Nëna iu gjet e vdekur e vetme në Himarë, flet Pirro Dhima: Nuk pranoi të vinte në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një lidhje telefonike, kampioni i botës Pirro Dhima, thotë se kontakti i fundit me nënën ka qenë me telefon, para 4 ditësh, ndoshta 1 ditë para se të ndërronte jetë, duke qenë se dyshohet që edhe pse u gjet sot e pajetë të ketë ndërruar jetë 3 ditë më parë, kur e kanë gjetur fqinjët.

Pirro Dhima thotë se edhe ai edhe vëllai që jeton në Finlandë nuk e kanë braktisur nënës. Ai thotë se kanë pasur kontakte të vazhdueshme edhe pse janë larg.

“Ajo jetonte vetëm pasi nuk pranoi kurrë të vinte me mua në Amerikë”, shprehet Pirro Dhima. Ai thotë më tej se nëna gëzonte shëndet të plotë dhe nuk dëshironte të braktiste shtëpinë ku kaloi një jetë të tërë.

“Jam i shqetësuar dhe i prekur për atë se çfarë është deklaruar nga fqinjët për këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen tonë”, shprehet Dhima.
Pirro Dhima zbulon se u njoftuan nga të afërmit se çfarë ndodhi me nënën e tyre dhe me urgjencë udhëtuan njëri nga Finlanda dhe tjetri nga Amerika. Nëna e tyre u gjet e pajetë në oborrin e shtëpisë, dhe kujdesej vet për produktet bujqësore në një bahçe pranë shtëpisë ku kishte dhe bagëti.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV