26 nëntor 1912/ Pavarësia e Shqipërisë, Refik Toptani ngre flamurin në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpallja e pavarësisë ka qenë kurorëzimi i një procesi që pati filluar me Rilindjen kombëtare, pavarësisht se mëvetësia erdhi me rastin e rënies së Perandorisë osmane. Çdo qytet ka pasur kontributin e tij në këtë çëshje madhore, por këtu do të bëjmë fjalë se si u shpall pavarësia në Tiranë….

… …Plot 109 vite më parë kur forcat serbe po i afroheshin Krujës, Durrësit dhe Tiranës, Refik dhe Hamit Toptani, vendosën të ngrinin flamuri e pavarësisë në Tiranë. Më 26 nëntor të vitit 1912, në sheshin përpara Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, u ngrit për herë të parë flamuri i Pavarësisë nga patriotët Abdi Toptani, Muhamer Pazari, Ibrahim Agalliu, Shefqet Ndroqi. 26 Nëntori mbetet përherë ditë historike për Tiranën e fisnikërisë dhe bujarisë. Kur forcat armike po i afroheshin mesit të Shqipërisë, këta burra që nderuan historinë e këtij qyteti, iu bashkuan Ismali Qemait, në projektin që më pas do të shënonte ditën e lindjes së shtetit shqiptar.

Kushtet historike

Në tetor 1912, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Greqia i shpallën luftë Turqisë. Më 24 tetor 1912, ushtria turke u thye keq në Kumanovë. Pas pushtimit të Shkupit, dhe pjesës perëndimore të Kosovës, serbët kaluan luginën e Drinit dhe iu drejtuan Shqipërisë së mesme, ndërsa kishin rrethuar Shkodrën së bashku me malazezët. Ndërkaq, trupat greke i ishin sulur jugut. Në kushtet e rrezikut të copëtimit të Shqipërisë nga fqinjët ballkanikë, patriotët shqiptarë ndërmorën shpalljen e pavarësisë.

Dokumentat

Sipas dokumentave të kohës, Refik Toptani bëri të mundur të organizonte më 22 Nëntor 1912 udhëtimin historik për në Vlorë të të gjithë delegatëve të Shqipërisë së Mesme dhe vetë Ismail Qemalit.

Më 25 Nëntor, një ditë përpara çastit që do shënonte ngritjen e flamurit Tirana po kalonte çaste më dramatike historike të saj.

Një mbledhje e gjatë u zhvillua në shtëpinë e Abdi Toptanit. Aty morën pjesë Abdi Toptani, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Mit’hat Frashëri dhe Sali Gjuka. Ndërkohë, Mustafa Kruja njoftoi Abdi Toptanin se në Durrës kishte mbërritur Ismail Qemali dhe patriotë të tjerë, për të shpallur pavarësinë, (H. I Dalliu, Patriotizma në Tiranë, Tiranë, 1930, f. 84). Në mbledhjen e sipërpërmendur u vendos që krerët e Shqipërisë së mesme të shkonin në Vlorë.Abdi, e Murat Toptani u takuan me Ismail Qemalin dhe patriotët e tjerë në Durrës. Prefekti turkoman dhe mitropoliti grekofil bënë të pamundurën të pengonin nisjen Ismail Qemalit me shokë drejt Vlorës, ku nuk kishte trupa të huaja. U lajmërua Refik Toptani dhe ai çoi nga Tirana në Durrës kuaj, për të bërë të mundur udhëtimin drejt Vlorës, (H. I. Dalliu, po aty, f.85). Pas një udhëtimi të rrezikshëm patriotët tanë arritën në Vlorë, dhe u mblodhën në Kuvendin Kombëtar për të shpallur pavarësinë.Në Tiranë mbërriti lajmi se ushtria serbe po afrohej me shpejtësi. Më 25 nëntor, populli u mblodh në fushën e Shallvares, për të biseduar dhe për të vendosur se çdo të bënin. Në mesditë u mor vesh se ushtria serbe kishte hyrë në Krujë, dhe shqetësimi u rrit. Nuk kishte më kohë.

Historiani i njohur Prof. Kristo Frashëri, ka shkruar se ato ditë të rënda të vitit 1912, historia e Tiranës zhvillohej jo me javë e as me ditë, por me orë. Ushtritë serbe kishin arritur të shtinin në dorë Krujën dhe me padurim donin të hynin edhe në Tiranë.

