Qeveria e re/ Nisin shkarkimet, kryepolici Veliu ikën i pari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen, që më shumë duket shkarkim nga ana e kryeministrit. Kreu i qeverisë pas marrjes së mandatit të tretë qeverisës i la afat Policisë së Shtetit 100 ditë që të “vetëpastrohej” dhe të kishte performancë më të mirë.

Kryepolici Ardi Veliu i ka dorëzuar dje dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Me një motivacion që e kishte lidhur me familjen e tij, Veliu i ka kërkuar Ramës të pranonte dorëheqjen duke mos pranuar për të vazhduar edhe për një mandat tjetër, duke e lidhur pozicionin e tij me “mandat politik”. Me një kërkesë të shkruar me gabime drejtshkrimore, duket se Veliu e ka shkruar atë në nxitim e sipër, duke mos pasur kohë as ta rishihte edhe as të lexohej nga stafi i tij. Edhe pse në fillim lajmi doli për “shkarkimin” e Veliut nga kryeministri, në mesditë vetë Veliu publikoi shkresën e dorëheqjes,  për arsye familjare. Qeveria e re me të njëjtin kryeministër duket se është e pakënaqur me punën e Drejtorit të Përgjitshëm të Policisë së Shtetit, i cili për katër vite ka drejtuar policinë. Kakofonia që u krijua duke marrë kërkesën e Veliut për dorëheqje dhe ministrit të tij, Blendi Çuçi i cili tha se “se do të merret vesh kur ti mbarojë kandili” duket se nuk është dorëheqje, por shkarkim. Është ende i paqartë shkaku i shkarkimit të tij (nëse është i tillë), që vjen pas afatit 100 ditor për rritjen e performancës, të vendosur nga kryeministri Edi Rama, edhe pse në ditët e fundit në vend kanë ndodhur disa ngjarje të rënda kriminale dhe me vrasjen në krye të detyrës së nënkomisarit në Lezhë. Koha e vënë nga kryeministri Edi Rama “100 ditë performancë”, duket se nuk e kaloi dot kryepolici Veliu. Nuk është zyrtarizuar ende emri i Drejtorit të Përgjithshëm, por burime thonë se mund të jetë Gledis Nano. Ky i fundit ditë më parë ka tërhequr certifikatën e vlerësimit për kontributin e dhënë në luftën kundër terrorizmit global nga ambasadorja Yuri Kim. Në certifikatën e dorëzuar shkruhet “Për partneritetin e jashtëzakonshëm dhe dedikimin në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Tiranë Shqipëri, dhe përpjekjet e përbashkëta në luftën botërore ndaj terrorizmit. Vendosmëria juaj dhe përkushtimi në luftën kundër terrorizmit ka sjellë kredite të mëdha e të shtuara tek vetja juaj edhe për Drejtorinë e Antiterrorit dhe Policinë e Shtetit”. Gledis Nano është një nga emrat më kyç të operacioneve të riatdhesimit të shqiptarëve në kampet e ferrit në Siri.

Reagimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dje letrën e dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit teksa ka dhe një falënderim për të. Rama shpreh bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, duke i vlerësuar kontributin e tij të vyer. “Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falënderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama.

Lexo edhe :  Ja kush është sektori që po financohet më shumë nga qeveria, zbardhen të dhënat e fundit

Reagimi i PD-së

Partia Demokratike ka reaguar pas zyrtarizimit të largimit Ardi Veliut nga kreu i Policisë së Shtetit. Përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, PD thotë se me largimin e tij “Policia e Shtetit sot ka një bandit më pak”. “Në krye të Policisë së Shtetit sot ka një bandit më pak. Ardi Veliu ka qenë çdo ditë në shërbim të grupeve kriminale dhe rrjeteve të caktuara të trafikut ndërkombëtar të drogës. Largimi i tij është i detyruar, pavarësisht rezistencës së gjatë të Edi Ramës”, tha Bardhi. Sekretari i Përgjithshëm ka përmendur dhe “rekordet e zeza” të policisë, sipas tij, nën drejtimin e Veliut. “Shqipëria u rendit ndër vendet kryesore për trafikimin e drogave nga kokaina tek kanabisi. Departamenti i Shtetit e futi Shqipërinë ne listën e vendeve kryesore për pastrimin e parave të pista. Të drejtat dhe liritë e qytetarëve u përkeqësuan, duke kulmuar me vrasje në rrugë të të rinjve dhe me rrahje të minorenëve. Dhuna e ushtruar ndaj opozitës ishte e paprecedentë. Policia u përdor në zgjedhje, krah përkrah banditëve, për të blerë vota  për partinë në pushtet”, tha Bardhi. Ai nënvizoi se Veliu u largua me turp nga Policia e Shtetit, duke i shkaktuar dëme të mëdhaja. “Ardi Veliu nuk është as i pari, as i fundit drejtor policie që gjatë këtyre 8 viteve largohet me turp, duke i shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe qytetarëve. Kjo histori do të përsëritet përsa kohë shefi i ardivelinjve, Edi Rama, të jetë partneri kryesor i krimit të organizuar. Pa largimin e Edi Ramës, nuk ka për të patur kurrë luftë serioze ndaj krimit, policët e ndershëm do të vazhdojnë të ndihen të tradhëtuar dhe të demotivuar, si dhe ngjarjet e rënda kriminale do të vijojnë të trondisin qytetet tona”, përfundoi Bardhi.

Ardi Veliu

Ish-kryepolici Ardi Veliu e ka marrë detyrën që mbante deri dje në 5 shkurt të vitit 2018. Emri i Veliut është propozuar fillimisht nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në tryezën e Kryeministrit Edi Rama, i cili më pas e ka firmosur. Veliu zëvendësoi në këtë post, Haki Çakon e shkarkuar në janar të 2018. Ardi Veliu më herët ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës që prej vitit 2017.

Të fundit

Manchester City triumfon pastër ndaj Tottenhamit, titulli vendoset në javën e fundjt

Masnchester City, me një dorë në titullin kampion të radhës në Premier League. Citizens mposhtën 0-2 Tottenhamin në transfertë,...

Studim: Ilaçi për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%

Një injeksion për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%. Personat që morën medikamentin semaglutide kishin një rrezik 20%...

Nuk kryenin detyrën sipas kontratës, merren masa ndaj dy mjekëve toksikologë

Dy toksikologët e Klinikës së Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, do të zhvendosen prej aty, pas raportimit...

Takimi Putin-Xi/ Lufta në Ukrainë në qendër të bisedimeve mes dy liderëve

Gjatë vizitës së presidentit rus në Kinë (16-17 maj), Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping mbi bashkëpunimin...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka...

Lajme të tjera

Web TV