vaksinuar plotësisht janë shumë më të kufizuara, krahasuar me ata që kanë marrë vetëm një dozë ose asnjë dozë. Një vaksinë nuk mbron në mënyrë absolute të gjithë individët që vaksinohen, gjë që vlen edhe për vaksinat aktuale të koronavirusit. Nga analizat e ISS, ne e dimë se njerëzit e vaksinuar plotësisht janë 88 për qind të mbrojtur nga infeksioni, 94 për qind nga shtrimi në spital, 97 për qind nga shtrimi në repartin e terapisë intensive për simptoma të rënda, dhe 96 për qind nga vdekja. Nisur nga këto rrethana, mund të pritet që midis njerëzve të vaksinuar të ketë disa raste me infeksione, shtrime në spitale apo edhe vdekje. Por numri i tyre është shumë më i ulët në përqindje, në krahasim me atë që ndodh tek individët e pa vaksinuar.

Ndërsa rritet numri i njerëzve të vaksinuar, zvogëlohet numri i rasteve në popullatë për shkak të efektivitetit të vaksinimit. Mund të ketë një pikë ku rastet e rralla midis të vaksinuarve të jenë në terma absolutë më të shumtë sesa ato midis të pa vaksinuarve. Në rast se e gjithë popullata do të vaksinohej, rastet e zbuluara do të ishin vetëm midis njerëzve të vaksinuar, por ato do të ishin sërish shumë më të pakta sesa ato që do të vëreheshin në mungesë totale të vaksinës. Le të imagjinojmë sikur ekziston një komb prej 100 personash. Nëse të gjithë janë të vaksinuar, 5 mund të pritet të sëmuren dhe të shfaqin simptoma që kërkojnë shtrimin në spital. Në këtë rast, sëmuren vetëm të vaksinuarit, sepse nuk ka njerëz të pa vaksinuar. Në një skenar kur janë vaksinuar 85 persona dhe 15 jo, është e mundur që në terma absolutë të ketë më shumë infeksione midis grupit të parë, thjesht sepse është shumë më i madh në numër se i dyti. Paradoksi i vaksinimit, ka qenë prej kohësh i njohur për virologët dhe epidemiologët, dhe siç e thekson ISS, është e rëndësishme që për të gjithë të jetë e qartë se si ta vlerësojnë atë “për të shmangur shqetësimet dhe humbjen e besimit tek procesi”. Vështirësia për ta interpretuar drejt informacionin e caktuar, buron edhe nga fakti se përmes mbikëqyrjes – me sistemin e testeve – bëhen të dukshme vetëm rastet e rralla të njerëzve që sëmuren pavarësisht se janë vaksinuar, ndërsa rastet e sëmundjes shmangen falë vaksinave (dhe këtu hyn shumica). Sa më e lartë të jetë përqindja e të vaksinuarve, aq më e mbrojtur është popullata (madje edhe në pjesën e të pa vaksinuarve) dhe zvogëlohet rreziku i formimit të varianteve të reja. Në fakt shfaqja e tyre lidhet me qarkullimin e koronavirusit dhe jo me vetë vaksinimin, që e zvogëlon rrezikun për të pasur variante të reja, kundër të cilave vetë vaksinat mund të ishin më pak efektive. / Il Post

“Është tepër vonë!”: Mjekja amerikane detyrohet të refuzojë pacientët me Covid-19 që i luten t’u bëjë vaksinën

Lexo edhe :  Salianji: Ministrat marrin 500 mijë euro për emërimin e shefave të komisariateve

Nga Jackie Salo, “The New York Post”

