Në gjenialitetin krijues të Dostojevskit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

 

Ai konsiderohet si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shekullit të XIX. “Vendi i tij vjen menjëherë pas atij të Shekspirit”, do të shkruante Sigmund Frojd. Dhe jo pa shkak, por sepse pikërisht ai kishte eksploruar me themel psikikën njerëzore.

E po të vazhdojmë të citojmë çfarë kanë thënë për të nuk do të mbarojmë kurrë. Por vlerësimin e Stefan Cvajgut nuk mund ta lëmë pas dore, sepse mes të tjerash ai është shprehur: “Letërsia botërore nuk njeh krijime më të përsosura…”.

E kishte fjalën për Fjodor Dostojevskin.

Revista “Time”, e disa viteve më parë në një studim të publikuar, – ku shprehte mendimin e 125 shkrimtarëve dhe kritikëve të njohur në mbarë botën, – vlerësonte si më të famshmin shkrimtar në kohë, Tolstoin. I dyti pas tij vinte Shekspiri. Dhe sipas kësaj logjike gjysmë matematikore por krejt pas sens, Dostojevski duhet të renditet i treti në radhën e shkrimtarëve botërorë. Dhe i treti, në të gjitha rastet, po ashtu si dhe në sportet gjithëllojesh, je fituesi i një medalje bronzi. Nëse do të besojmë se kjo është pikërisht kështu, atëherë mund të themi plotësisht, se Fjodor Dostojevski ka marrë atë që asnjë shkrimtar pas tij, nuk do të mund ta arrinte dot, edhe pse të nderuar me çmimin e shtrenjtë Nobel.

Ndërkohë që në letërsi, dhe artet e tjera në përgjithësi, renditja sipas pikëve nuk ka kurrfarë rëndësie. Dhe kur ato t’i japin njerëz të rëndësishëm të fushës, si në rastin e anketës së “Times” ku vlerësimi që merret për bazë është nga 125 shkrimtarë prestigjiozë. Veç kësaj, vetë Tolstoi i admironte veprat e Dostojevskit duke i konsideruar ato si madhështore.

Por le të mos merremi me renditje, të cilat lëvizin gjithmonë në bazë të institucioneve që i bëjnë dhe të anketuarve. Të vijmë tek Dostojevski…

“Kur ndaloni së lexuari libra, ju pushoni së menduari”, është një nga shprehjet e njohura të tij, e cila qarkullon rëndom po ashtu si dhe shumë citate të tjerë që njerëzit e pasionuar mundohen t’i mbajnë mend dhe t’i citojnë.

Në planin e përgjithshëm Fjodor Mihajlloviç, njihet si shkrimtar, eseist dhe filozof. Por në të vërtetë ekzistencialisti rus është aq i famshëm sa vepra e tij ka ardhur thuajse e plotë në gjuhën shqipe. Është marrë me korpusin e veprave të tij një nga mjeshtrit e përkthimit, Jorgji Dhoksani. Por padyshim, Dostojevski ka ardhur në shqip edhe mes shqipërimeve të tjera paralele. Nuk mungojnë në raftin e botimeve të tij as “Idioti”, “Krim e Ndëshkim”, “Sozia”, “Të fyer e të poshtëruar” dhe as “Vëllezërit Karamanzov”.

Lexo edhe :  Rasim Gjoka, gazetari që u largua si filozof

Dhe të mendosh që para viteve ’90, pra para se perdja e hekurt të binte dhe nga vendi i fundit komunist i Evropës, Dostojevski jo vetëm që nuk ishte i lejuar të përkthehej, përkundrazi ai ishte cilësuar nga kupola e partisë-shtet, si një shkrimtar reaksionar.

Për të qeshur dhe për të qarë, ky cilësim kaq banal për një shkrimtar botëror.

Në 11 nëntorin e vitit 2021 ai mbushi 200 vjet nga lindja tij, më 1821. Do të jetonte më pak se 60 vite të plota sepse do të ndahej nga jeta më 9 shkurt, 1881. Një jetë e trazuar gjithsesi. Për një shkrimtar të jashtëzakonshëm, padyshim.

Thuhet se ishte një admirues i Shilerit dhe një humanist i pasionuar. 22 vjeç do të shkruante romanin e parë “Njerëz të varfër”, i cilësuar si risi në letërsinë ruse.

Studiues të shkrimeve të tij thonë se ka qenë i “fiksuar” me Zotin. Dhe kjo ka të bëjë me personazhet e tij. Por shpalosja e temës së besimi dhe mosbesimi, është cilësuar gjithashtu një tjetër arritje kolosale e tij si shkrimtar. Sepse një prej tezave të tij është “Nëse nuk ka Zot, gjithçka është e lejueshme”.

Padyshim, ka nga ata që besojnë se arti i tij i mrekullueshëm është rrjedhojë e vuajtjes së thellë. Sepse prodhimet letrare të Dostojevskit eksplorojnë psikologjinë njerëzore në kontekstin e turbullt politik, social dhe shpirtëror.

Libri i tij “Shënime nga nëntoka” i botuar në vitin 1864, i shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është cilësuar nga Valter Kaufmann si “uvertura më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”.

Sipas shkrimtarit rus Viktor Jerofejev, Dostojevski parashikoi temën qendrore të shekullit të 20-të: mbinjeriun. Një temë e pranishme kjo në filozofinë e Friedrih Niçes, por dhe në prozën e Albert Kamys.

Dhe kur ai ndahet nga jeta në moshën kulmore të pjekurisë letrare, më pak se 60-vjeçare, mbyll sezonin e madh rus të gjysmës së dytë të shekullit XIX, ku kanë shkruar kryeveprat e tyre Tolstoi e Turgenevi.

I pajisur me gjithë këto virtyte letrare, Dostojevski padyshim qëndron në piedestal. Gjithçka vërtitet rreth tij. Dhe ai vazhdon të jetë po aq ndikues në botën letrare dhe përtej saj. Sepse po aq kanë folur me admirim për të: Ainshtajni, Herman Hese, Heminguej, Xhojsi, Franc Kafka e Virxhinia Volf.

Për të mos folur pastaj që librat e tij janë përkthyer në më shumë se 170 gjuhë të botës.

Prandaj ai vazhdon të na magjepsi!

Të fundit

Paralajmërimi/ Ngjela: Kanë ardhur dosjet e reja, Metën e ka kapur frika në palcë

Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar në studion e RTSH24 se politikën e ka kapur frika dhe se kërkon të...

4 Llojet e Inteligjencës Artificiale gjeneruese që po transformojnë botën tonë

Bernard Marr Termi inteligjencë artificiale gjeneruese i referohet një fushe relativisht të re të AI që mund të krijojë përmbajtje të ngjashme me njerëzit, nga...

Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për KiE?

Nga Anila Shuka DW: Kosova nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës(KiE), megjithëse Asambleja Parlamentare e KiE rekomandoi anëtarësimin e Kosovës me 82 për...

Pse nisi e keqja në vitet ’90?…, sipas Amerikës.

Frrok Çupi Amerika sapo tha se presim që PD të mos kthehet në atë “që na kujton ditët e këqija në Shqipërinë e viteve ’90!’....

Opozita dërgon në Kushtetuese “Profesionet e lira”

Opozita dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese, në seancën e dedikuar për paraqitjen e provave, fakte që sipas saj, provojnë se taksimi i profesioneve të lira...

Lajme të tjera

Web TV