“Nënë Tereza në jetën time”, Liri Berisha vjen me një libër të veçantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Skënderbeut, Nënë Tereza është figura e dytë madhore e kombit shqiptar dhe figura e dytë më e njohur në planet. Një emër që ka bërë dhe bën krenar çdo shqiptar kudo në botë. Por sa e njohim ne shqiptarët Nënë Terezën? Duhet thënë se e njohim pak, ose aspak. Kjo edhe për shkak edhe të rrethanave të një kohe të dikurshme që pak kuptohet sot. Regjimi komunist dhe personalisht diktatori Enver Hoxha derisa ishte gjallë, arriti deri atje sa nuk e lejoi me vendim të veçantë që bamirësja që mori çmimin Nobel për Paqen të shkelte në atdheun e saj.

Madje duke shpërfillur edhe kërkesat e saj të vazhdueshme të cilat u bënë çështje në kancelaritë e botës. E vërteta është se sot ne shqiptarët vërtetë krenohemi me Nënë Terezën duke thënë se jemi nga vendi i saj, por shumë pak dimë për të. Megjithatë, ka njerëz që jo vetëm e njohin mirë jetën e saj, kush ishte ajo, cfarë bëri për njerëzit në nevojë nëpër botë, por edhe e kanë njohur drejtëpërsëdrejti. Ka një rastësi të bukur që ky personazh quhet Liri Berisha, bashkëshortja e Sali Berishës dhe ish-zonja e parë e vendit.

Jo vetëm në takimet që ka patur drejtëpërdrejtë me Nënë Terezën, jo vetëm me bisedat e gjata edhe për shkak të pozicionit si zonjë parë, por më e interesante është se Liri Berisha e ka njohur po ashtu drejtëpërdrejtë edhe familjen e Nënë Terezës, të ëmën dhe motrën e saj që jetonin në Tiranë gjatë viteve të regjimit komunist. Dhe fati e deshi që zonja Berisha ta takojë disa herë personalisht Nënë Terezën duke plotësuar një njohje kaq të rëndësishme. Madje Nënë Tereza ka qenë edhe në shtëpinë e familjes Berisha duke u kthyer në një diotë feste jo vetëm për ta por edhe për ata që banonin aty. Një histori e plotë që vjen e rrëfyer në faqet e këtij libri si një dëshmi e gjallë se Nënë Tereza jo vetëm që ishte shqiptare, por edhe ka lënë gjurmën e saj të pashlyera në këtë tokë.

Lexo edhe :  Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja

Janë biseda të drjetëpërdrejta të zhvilluara mes tyre dhe që kanë jo pak interes të njihen për publikun e gjerë. E sjellë në formë kujtimesh libri është një rrëfim në vetën e parë, e shoqëruar me detaje mjaft interesante të ndodhura në dy epoka, në atë gjatë kohë së komunizmit për jetën e nënës dhe motrës së Gonxhes dhe e dyta gjatë vizitave dhe qendrimit për disa kohë të Nënë Terezës në Shqipëri. Janë impresione vërtetë të bukura për të gjithë ata që kanë kërshëri të dinë më shumë për gruan me trup të vogël por me zemër të madhe dhe që ne sot e kemi nderin e kombit tonë dhe një figurë që vlerësohet nga e gjithë bota.

Libri merr një vlerë të veçantë sidomos për brezin e ri që jo vetëm nuk kanë njohur Nënë Terezën dhe kanë pak të dhëna për të, por për një brez që nuk kanë njohur as regjimit komunist që në mënyrë kriminale nuk lejoi që ajo të shkelte në atdheun e saj. Libri shoqërohet nga shumë fotografi personale të autores dalë me Nënë Terezën. Nuk lihet pas në këtë libër edhe aktiviteti i fondacionit kulturor “Nënë Tereza”, një fondacion që zhvilloi shumë veprimtari në nder të figurës së saj.

 

 

Të fundit

FNSH dhe Operacionalja ‘izolojnë’ Fushë-Krujën/ Pika kontrolli në disa akse kryesore

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të komisariatit të Policisë Krujë, kanë ngritur mbrëmjen e sotme disa pika...

“Qelbu siç ke trurin”/ Agravon debati mes vajzave në BBV: Ule eksitimin

Pavarësisht se hera herës janë parë të afërta me njëra-tjetrën, Erjola dhe Egla kanë patur një debatë të ashpër. Diskutimi mes dy baoreve ka lindur...

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër

Të apasionuar me motorat dhe makinat e epokës së komunizmit, një oficer policie dhe mekanik, rrugëtojnë për 3 vjet në mbarë Shqipërinë, koleksionojnë e...

Bashkëshorti i ministres plagosi drejtorin e ATK-së te Financat, ja çfarë u konstatua

Prokuroria e Tiranës ka pushuar një hetim ndaj bashkëshortit te ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, i cili ishte përfshirë në një konflikt me një...

Vonesa prej magjistratëve dhe mungesa e listës zyrtare nga burgjet, ILD nis verifikimet

A po shoqërohet apo jo me dritëhije ligji i amnistisë penale që u bë i zbatueshëm prej 24 prillit dhe që solli lirimin e...

Lajme të tjera

Web TV