“Sa rëndë je”/ Manastirliu “përplaset” me Vokshin te Komisioni i Shëndetësisë: Turp që flet kaq pa edukatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi kanë debatuar me njëra-tjetrën teksa diskutonin për trajtimin e mësuesve dhe nxënësve nga Covid-i.

Vokshi i tha Manastirliut se më herët ka deklaruar se mësuesit janë kategori të veçanta, ndërkohë që ata që janë të prekur nga COVID, paguhen me 80% të pagës. Ndërsa ministrja, tha se me të vërtetë ata janë kategori prioritare, duke qenë se janë vaksinuar menjëherë pas mjekëve.

Manastirliu: Fondi në dispozicion që ka vendosur qeveria është një fond që ka qenë i konsiderueshëm, mbi 12 mln dollarë të vendosur nga qeveria. Qeveria e ka bërë detyrën për vendosjen e fondit për të sëmurët që përfitojnë nga rimbursimi i recetave, ndërkohë që deri më tani janë shpenzuar afro 300 mijë dollarë.

Vokshi: Kjo për faj të mjekëve të familjes, apo qytetarët?

Manastirliu: Mjekët e familjes bëjnë detyrën e tyre duke ndjekur gjendjen shëndetësore të pacientit. Ata nuk japin terapi që nuk është përcaktuar nga KT. Qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion shumën për rimburismin, ndërkohë deri më tani janë dhënë mbi 7 mijë receta.

Vokshi: Po mësues sa, nga 10 mijë që janë prekur?

Manastirliu: Mësuesit janë qytetarë dhe kur shkohet pranë mjekut të familjes, sepse ndoshta nuk keni shkuar ndonjëherë atje.

Vokshi: Sa rëndë që jeni, sa rëndë…

Manastirliu: Turp që flet kaq pa edukatë.

Vokshi: Ju keni bërë deklaratë se mësuesit do të kenë trajtim të veçantë.

Manastirliu: Ju nuk lini të informoj. Mund të mos ju pëlqejnë përgjigjet e mia. Unë po thoja se sa qytetarë janë trajtuar nga paketa e qeverisë, sa i përket trajtimeve të formës së prerë. Profesionet e mbështetura nga paketa, ne jemi duke bërë një ndarje sa i përket profesioneve.

Lexo edhe :  Të gjithë e bëjmë, por ja cilat ushqime nuk duhen futur në frigorifer

Vokshi: Keni mashtruar kur keni thënë që janë kategori e veçantë?

Manastirliu: Patjetër që janë, sepse mësuesit janë vaksinuar të parët pas mjekëve. Kush ka thënë që nuk janë? Ata janë grup risku. Zv, ministrja është këtu për të thënë që janë paguar me 100%.

Vokshi: Kam një mesazh që një mësuese është paguar me 80%.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV