“Kam kërkuar që në korrik largimin”, Mbappe thyen heshtjen: Ja si qëndron e vërteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli francez, Kylian Mbappe ka konfirmuar se ai kërkoi që të largohej nga PSG-ja në fund të korrikut, drejt Realit të Madridit, por ky transferim dështoi.

Klubi spanjoll, i bëri një ofertë të majme në ditën e fundit të merkatos parizienëve, por pronarët e PSG-së nuk iu përgjigjën. Mbappe ka dhënë së fundmi një intervistë për “RMC Sport”, ku ka hedhur dritë për të ardhmen e tij duke u shprehur:

“I kam kërkuar klubit që të largohem, sepse në momentin që nuk rinovoj kontratën, dua që klubi të fitojë para nga transferimi që të ketë mundësi të bëjë zëvendësimet e duhura.

PSG-ja më ka dhënë shumë, kam kaluar shumë mirë në këto katër vite këtu. I njoftova në kohë, që të marrin masat e nevojshme. Dua që të ndahemi me kokën lart dhe secili të arrijë një marrëveshje të mirë. Nëse ju nuk doni që unë të largohem, atëherë unë do të qëndroj.

Njerëzit thonë që kam refuzuar rinovimet që më janë ofruar, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk më takon mua të gjykoj, por unë kam qenë i qartë.

I thashë klubit se dua të largohem dhe nuk ia thashë në ditët e fundit të merkatos, por në fund të korrikut, i njoftova se doja të largohesha”, është shprehur Mbappe.

Të fundit

Shqiptarët, pse po thithin karbon e po hanë plastikë

Nga Leonard Veizi Janë më shumë se tetë miliard njerëz që jetojnë në planetin Tokë, por sillen me të sikur...

Rama-Bardhi “çoroditje” në SPAK, as denoncim, as hetim

Prokuroria e Posaçme (SPAK) vendosi dje të mos regjistrojë padinë për shpifje të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit kundër kreut të Grupit Parlamentar të...

Gjobë kush nuk voton

Në propozimet e grupimit të opozitës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor aktual, është edhe pika e “votimit të detyruar”. Ndonëse nuk përcaktohet masa ndëshkuese,...

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në vendin e punës. Tregohuni sa më të sigurtë në veten...

Lajme të tjera

Web TV