Berisha e kërcënon me dosjen ruse, Basha me dosjen “non grata”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas dhjetë ditësh qetësi i janë rikthyer akuzave ndaj njëri-tjetrit. Basha ka kërkuar që për personat e shpallur “non grata” nga SHBA, duhet që SPAK-u të hapë procedim penal. Nga ana tjetër, Berisha i kujton Bashës se ka një proces të hapur ndërkombëtar për lobime në Amerikë me para ruse.

Lulzim Basha dhe Sali Berisha edhe pse kanë mundësi të përballen në selinë e Partisë Demokratike, sherret i konsumojnë ende mes përçimit mediatik. Edhe ditën e djeshme gjatë punimeve të Kuvendit, Berisha dhe Basha patën një përplasje në distancë, kjo falë “oksigjenit” që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Bashës për shpalljen “non grata” edhe të dy personave, Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi. Ish-kryetari i demokratëve doli përpara kamerave për të dhënë qëndrimet e tij se DASH konfirmoi akuzat e opozitës dhe se Sali Berisha po mban një standard të dyfishtë me amerikanët. “Ne nuk mund të themi Doshi, Aqif Rakipi duhet të jenë jashtë si kompani dhe nga ana tjetër kur veprime të ngjashme ndodhin brenda familjes tonë të ndodhin standard të dyfishtë. Duke mos qenë në gjendje ta justifikojë këtë paradoks, Sali Berisha ka nisur sulmet kundër meje”, deklaroi Lulzim Basha. Ish-kryetari i PD-së shkoi më tej duke bërë apel që SPAK të nisë hetimet për personat e shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, frazë të cilën qytetarët e kishin dëgjuar pak ditë më parë nga Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste. Në të njëjtin vend, por në orë të ndryshe, Sali Berisha iu përgjigj kësaj sfide të Lulzim Bashës. “Asgjëje mbi tokë nuk i druhem unë sepse unë kam kodin tim të pathyeshëm dhe kjo është panciri i Sali Berishës. Atë thirrje e kam bërë unë me kohë. Por personi i vetëm që është në përballje me drejtësinë ndërkombëtare, por edhe shqiptare, është Lulzim Basha”, u shpreh ish-kryeministri. Sipas Berishës kjo është arsyeja se përse nuk udhëton dot drejt SHBA ndërsa edhe vetë Basha iu përgjigj interesit të medias nëse në pasaportën e tij është një vizë amerikane. “Për çfarë arsye u ktheve nga Roma në Tiranë dhe nuk shkove dot në SHBA? E ka të hapur dosjen Muzin. Nëse shkonte përballej me ligjin, kjo ndodhte”, shtoi Berisha. Demokratët vijojnë të jenë të përçarë në qasjet e tyre dhe për Bashën shkaktar është Sali Berisha, duke nënvizuar se nuk do të shkojë në asnjë mbledhje partie sa kohë prezent të jetë ai. Një qasje tjetër kishte ish-kryeministri se askush nuk është i përjashtuar, por se Lulzim Bashën mund ta përjashtojë drejtësia nga politika.  “Nuk gjykoj se prania ime në një sesion ku një i paftuar vjen aty dhe sillet me arrogancë dhe me parullën kush nuk i nënshtrohet interesit tim është armik dhe i popullit i vlen”, tha Basha. “Tani që ka dhënë dorëheqjen e është anëtar i grupit parlamentar. Ka një seri procesesh që ia ka krijuar vetes. Ka procesin me FBI, ka procesin me drejtësinë belge”, deklaroi Berisha. Basha qëndroi në sallën e Kuvendit pak më shumë se 60 minuta dhe dalja e Berishës në foltore, bëri që ai të dilte edhe nga salla e parlamentit.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV