Rimarrja e LSI/ Meta fut këmbët në parti, ndryshon emrin dhe statutin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Ilir Meta ka mbajtur dje fjalën e tij në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, së cilës ju ndryshua edhe emri. Ai u shpreh se ka qenë kundër braktisjes së mandateve nga opozita. Ai shtoi se mafia e cila kontrollon shtetin po tenton zhbërjen e identitetit kombëtar, duke nënvizuar se Shqipëria është në rrezik.

Nuse e re, zakone të reja. Edhe pse Ilir Meta është rikthyer në Lëvizjen Sociaslite për Integrim, duket e sa e ka nisur rimarrjen e partisë me shumë ndryshime. Dhe kjo duke filluar që nga emri. Një ditë pasi la Presidencën, Meta mbajti koventën Kombëtare të LSI ku u propozuan nryshime në statut si dhe për ndryshimin e emrit të saj. Tashmë Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë emër të ri, ku do të quhet Partia e Lirisë. Emri i ri dhe ndryshimet e tjera statutore u votuan në Konventën Kombëtare të kësaj force politike që u mbajt në Pallatin e Kongreseve. Ish-deputetja e LSI-së Caka prezantoi ndryshimet para anëtarëve të Konventës. I pyetur nëse do të bëjë parti të ri, Meta tha dje se: “Partia e referendumit na pret. Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë shpata e demokleut mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë”.

Fjala e Metës: Shqipëria në rezik

Ish-presidenti Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij në konventën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Pallatin e Kongreseve. Meta u shpreh se në këto 5 vite ka qenë në një lartësi ku ka parë gjithçka ndërsa shtoi se qytetarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre pasi sipas tij Shqipëria është në rrezik. “Do vazhdojmë përgjatë gjithë gushtin për një vjeshtë ripërtëritëse për Shqipërinë dhe të rinjtë e saj. Dje siç kisha bërë premtimin public, dorëzova sipas kushtetutës detyrën më të lartë në këtë shtet atë të presidentit. Përfundova mandatin e parë si president i republikës dhe në këtë mënyrë pata edhe eksperiencën e të provuarit të tre pozicioneve më të larta në këtë shtet, të kryeministrit, kryeparlamentarit dhe presidentit. Dikush më pyeti ku je ndjerë më mirë. Pa asnjë diskutim, në detyrën e presidentit të republikës së Shqipërisë. Do bëjmë shumë punë që Shqipëria të jetë një vend normal me një qeverisje normale që Shqipëria të gumëzhijë nga energjia e të rinjve dhe zërat e fëmijëve sepse situate është jashtëzakonisht kritike.

Situata kërkon një ndërhyrje urgjente të të gjithë qytetarëve të cilët duhet të marrin përgjegjësi pasi nuk mundet më t’ia delegojmë kësaj klase politike. Në këto 5 vite kam qenë në një lartësi ku kam parë çdo gjë dhe fitova një këndvështrim të ri që më mungonte më parë. Kam parë një rrezik kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Kam parë një plan tër përllogaritur për të ekzekutuar pluralizmin politik në Shqipëri dhe për të pasur një fasadë demokrafike ku viktimat nga frika duhet të falenderojnë dhunuesin dhe përdhunuesin përse nuk po i dhunojnë Akoma më shumë. Ka akoma më keq nëse prisni thjesht nga Ilir Meta apo kushdo tjetër. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Duhet të nisemi në përfundimin e këtij evenimenti për të takuar çdo qytetar të Shqipërisë. Ka vetëm një zgjidhje, të zbatohet kushtetuta e republikës së Shqipërisë, instrumenti që me referendum populli e vendosi në kushtetutë”, tha ai.

Lexo edhe :  Cila është mosha kur ndihesh më i/e vetmuar?

