Beqir Balluku në shkallën tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mitro Çela

Nga cikli: Njerëz të thjeshtë

Pallati 55. Rruga “Myslym Shyri.”Karshi Rajonit të Policisë.

Pallati u ndërtua në vitin 1966. Nga më të bukurit në Tiranë.

Në shkallën e katërt banonte Ledia Shahollari.

Një nga femrat më të bukura të Tiranës.

Në vitin 1972 u fejua me djalin e ministrit të Mbrojtjes-Beqir Balluku.

Si ndodhi kjo fejesë jashtë bllokut?

Shkak u bënë mamatë.

Gruaja e Beqir Ballukut punonte tek ndërmarrja artistike “Migjeni”.

Atje punonte edhe mamaja e çupës.

Dy gratë ishin shoqe të ngushta…

Dhe u bë fejesa.

Një pasdite isha në ballkon. Kullosja sytë.

Për një çast rrugica u mbush me kalecë.

Sikur mbinë nga dheu.

Pastaj, tek hyrja e pallatit ndaloi një benc i zi.

U hap dera.

Zbriti një burrë me kapele republike.

Në qafë një shall. Ministri i Mbrojtjes.

Nëpër shkallë sa nuk u përplas me mamanë.

-Më tromakse, lugat!- tha mamaja dhe u fut me vrap në shtëpi.-

Kush ishte ky malukat?

Më trëmbi!

Sa nuk më mori shurra shalët!

-Ishte Beqir Balluku!

Shkon të kërkoi dorën e Ledias për djalin?

Por një ditë Beqir Balluku ra nga fiku.

Gjyq. Dënim. Pushkatim.

-Nuk ishte kësmet të hante dervishi lepur,- tha mamaja.-

Por çupën e kemi si drita!

Djemtë nuk do e lënë të bjerë në tokë.

…Dhe i doli fjala. Ledia u martua me portjerin e me “Dinamos”.

1.
Në katet e para u dhanë shtëpi evgjitëve.

Pati shumë thashatheme.

Pse? Qysh?

E di Enver Hoxha pse jevgu shihet si jevg?

I qëndisën një letër shokut Enver…Letra ra në dorë të Nexhmie Hoxhës…

E hodhi në zjarr…

Thonë që tha: Kur jevgu u bë mbret, vrau të atin?!

Kaluan 35 vjet. Jevgu i bë pasanik. Katet e para u bënë dyqane.

-Enveri e dinte që do vinte kjo ditë, prandaj na ndillte egjyptianë,- më tha një jevg.

-Sot jeton si pasha. Ha e pi.

Bën kalamaj duke shkëmbyer jevgat.

Luan bixhos duke bërë rrush e kumbulla qiratë që merr nga dy dyqane.

3.
Në katin e pestë banonte një çift i “shqyer”.

-Nusja – si koqe kumbull.-Thoshte mamaja.

-Burrë ziu, Guriu, duhet të vërë hallatet në legen me ujë të vakët!…

Që të “hajë” kumbulla!…De!

Ne nuk dinim a duheshin si çift. Kishim prova që ziheshin.

Një ditë nga dritarja fluturoi dysheku.

Pastaj jorgani me këpucët e Guriut!

-I thoni Guriut, të mos rrijë afër penxheres!

Mund ta bëjë nusja të fluturojë nga kati i pestë!-Tha mamaja.-

4.
Kati i tretë. Banonte një jevgë nga Përmeti.

Një ditë motra ime Drita u zgjodh keshilltare.

U mblodhën banorët e pallatit. E para foli jevga:

-Drita ka lindur në Mbrezhan. Përmet.

Rrjedh nga një familje e varfër.

Pa shtëpi.

Pa katandi.

Herë me bukë e herë pa bukë…

Lexo edhe :  4 vitaminat që e bëjnë lëkurën më të bukur

-Jevgë e dreqit! Kemi pasur edhe yzmeqar në shtëpi…

-Në fshatin tonë, ishte turp të ishe i varfër. -Na tregoi mamaja.-

Ndryshonte puna kur ishte ndonjë sakat a jetim.

Ata i ndihmonte i gjithe fshati.

Jevga kishte dy vajza.

Njera flinte në këmbë.

Tjetra seksi.

Një ditë më thërret në zyrë drejtori i policise Shyti. Miku im i vjetër.

-Zyra tona janë është karshi dhomës së vajzës.

Herë pas here ajo xhvishet lakuriq .

Fërkon cicat para pasqyrës. Fut duart mes shalëve.

Policët harrojnë detyrën dhe mastrubohen?!

-Po ti, mbyll sytë?

-Lëri shakatë? Si tja bëjmë?

-O leri policët të forcojnë kyçin e dorës, ose merni zyra të reja?!

Kati i gjashtë.

-Mitro!- E di ti, që Xhina, e ka bërë shtëpinë kuplara!( Bordello). Mbledh rospiet e Tiranës? -Më tha mamaj.-

Një pasdite ngjita shkallët. Trokita. E hapi Xhina.

Më shumë e xhveshur se e veshur.

-Futu të shikosh Amerikën pa pare! Të kemi komshi?

Nuk mbaj mend u futa brenda, apo zbrita shkallët!

Sklerozë?!

Një ditë po rrija në ballkon me mamanë.

Para syve na kalloi një varg me salçiçe.

-Është kuçka e vogël,- tha mamaja.- Ndjell zagarët.

-Ku e gjen vargun me salçiçe?

-Mamaja i punon në Kombinatin e Mishit. Vjedh?

Si?

I fut salçiçet në brekë?

-Po rojet e kombinatit?

-I ka kodoshë. Nuk u merr para kur i fut në krevat dhe hap shalët?!

Një ditë bitisi policia! Arrestoi mamanë. Dy muaj burg…

Shtëpia bordello nuk u mbyll:

punonin gocat?!

Shkalla Nr 3. Kati Nr 3. Hyrja Nr 5. Në derë shkruhej: Familja Çela.

Apartamenti ishte 66 metra katror. Jetonim dy çifte e gjysëm.

1.
Unë me Ezmerkën. Shtuam edhe një djalë.

2.
Vëllai Simoni me gruan: Ditën.

3.Mamaja e ve.

Për frymë na binte nga 10.1 metra katror!

Mamja jetoi 40 vjet me burrë dhe 40 vjet e ve.

Na thoshte:

-Nuk më merr burri me vete! Me siguri ka zënë ndonjë çupë të njomë andej?!

Nuk e bëj me faj.

Burri nuk jeton dot pa grua?!

Gruaja- vetë “digjet”.

Vetë “shuhet” …Kur nuk ka vegla, de!

Kishim një nevojtore. Jo rrallë zinim radhë.

Një ditë u fut mamaja.

Mbaroi punë.

Doli.

U fut Dita. Nusja e vëllait.

-Uaa! Çfarë ere!

-E po unë nuk bëra pilaf,-tha qetë-qetë mamaja.

Shkalla e gjashtë nuk kishte VIP-a. Por kishte “shtëpinë e të marrëve.”

Historia nisi si tragjedi. Një ditë autobuzi shtypi babanë.

Familjen e mbyti varfëria. Tre djem e dy vajza.

Pranverë. Vajza e vogël 6-7 vjeçe. Duke dashur të kapercejë rrugën, e shtypi makina.

E rëndë. Në shtëpi bëri strehë “marrëzia”.

Në fillim “shkau” Gaqi, vëllai i vogël.

Më vonë vëllai i madh- Fredi.

Pastaj motra…Të marrë…
Por paqësorë.

Vinin vërdall…

Të lumtur, brenda marrëzisë…

Të fundit

Princi William tregon si është gjendja shëndetësore e Kate Middelton

Princi William ka zbuluar për mediat gjendjen shëndetësore të Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, pasi ajo njoftoi se ishte...

Britania ‘dëbon’ azilkërkuesin e parë, dërgohet në Ruanda

Për herë të parë në histori, qeveria britanike largoi drejt Ruandës azilkërkuesin e parë. Emigranti me kombësi afrikane u largua me dëshirë mbrëmjen e...

Sot 1 Maji/ Mësuesit protestë, marshim drejt Ministrisë së Arsimit

Teksa sot është 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, mësuesit janë mbledhur në qendër të Tiranës, ndërsa po protestojnë. Ata kanë nisur një marshim paqësor...

“Kam bërë palestër të pakontrolluar”, Gloria Meshi tregon problemin që i ka shkaktuar

Modelja Gloria Meshi ka shprehur gjatë ditëve të fundit shqetësime nga ana e shëndetit, duke kërkuar në “Ferma VIP” edhe një fizioterapist. Problemet me...

Kryeministri Rama uron 1 Majin me pamje nga Thethi/ Suksese njerëzve të punës!

Me anë të një video të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar sot 1 Majin, Ditën...

Lajme të tjera

Web TV