Pacientë të rinj të pa vaksinuar, po kërkojnë të dëshpëruar të bëjnë vaksinën kundër Covid-19, ndërsa po luftojnë për jetën e tyre në një spital të Alabamas. Por në vend të vaksinës dr.Britnej Kobia duhet që t’u japë një “dozë”të realitetit të hidhur. “Një nga gjërat e fundit që bëjnë ata para se të intubohen është lutja për t’iu bërë vaksinën. Unë u mbaj dorën dhe u them se më vjen keq, por është tepër vonë”-shkroi në një postim në Facebook të dielën Kobia, që punon në Grandview Medical Center në Birmingham. Ajo thotë se është e detyruar të refuzojë lutjet e dëshpëruara nga pacientët me koronavirus, që do të vendosen nën një ventilator.“Unë jam duke regjistuar shtrimin në spital të të rinjve të shëndetshëm por që janë prekur me forma të rënda tëCovid-19”-shkroi ajo. Dëshmia e mjekes ka tërhequr vëmendjen e skeptikëve, të cilët kanë theksuar në internet se numri i vdekjeve në këtë shtet është shumë më i ulët sesa pranverën e vitit të kaluar. Shkrimtari Xhefri A.Taker e përshkroi postimin e Kobias si “thjesht shumë të përsosur në funksion të qëllimit që ajo ka”. “Ajo tregon një histori që i përshtatet në çdo aspekt një narrative dominuese, por lë jashtë çdo detaj në lidhje me moshën dhe shëndetin e atyre që janë prekur nga forma e rëndë e Covid-19. Dhe e përfundon postimin duke parashikuar “ndëshkimin e afërt” për fëmijët që nuk mbajnë maska ​​në shkollë”- thekson ai. Ndërsa Alabama ka përqindjen më të ulët të njerëzve të vaksinuar plotësisht në SHBA- vetëm 33.7 për qind e popullsisë së shtetit – mesatarja 7-ditore e vdekjeve nga koronavirusi ishte 8 deri të martën, shumë poshtë pikut të 154 vdekjeve javore që u arrit në fund të janarit. Kobia u thotë anëtarëve të familjeve të pacientëve me Covid-19 që kanë ndërruar jetë, që të bindin të tjerët të vaksinohen. Shumica e pacientëve të infektuar aktualisht dhe që janë shtruar nëpër spitale nuk janë vaksinuar. Dhe vetëm një pacient që ishte vaksinuar ka nevojë vetëm për pak oksigjen shtesë dhe pritet të shërohet, u shpreh Kobia për AL.com. Por disa nga pacientët e tjerë që nuk ishin vaksinuar nuk kanë qenë aq me fat, thekson ajo.“Kur u telefonoj për tu dhënë lajmin e trishtë, unë i ngushëlloj familjarët dhe u them se mënyra më e mirë për të nderuar njeriun e tyre të dashur është të shkojnë të vaksinohen dhe të inkurajojnë të gjithë ata që njohin që të bëjnë të njëjtën gjë”- shkroi ajo në Facebook. “Ata qajnë, dhe më thonë se nuk e dinin. Ata mendonin se ishte një mashtrim. Se ishte një çështje politike. Ata mendonin se meqë kishin një grup të caktuar gjaku apo një ngjyrë të caktuar të lëkurës nuk do të sëmureshin dhe aq shumë. Ata menduan se ishte “thjesht një grip”. Por e kishin gabim. Dhe ata do të dëshironin të ktheheshin pas në kohë. Por ata nuk munden”- shton Kobia. Ajo rekomandon që cilido që ende nuk është vaksinuar, t’i drejtohet mjekut të tij me një pyetje. “Unë përpiqem të jem jo shumë paragjykuese kur trajtoj një pacient në moshë të re e të prekur nga Covid-19 që nuk është i vaksinuar, por gjithsesi fillova t’i pyes ata:Pse nuk e keni bërë vaksinën?” Dhe shumica e tyre, janë shumë të sinqertë, më përgjigjen: Unë fola me këtë person, pashë këtë gjë në Facebook, mora këtë e-mail, lexova këtë gjënë lajme, këto janë arsyet pse nuk u vaksinova”. Kobia thotë se ajo ka bërë progres në inkurajimin e njerëzve për t’u vaksinuar. “Dhe pyetja që unë u bëj gjithmonë është:A keni caktuar një takim me mjekun tuaj dhe a e keni pyetur se çfarë mendimi ka ai nëse ju duhet të merrni apo jo vaksinën? Dhe deri më tani, askush nuk i është përgjigjur me po kësaj pyetjeje”-theksoi ajo. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në mbarë SHBA-në, të paktën 99 për qind e vdekjeve nga Covid-19 dhe 97 për qind e shtrimeve në spital janë midis njerëzve që nuk janë vaksinuar. / bota.al

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV