Vdekja e 7-vjeçares/ Protestë në Tiranë, parrulla për dorëheqje të dy ministrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me pankarta nëpër duar, qytetarët kanë dalë përpara Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë në formë proteste, pas vrasjes me skaf nga komisari i policisë së 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit Mirela Kumbaro.

Dje në mbrëmje është mbajtur një protestë para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë. Qytetarë të prekur nga ngjarja në Potam të Himarës ku mbeti e vdekur vogëlushja 7- vjeçare kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendëshëm Bledi Çuçi, drejtorit të Policisë Gledis Nano si dhe të ministres së Turizmit Mirela Kumbare. Qytetarët të cilët ishin vendosur në pedonale janë bashkuar protestës për pasigurinë që ka në vendin tonë. Përveç qytetarëve në këtë protestë të thirrur nga shoqëria civile kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga politika. Nuk morën fjalën por ishin prezent kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Pas 30 minutave protestë ka ndodhur edhe një përplasje mes protestuesve dhe policisë. Qytetarët kanë çarë kordonin e policisë në tentativë për t’iu afruar ambienteve të Ministrisë së Brendshme. Një grup tjetër i uniformave blu ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke formuar një tjetër kordon. Protestuesit kanë thirrur “Poshtë qeveria!”, “Çuçi jep dorëheqjen” dhe “Nuk kemi frikë” teksa i janë drejtuar Ministrisë. Përplasja ka zgjatur pak minuta, teksa policia është vendosur gardh për të mos lejuar avancimin e protestuesve. Një i moshuar në protestë i është afruar oficerëve që bëjnë rreshtin e parë të kordonit, gjatë momentit të tensionit duke thënë: “Unë jam 72 vjeç. Nuk ju vjen turp. Jeni bërë bashkëpunëtorë me krimin. T’ju vijë zor që mbroni këta hajdutë”. Kjo është ndër protestat e para që kanë mbledhur kaq shumë qytetarë për humbjen e një jete, siç ishte ajo e Jonadës.

Fjalimet e qytetarëve

Vajza e dajës së babait të Jonada Avdisë, vogëlushes që humbi jetën tragjikisht në plazhin e Potamit pasi u përplas nga varka e drejtuar nga komisari Arjan Tase tha se dhimbja në familjen Avdia është e papërshkrueshme me fjalë, por fakti që autori i ngjarjes është një efektiv policie e bën ngjarjen sipas saj edhe më të rëndë. “Nuk është e thjeshtë për mua të flas. Ajo që ka ndodhur në familjen tonë është shumë e rëndë. Nuk kam komente për atë çfarë ndjen Bledi dhe Ermira. Dhimbja e tyre peshon aq rëndë sa nuk mund tua shpjegoj dot. Nuk mund tua shpjegoj se si është Bledi sot, gjyshe Nazmia, gjysh Ismeti, hallat që kanë parë skenën. Unë dua që të mos bëjnë politikë për këtë çështje. Unë që kur kam takuar Bledin dhe Ermirën jam çuar 3-4 herë për të parë vajzën. Të gjithë prindërit ndjenë frikë për fëmijët e tyre”, tha ajo.  Një tjetër mesazh është “nuk shkojmë në det, sepse shteti të vret”. Qytetarët bëjnë thirrje shtetit për një reagim më të madh.

Lexo edhe :  Kryemadhi në Konventë: Buxhetimi i grave dhe vajzave kandidate dhe konflikti i interesit

 

Berisha në protestë/ Po të isha në vend të Ramës, do  shkarkoja Çuçin dhe Kumbaron

 

Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës së qytetarëve për vdekjen e vajzës 7-vjeçare që u përplas nga skafi buzë detit në Himarë. Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit Mirela Kumbaro, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si njeri pa ndjenja që kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja. “Vogëlushja u vra nga një skafist i qeverisë, dorëheqje e menjëhershme e ministrit të Brendshëm dhe Turizmit, por kreu që i mbron, deklaron se ky është sezoni më i organizuar në historinë e vendit. Nuk ndjen nga ana njerëzore asgjë. Njeri që do të shmang çdo lloj përgjegjësie mbi veten e tij. Ai përdor epitete “vampir”… ndërkohë që media dhe politikanë po shprehin me të drejtë revoltën. Ky fëmijë u blua nga skafi i qeverisë në një distancë dy metër nga bregu. Po të isha në vendin e zotit Rama, nëse Çuçi nuk do të kishte ikur për 3 minuta, të katërtën do e kisha shkarkuar, atë dhe ministren e Turizmit”, u shpreh Berisha. Protestës para Ministrisë së Brendshme pritet t’i bashkohet edhe ish-presidenti Ilir Meta.

 Meta vizitë ngushëllimi në familjen Avdia: Një tragjedi

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar një vizitë ngushëlluese në familjen Avdia. Familja Avdia humbi tragjikisht vajzën 7-vjeçare, pasi u godit nga një skaf që drejtohej nga ish-polici Arjan Tase. Pas kësaj vizite Meta në një prononcim për mediat u shpreh se ngjarja është shumë e rëndë. “Tragjedi e jashtëzakonshme, tepër tronditëse për çdo familje, prind, babë, nënë aq më tepër për familjen Avdia. Për babain që e përjetoi këtë tmerr aq pranë, për vëllain e vogël, për gjyshin që mezi e kishte pritur mbesën që t’i tregonte se e kishte përmirësuar gjuhën shqipe. Është një rast i pangushëllueshëm , pavarësisht jam i impresionuar nga forca e kësaj familjeje fisnike. Një tragjedi që nuk ka asnjë lloj justifikimi, jo vetëm nga autori i papërgjegjshëm por edhe nga shteti qeveria. Ekziston një legjislacion për sigurinë në plazhe që nuk është respektuar. Është një vrasje e paralajmëruar. Kujtojmë plagosje që nuk kanë përfunduar me pasoja fatale dhe kemi një papërgjegjshmëri totale. Në një moment ku duhet të shfaqet pendese dhe marrja e vendimeve distancuese, na shfaqet se Shqipëria qenka sivjet e para në rajon për sigurinë në plazhe. Nuk ka tallje dhe fyerje më të madhe për të gjithë popullin.”, tha Meta.

Të fundit

Rekord/ 54 mijë e 721 turistë vizituan muzetë kombëtarë gjatë 3 muajve të parë të vitit

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti është shënuar rekord i vizitorëve në muzetë kombëtarë. Lajmi bëhet me...

Donaldi për përplasjen e Romeos me Arbër Hajdarin: Opinione të tilla nuk duhet të lejohe

Romeo Veshaj, gjatë prime-t të mbrëmshëm është përfshirë në disa debate, sidomos me opinionistin Arbër Hajdari, i cili i rikujtoi se banori është sjellë...

VIDEO/ Meta lajmëron ndryshimin e ngjyrave të logos së Partisë së Lirisë

Një ditë pas Konventës, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lajmëruar ndryshimin e ngjyrave të logos së partisë. Teksa ka ndarë një...

Aplikohet për herë të parë një vaksinë e personalizuar për kancerin e lëkurës

Një test i rëndësishëm i vaksinës së parë të personalizuar të MRNA në botë, kundër formës më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës, melanomës, është...

Johnny Depp i zhgënjyer me Hollywood: Ata të hedhin në rrugë pasi kanë mbaruar punë me ty

I zemëruar nga trajtimi i marrë gjatë muajve të gjyqit të tij kundër aktores Amber Heard, aktori Johnny Depp thotë se është tërhequr nga...

Lajme të tjera

Web TV