Bordi i Energjisë/ Balluku: Po menaxhojmë një nga krizat më të mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i OSSHE Ardian Çela dha garanci se pavarësisht çdo situate asnjë investim në sektorin e energjisë nuk do të lihet pas dore. Në një mbledhje të Komitetit të Energjisë bashkë me ministren Balluku, Çela tha se vijojnë kontrollet për përdorimin ilegal të energjisë me grupet e punës në terren.

“Në fillim të vitit, muajt e parë ka pasur pak probleme por tani jemi duke rikuperuar. Ka një problematike për herë të parë me biznesin që u ndryshoi tarifa në 18 lekë. Ne kemi bërë një rifreskim të grupeve bashkë me policinë. Kemi konstatuar raste të përdorimit të energjisë për kriptomonedha dhe kanabis. Ne kemi disa projekte për investime në të gjithë zonën bregdetare. Do të jemi më të mbledhur por s’do të lëmë pas dore asnjë investim”

Ndërkohë ministrja Balluku u shpreh se sot po menaxhohet një nga krizat më të mëdha. Ajo e përqendroi vëmendjen në investimet në Jugun e vendit si n jë pikë strategjike sidomos para fillimit të sezonit veror.

“Sot po menaxhojmë një nga krizat më të mëdha. Për asnjë moment nuk kemi lënë mënjanë agjendën tonë me reformat para se kjo krizë të niste. Do të vazhdojmë me investimet. Viti i tretë që kemi ngurtësuar investimet. Ndryshimi nga viti 2013 ku gjysma e energjisë shkonte në humbje sot kemi zona në Shqipëri që janë bërë investime me një humbje vetëm 4%. Zonat  jugut janë më të rëndësishme, janë rritur kapacitetet dhe duhet t’i përgjigjemi asaj zone me energji elektrike. Ne po menaxhojmë krizën, po mbrojmë konsumatorët nga rritja e çmimeve dhe për asnjë moment nuk kemi lënë mënjanë axhendën e sektorit energjetik.”

Të fundit

Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah për shkak të luftimeve të...

Këta janë 5 finalistët e “Big Brother VIP 3”

Romeo Veshaj, Jul Deda, Heidi Baci, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë pesë finalistët e “Big Brother VIP 3”. Këtë vit do jenë 5 finalistë...

Kushte të paqëndrueshme atmosferike, ja si parashikohet mot sot

Shqipëria Sipas MeteoAlb: Do të mbetet territori shqiptar; nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë...

Horoskopi ditor, 19 Maj 2024

Dashi Dielli dhe Hëna do ua bëjnë gjërat shumë të vështira sot dhe do e keni të vështirë t’i arrini objektivat që i keni vënë...

Torino mposht pastër Milanin në shtëpi, kuqezinjtë zbresin me “këmbë në tokë”

Milani “ul këmbën nga gazi” në këtë fund sezoni, kur nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. Skuadra kuqezi u mposht 3-1 nga...

Lajme të tjera

Web TV