Kushtetuesja “harron” shkarkimin e Metës, shtyhet shqyrtimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese nuk përfshiu në kalendarin e shqyrtimeve për muajt shtator-tetor çështjen e shkarkimit ose jo të kreut të shtetit Ilir Meta. Loja me afatet që po përdor kushtetuesja për të mos trajtuar çështjen e nxehtë. A do e dekretojë qeverinë “Rama 3” presidenti Meta?

 

Pas vendimit që pritet të marrë për zgjedhjet lokale të vitit 2019, çështja e shkarkimit ose jo të kreut të shtetit Ilir Meta, mbetet ndër më të rëndësishmet për Gjykatën Kushtetuese, por institucioni më i lartë i interpretimeve ligjore dhe kushtetuese në vend, e ka lënë “dosjen Meta” në harresë edhe për muajt shtator-tetor. Në një reagim zyrtar, Gjykata Kushtetuese publikoi dje kalendarin për çështjet që do të shqyrtojë në muajt shtator – tetor, ku nuk e ka përfshirë fare kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Parlamenti shkarkoi me 104 më 9 qershor kreun e shtetit, e më pas i përcolli për interpretim Kushtetueses këtë vendim. Gjykata Kushtetuese e ka të përcaktuar se nga momenti që merr kërkesën nga Kuvendi duhet të shprehet brenda tre muajsh për caktimin e datës së nisjes së shqyrtimit të vendimit. Duke marrë parasysh se në kalendarin e çështjeve që do të shqyrtojë për muajt shtator-tetor dosja e presidentit është mëjanuar, nuk përjashtohet mundësia që Kushtetuesja të shtyjë sa më shumë në kohë vendimin, duke e lënë kreun e shtetit që të përfundojë mandatin që është korriku i vitit 2022. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, që është pjesë kyçe e procesit të shkarkimit të presidentit, pas një krize të gjatë mosfunksionimi, ka filluar punën në janar të këtij viti, ndonëse ende nuk është e kompletuar plotësisht. Në rast të shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese, presidenti Meta do të bëhet presidenti i parë i shkarkuar i Shqipërisë në epokën 30-vjeçare që kur Shqipëria rrëzoi komunizmin 50-vjeçar dhe i hapi rrugë tranzicionit demokratik. Ndoshta edhe për shkak të ndjeshmërisë politike dhe publike, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos marrë në duar shqyrtimin e një çështje të nxehtë, duke luajtur me afatet e shqyrtimit, që gjithsesi e përcaktojnë qartë se duhet të shprehet brenda tre muajve nga marrja në dorëzim të vendimit të Parlamentit i cili e shkarkoi me 104 vota pro.

Lexo edhe :  Shpallja e finalistit të dytë, Juli dhe Meritoni në televotim kokë më kokë

 

Meta dhe dekretimi i qeverisë

 

Tashmë mbetet e qartë se presdienti Ilir Meta do të vijojë të jetë në detyrë në momentin që do i mbërrijë për dekretim qeveria “Rama 3”. Me apo pa dëshirë kreu i shtetit duket se do të jetë i detyruar ligjërisht që të “bekojë” armikun politik, ku duket se nuk do të ketë më kohë të arta mes tyre. Nuk dihet nëse Meta do e dekretojë menjherë qeverinë “Rama 3”, apo do të futet në një tjetër labirnth interpretimesh ligjore, duke kërkuar të dhëna për çdo ministër. Në të kaluarën Meta nuk dekretoi për Ministër të Jashtëm dhe të Evropës Genti Cakën, me argumentin se nuk plotësonmte kriteret për të qenë ministër. Kjo e futi Metën dhe Ramën në një betejë të hapur me deklarata të forta dhe kërcënime nga kreu i qeverisë për shkarkim. Gjithsesi Meta nuk e dekretoi Cakën në këtë post, ndërsa mbajti “pezull” për disa kohë edhe emërimin si Ministër të Brendshëm të Sandër Lleshajt, deri në plotësimin e dokumentacioneve shtesë që kërkoi kreu i shtetit. Mbetet ende enigmë si do të veprojë Meta në lidhje me dekretimin e qeverisë “Rama 3”.

 

 

 

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “humnera”/ Kursi i këmbimit, 14 maj 2024

Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet 93.7 lekë. Euro sot...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në qarqet...

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme. Gratë...

Horoskopii ditës, 14 maj 2024

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në punë gjithçka po shkon mirë...

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Lajme të tjera

Web TV