“Vendi i shqiponjave”, Yuri Kim mesazhe në gjuhën shqipe: Bashkimi bën fuqinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E pranishme në një aktivitet në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka dhënë disa mesazhe ku një prej tyre ishte në gjuhën shqipe, duke u shprehur se “Bashkimi bën fuqinë”.

“Kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Nga të gjitha veprimtaritë që kemi organizuar përgjatë kësaj jave, qofshin këto koncerte, kjo e sotmja është më e parapëlqyera për mua. Nuk ka lidhje me muzikë, por me rock and roll. Ka të bëjë me lirinë, me të shprehurit e vetvetes, me rebelimin dhe shpresën. Nëse këndojmë për gjërat që na trishtojnë apo lumturojnë, gjithmonë ka të bëjë me të ardhmen. Në fakt po lexoja disa prej komenteve që ishin vendosur në komentet e sotme, dhe një prej pyetjeve thoshte nëse kisha mësuar diçka nga Shqipëria.

Një është; Vendi i Shqiponjave. (e thotë në shqip). Ne jemi popuj shqiponjash, Amerikan e Shqipëria, Jemi popull që ngrihen lartë. Gjeja e dytë, është ajo gjëja që ka thënë heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti; bashkimi bën fuqi. Të gjithë e dimë vlerën e saj. Në këtë përvjetor, le të qëndrojmë së bashku dhe të bëjmë përpara drejt së ardhmes, Shqipëria dhe Amerika së bashku. Zoti ju bekoftë!”, tha ajo.

Të fundit

Çfarë përmban propozimi i Sekretarit të NATO-s për ndihmën ushtarake Ukrainës?

Ministrat e jashtëm të NATO-s të premten do të diskutojnë për një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, të...

Nisin fluturimet direkte nga Tirana në Kopenhagë

Qytetarët shqiptarë nga sot mund të fluturojnë direkt drejt kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagës. Fluturimi i parë direkt është pritur me një ceremoni të veçantë...

Soko: Ja sa duhet të llogaritet minimumi jetik për një familje me 4 persona

Eksperti i ekonomisë Pano Soko nga Nisma Thurje, duke folur për minimumin jetik, tha në emisionin “Open” në News24, se të jetosh në minimumin...

Miqësoret dhe më pas Europiani, kombëtarja stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thirrur lojtarët e kombëtarës në “Shtëpinë e Futbollit”, për të parë kështu situatën e tyre në këtë fund muaji....

Lajme të tjera

Web TV