“Qeveria e re shpallet javën e ardhshme”/ Rama: Vijoni punën deri në kalimin e detyrës, të mos shkojë asnjë ditë kot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë, kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjithë ministrat për punën e tyre ndërsa bëri me dije se javën e ardhshme do të shpallet javën e ardhshme.

Rama bëri me dije se avantazhi më i madh ndaj rivalëve është se janë skuadër kampione. Ndërsa ministrave i dha mesazhin e qartë që të vijojnë punën deri në kalimin e detyrës.

“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju natyrisht do të vijoni punën deri në minutën e kalimit të detyrës pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Fatmirësisht kemi skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati 4 vjeçar që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon jo vetëm një formacion të mirë qeverisës, një kryesi të mirë të grupit parlamentar dhe një kryesi efektive të partisë por edhe një stol rezervash të gjatë për të pasur në vijimësi mundësi energjizimi të situatës.

Ky është avantazhi ynë i madh në krahasim me rivalët dhe duhet të gjithë së bashku ta kultivojmë këtë avantazh. Me shumë mirënjohje për të gjithë ju, për kontributin që secili dha këtë qeveri, ju falenderoj për këtë periudhë sfiduese që kaluam së bashku në tryezën e qeverisë së Shqipërisë. Ishte nder për të gjithë ne dhe uroj ta mbani të tillë gjithmonë para syve pavarësisht nëse do të jeni apo jo të pranishëm në mbledhjen e parë të qeverisë së re. Shumë faleminderit”, tha Rama.

Të fundit

Rama paralajmëron bizneset: Goditjet do të jenë drastike nëse nuk futeni në binarë

“Klasifikimi i bizneseve do të bëjë që bizneset do të rezultojnë korrekte nuk do të kontrollohen. Pra do të jenë...

Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë

“Inspektimet. Sot është një pikë e dobët dhe pavarësisht përmirësimeve që janë bërë dhe sa më pak e ndjenin presionin e inspektorëve në raport...

Prindërit regjistruan katër dele në shkollë për të parandaluar mbylljen e saj

Për shkak të mungesës së nxënësve dhe mbylljes së paralajmëruar të një klase në një shkollë në departamentin Moselle në Francën verilindore, prindërit e...

Çfarë mund të bëjë modeli i ri i Inteligjencës Artificiale?

OpenAI ka prezantuar një version të ri – me kapacitet më të lartë dhe me më shumë aftësi si të njeriut – të teknologjisë...

Leku i “Ramës”, Leku i “Enverit”, Leku i “Zogut”

Nga Eduard Zaloshnja Sipas të dhënave në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë, rreth 40% e të gjithë lekëve që qarkullojnë në ekonominë tonë...

Lajme të tjera

Web TV