Braimllari: LSI e përmbushi misionin fillestar të krijimit, koha për t’u ridimensionuar

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari gjatë fjalës së tij në hapje të Konventës Kombëtare, ka deklaruar se është koha që kjo parti të ridimensionohet pasi sipas tij fati i vendit është në rrezik, ndërsa e konsideroi të përmbushur misionin e krijimit fillestar të saj. “Konventa Kombëtare që mbahet sot, ngjan për nga momenti kritik, me mbledhjen e parë të themelimit të saj, në vitin 2004. Për fat të keq, situata është rënduar më shumë se kurrë, ku demokracia shqiptare është sërish në rrezik të madh. Por sot, pas 18 vitesh kontribut në arenën politike të vendit, LSI e konsideron të përmbushur misionin e saj fillestar të krijimit. Ndaj, koha na kërkon një dimension thellësisht të ri, shumë më të gjerë, e gjithëpërfshirës dhe një përgjegjshmëri maksimale pasi, fatet e vendit janë më të rrezikuara se kurrë”, tha ai.

Meta merr tesërën e LSI: Nuk jam në garë me Berishën

Ish-presidenti Ilir Meta tha se nuk u rikthye në politikë për të garuar me Sali Berishën se cili prej tyre do të jetë kryetari i opozitës shqiptare. “Nuk jam në garë as me Berishën dhe as kam qenë në garë as me Lulushin. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi”, tha Meta gjatë një prononcimi për mediat nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Zvicra nuk ka asgjë më shumë se Shqipëria. Shqipëria ka më shumë madje, pasi ka edhe dy dete. Që Shqipëria të bëhet si Zvicra duhet të ketë atë që bën Zvicra gjithmonë, referendumin. Dhe këtë duhet ta bëjë patjetër. Referendumi do të jetë shpata e Demokleut mbi të gjithë ata që kanë penguar integrimin europian të Shqipërisë. Do të bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm dhe demokrat që kërkon të triumfojë sovraniteti i popullit. Është vënë në pikëpyetje ekzistenca e së ardhmes së këtij vendi dhe kjo do të marrë fund kur çdo shqiptar të krijojë besimin se është zot i këtij vendi”, shtoi Meta.

Pasi mori teserën e LSI-së, duke u bërë kështu sërish anëtar i saj pas 5 vitesh, Meta u shpreh se nis një rrugë të re. “Ja që nuk ka vetëm 24 korrik, por ka edhe 25 korrik, një ditë e re, një agim i ri dhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji. Erdha sepse jam krenar që kam krijuar në vitin 2004 një forcë politike për integrim, i cili mbahet peng nga PS-ja. Erdha këtu dhe jo vetëm që jam krenar për këtë forcë politike që zhbllokoi integrimin dhe i dha vendit stabilitet, ka meritat e saj edhe për marrjen e statusit kandidat dhe rekomandimin për çeljen e negociatave. Ish-lidershipi i PD-së në mënyrë të qëllimshme bllokoi vendin, futi në grackë edhe LSI-në, e cila doli jashtë funksionit të saj, duke u bërë një shtojcë e pavetëdijshme e partisë së Bashës që çdo gjë e kishte të koordinuar me Ramën”, tha Meta.

Të fundit

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak/Karamuço:Ky rast duhet të shërbejë si një mësim i madh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në rastin e sulmit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico,...

“Xibraka”/ Rama sulmon Bardhin: Çingia është në SPAK për kallëzim të rremë

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me kallëzimin e bërë në SPAK nga kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, për rihapjen...

Birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye, flasin shkencëtarët!

Disa birra mund të konsiderohen shumë të shëndetshme falë sasisë së baktereve miqësore me zorrët që ato përmbajnë, sipas shkencëtarëve të specializuar për shëndetin...

Ratifikohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet/Ja sa vota mori pr.ligji

Me 92 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen me Italinë për sigurimit shoqërore, ku pritet të përfitojnë 500 mijë...

Sulmi i Veliajt ndaj mediave/ Rama zbulon bisedën: Ja çfarë i thashë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sulmin e Erion Veliajt ndaj mediave pas daljes nga SPAK , ku qëndroi përreth 7 orësh duke dëshmuar për...

Lajme të tjera

Web TV