Lexo edhe :  Vazhdon lufta mes Angelina dhe Brad, çfarë po ndodh me pasuritë miliona dollarëshe

Por patriotët e shquar tiranas ndryshuan rrjedhën e historisë si një shembull i jashtëzakonshëm i qëndresës dhe dëshirës për pavarësim e mëvetësi. Pra, roli i këtyre burrave të mençur në kushtet e rrethimit të egër serb është i jashtëzakonshëm dhe historik.

Vendimi

Anëtarët e Këshillit të Tiranës u mblodhën menjëherë, pa humbur kohë, për të shpallur vetëqeverisjen.

Mëngjezin e datës 26 Nëntor 1912, tellalli njoftoi popullin për t’u mbledhur tek sheshi nënprefekturës. Ishin aty të gjithë shqiptarët, që kishin punuar dhe ëndërruar për këtë ditë të madhe, por edhe turkomanët. Siç tregon Ibrahim Dalliu, pikërisht për të mos shkaktuar konflikt me ta, Refik bej Toptani shprehu “keqardhjen” e ndarjes nga Turqia, ndërsa shpallte pavarësinë. Ai tha:“Or vllazën! Me hidhrim të madh po ju them se e pruë puna me u ndaë prej vllaznish tonë tyrq, dhe me e zbrit bajrakun e atyne qi ka valuë ktu me qindra vjetsh, edhe me ngref qeveriën komtare e me ngrejtë flamurin e Shqipniës. Dhantë Zoti e u puqshim si sod gojë ndër gojë q’ashtu të mundemi m’e rujtë atdheun tonë nga të nga të shkelunit e anmikut. Rroftë Shqipnija në vehte! Rroftë vllaznimi! Rroftë Flamuri kombtar!”.

Kapiteni i xhandarmërisë Hamid Borshi ngriti Flamurin kombëtar

Shpallja e pavarësisë iu njoftua menjëherë Kuvendit Kombëtar të Vlorës dhe burrit të urtë e të mençur, Ismail Qemalit me deklaratën e nënshkruar nga patriotët përfaqësues të popullit: Fuat Bej Toptani, Refik bej Toptani, Abdullah Gjinali, Xhelal Toptani, Myderiz Sulejmani, Sheh Ahmet Pazari, Jusuf Aqif Banka, Myderiz Hyseni, Myslym Beshiri, Selim Petrela, Papa Nikolla Papajani, Ismail Ndroqi dhe Nikollë Nishku.

Pararendja

26 Nëntori i 1912 i parapriu ngritjes së flamurit në Vlorë, duke shënuar krijimin e shtetit amë. Ismail Qemali punoi ngushtësisht me dy delegatët dhe përfaqësuesit e popullit të Tiranës në qeverinë e parë me Abdi Toptanin, ministër në qeveri dhe në pleqësinë e shtetit shqiptar pranë qeverisë me Murat Toptanin.

Shpallja e Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë përfaqësoi aspiratat shekullore të popullit shqiptar, krijimin e shtetit të pavarur.

Në librin e tij me dokumente historike, Lef Nosi regjistron shpalljen e “pavarësive lokale”, duke filluar nga Tirana më 26 nëntor e në disa qytete të tjera, si Elbasani, Durrësi, Berati, Lushnja, Kavaja dhe Peqini, ngjarje që e elektrizuan atmosferën në favor të mëvetësisë.

Ndërtesa e flamurit

Ndërtesa ku u ngrit Flamuri dhe u shpall pavarësia në Tiranë, më 26 Nëntor 1912, në atë kohë ka qenë selia e nënprefekturës. Pikërisht aty u vendos në shkurt 1920, qeveria që doli nga Kongresi i Lushnjes dhe e shpalli Tiranën, kryeqytet të përkohshëm, (11 shkurt 1920). Ndërtesa në fjalë ka qenë kryeministri në vitet 1920, 1928-31, dhe Ministri e Brendshme në vitet 1920-31, kohë kur është bërë fotografia që mund të shikoni këtu. Pasi u ngrit kompleksi i ministrive në sheshin “Skënderbej” (1929-31), kjo godinë u shemb. Sot, pikërisht aty është ndërtesa që njihet si Biblioteka e vjetër, (ish-Pallati i Princeshave), ndërsa sheshi përpara saj quhet “Sheshi i Flamurit”. Në fasadën e Bibliotekës janë vendosur prej kohe dy pllaka përkujtimore.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV