PS dërgon në Venecia zgjatjen e Vettingut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mazhoranca do i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion sa i takon zgjatjes së afateve të Vettingut në sistemin e drejtësisë.  Deputetët e majtë kanë votuar “pro” kërkesës, ndërsa ka abstenuar Fatmir Xhafaj.

“Shqipëria” do të shkojë sërish në Venecia. Kësaj here kuvendi i Shqipërisë do ti kërkojë asaj një opinion për zgjatjen e kohë veprimit të komisionit të Vettingut. Ishte kryetarja e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka që të miratojnë kërkesën për t’ia dërguar Venecias.

“Kemi lënë në mbledhjen e kaluar për të vendosur për marrjen e një opinioni nga Komisioni i Venecias dhe unë i ftoj kolegët ta miratojmë sot, pasi edhe koha e mjaftueshme në dispozicion është e tillë që duhet të veprojmë shpejt”, tha Bushka, e cila është ndjekur pas edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolli, e cila i vuri vulën.

“Atëherë me shumicë miratohet dhe t’i drejtohemi edhe Komisionit të Venecias”, tha ajo. Kjo kërkesë u miratua nga mazhoranca socialiste në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit me abstenimin e Fatmir Xhafajt, i cili ka qenë edhe kryetari i Reformës në drejtësi. Ai fillimisht kërkoi të sqarohen arsyet e mospërfundimit të procesit.

“Vijoj t’i përkas bindjes se i gjithë ky proces që kemi ndërtuar përmes këtij kalendari intensiv duhet të na cojë në një analizë të plotë shteruese të procesit të vettingut në këto 5 vjet, si domosdoshmëri nga njëra anë për të argumentuar drejtësinë e procesit në tërësi dhe nismës për zgjatjen e afatit në vecantë. Dhe për të ndihmuar debatin lidhur me akuzat që i bëhen projektit dhe procesit në tërësi nga kundërshtarët e tij. Besoj fort, se nëse arrijmë të krijojmë një kuadër të plotë të ecurisë së procesit do mund të shkojmë edhe në zgjidhjen e duhur në përfundim të vendimmarrjes kushtetuese. Kam përgatitur një tërësi pyetjesh që unë besoj mund të ndihojmë ekspertizën e thirrur nga ky komision, por edhe ekspertiza ndërkombëtare.”, tha Xhafaj.

Por në fund ka abstenuar. “Unë abstenoj. Për të mos e zgjatur më shumë këtë diskutim, i qëndroj asaj se çfarë kamë thënë në mbledhjen e mëparshme të Komisionit”, tha Xhafaj.

Ai është shprehur se zgjatja e mandatit të vettingut është një domosdoshmëri që vjen si rezultat i një procesi që ka treguar sesa i vyer është për largimin e llumit nga sistemi i drejtësisë. Mbledhja u zhvillua pa praninë e opozitës, e cila më herët kishte kërkuar unifikimin e nismave të saj, si vetingu i politikanëve me atë të mazhorancës për vetingun në drejtësi, kërkesë kjo e refuzuar nga socialistët. Socialistët kërkojnë që zgjatja e mandatit të jetë deri në 31 dhjetor të 2024, pra me 2 vite e gjysmë. Ndërkohë, organeve të Vetingut i përfundon mandati në qershor të vitit 2022. Në lidhje me këtë çështje kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zgjatja e Reformës në Drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar me opozitën, por duhet të kryhet me patjetër.

Lexo edhe :  Richard Orlinski në Tiranë/ Veprat e skulptorit të njohur çelin javën franceze në Tiranë

Financimi

Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami tha në Kuvendin e Shqipërisë se ka kërkuar fondet për të marrë stafetën për procesin e vlerësimit për gjyqtarët, siç e parashikon Kushtetuta, por nuk ka marrë aprovimin e ministrisë së Financave. Opozita në Komisionin e Ligjeve pyeti se pse fondet për vettingun janë akorduar vetëm për institucionet ekzistuese, edhe përtej afatit që mbaron në mes të vitit.

“Kushtetuta ju ka ngarkuar detyrën që të vazhdoni procesin e vetingut. A keni parashikuar kapacitete të nevojshme për ta kthyer këtë proces dhe sa kosto financiare ka?”, tha Fatmir Mediu.

Ndërkohë Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami tha se është ngritur një grup pune për të përllogaritur kostot e burimeve njerezore. “Këshilli ka qenë i vetëdijshëm mbi detyrimet që burojnë nga neni 109 i kushtetutës dhe kemi ngritur një grup të posaçëm pune për të përllogaritur kostot e burimeve njerëzore dhe financiare përsa i përket gjysmës së dytë të 2022-it, kohë në të cilën prezumohet që i merr detyrat KLGJ. Nga ajo që na rezulton nuk është marrë parasysh nga Ministria, por kurrsesi Këshilli nuk e ka adresuar”, tha Llagami.

Po ashtu ka qenë edhe Alibeaj që i është kundërvënë me pyetjen se “Me ç’të drejtë juve nuk akordoni mbështetje financiare për një funksion kushtetues shumë të rëndësishëm siç është vetingu, KLGJ-së?”.

 

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV