Babai i kineastes së vrarë: Nuk ishte faji i Baldwin, të vihet drejtësia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i shqetësuar i kineastes, Halyna Hutchins këmbënguli në një deklaratë dje se Alec Baldwin nuk ishte përgjegjës për vdekjen e saj tronditëse.

Sipas The Sun, duke folur për herë të parë që nga tragjedia, Anatoly Androsovych tha se fajin e kishte ekipi i armaturës së filmit që i dha aktorit një revole të mbushur.

Ne ende nuk mund të besojmë se Halyna ka vdekur dhe nëna e saj nuk është në vete nga pikëllimi. Por unë nuk e mbaj përgjegjës Alec Baldwin, është përgjegjësi e njerëzve mbështetës që merren me armët.“-tha ai.

Anatoly tha se Baldwin kishte qenë në kontakt me burrin e saj Matthew, një i diplomuar në Shkollën Juridike të Harvardit.

Ai tani po lufton që gruaja e tij Olga dhe vajza Svetlana të fluturojnë në SHBA për të ngushëlluar djalin 9-vjeçar të Matthew dhe Halyna, Andros.

“Djali i vogël është prekur shumë, ai humbi nënën e tij. Matt do të vendosë nëse do të ndërmerren veprime ligjore.”-përfundoi ai.

Aktori i famshëm, Alec Baldwin vrau aksidentalisht me armë zjarri drejtoren e fotografisë, Halyna Hutchins dhe ka lënë të plagosur regjizorin, Joel Souza. Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, në të cilin Baldwin duhej të përdorte një armë, që supozohej të ishte ‘lodër’ për rolin e tij. Ende nuk është zbuluar arsyeja pse kjo armë u shndërrua në vdekjeprurëse.

Të fundit

“Në garë 1279 kandidatë”- Zëdhënësi i KQZ në Kosovë mban konferencën e parë

Zëdhënësi i KQZ në Kosovë, Valmir Elezi ka mbajtur konferencën e parë për mediat, ku ka dhënë detaje nga...

Mot i kthjellët, por me diell! Parashikimi për sot

Këtë të diel, vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore...

9 ushqimet më të këqija që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet. Por ka...

Rreth 2 milionë qytetarë u drejtohen sot kutive të votimit në Kosovë

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat...

Parashikimi i horoskopit 9 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Debatet me partnerin do jene te zjarrta ne orët...

Lajme të tjera

Web TV