Ja me sa miliardë lekë u rritën eksportet e mallrave në shtator të 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muaji shtatori 2021 sipas INSTAT ka shënuar një rritje të lartë të eksporteve dhe edhe importeve të mallrave. Të dhënat tregojnë se në Shtator 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u rritur me 31,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 39,4 %, në krahasim me Gusht 2021. Dhe rritja e importet e mallrave nuk rrinë pas, ku arritën vlerën 69 mld lekë, duke u rritur me 31,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 13,4 %, në krahasim me Gusht 2021.

Kjo ka sjellë dhe rritje të defiçitit tregtar, ku për muajin shtator u rrit me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në 9 muaj eksportet e mallrave arritën vlerën 266 mld lekë, duke u rritur me 36,5 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 556 mld lekë, duke u rritur me 29,6 %, krahasuar me një vit më parë.  Për të gjithë 9-mujorin 2021, deficiti tregtar rezultoi në vlerën e 290 miliardë lekëve ose pothuajse 2.4 miliardë eurove, në rritje me 23.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Kontributi më i madh në rritjen e eksporteve gjatë muajit Shtator 2021 ishin “Materiale ndërtimi dhe metale” me +15,1 %, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,6 % dhe “Ushqime, pije, duhan” me +2,2 %.

Ndërsa për 9 muaj eksportet janë rritur me 36,5 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +14,3 %, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +11,6 % dhe “Tekstile dhe këpucë” me +3,5 %.

Lexo edhe :  Detajet që do bëjnë ndryshime të mëdha/ Formula e re për të rritur pensionet e ulëta

Kontributi i grupeve kryesore në rritjen e importeve gjatë muajit Shtator 2021, janë “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,9 %, “Ushqime, pije, duhan” me +5,0 % , “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,1 %.

Në muajin Shtator 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shtator 2020 janë: Itali (19,7 %), Kosova (36,4%) dhe Spanja (74,0 %).

Në muajin Shtator 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Shtator 2020 janë: Italia (18,7 %), Turqia (24,8 %) dhe Greqia (27,5 %).

Të fundit

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

E keni ditur? Këto janë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe. Ka ushqime të...

Përse i duhet i ‘shkarkuar’ Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Nga Mero Baze Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe...

Lajme të tjera

Web TV