Mister/ Organizata ruse e lidhur me Putinin, ka të njëjtën logo me PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike dhe një organizatë publike në Rusi kanë të njëjtën logo. Nuk dihet nëse kjo është rastësi, por vihet re se një organizate publike që përfaqëson interesat e bizneseve private ruse, “Business Russia”, e ka logon thuajse të njëjtë me Partinë Demokratike aktualisht, dhe identike me Partinë Demokratike kur kryetar i saj ishte Lulzim Basha.

 

 

Organizata “Business Russia”, e përkrahur nga presidenti rus Vladimir Putin për të përmirësuar klimën e biznesit në Rusi, është themeluar në vitin 2001, ku ka marrë edhe logon në fjalë. Partia Demokratike, nga ana tjetër, e mban këtë logo që në vitin 1990 kur u themelua.

Nuk dihet nëse “Business Russia” ia ka vjedhur logon PD-së, apo nëse ka diçka përtej kësaj rastësie të çuditshme, përveçse, i njëjti burim ku grafistët kanë marrë template-in e logos. Pasi në mars 2022 Gjykata njohu Kuvendin e 11 dhjetorit, të thirrur nga Sali Berisha, ky i fundit riktheu logon klasike të PD-së. Vendimi i gjykatës u ankimua nga Enkelejd Alibeaj, por ende nuk është marrë një vendim nga Gjykata e Apelit./Shqiptarja.com

Të fundit

‘Euronews Travel’: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po...

Çfarë po ndodh?/ NATO nis manovrën më të madhe ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore

Një manovër e madhe e NATO-s që përfshin trupat ajrore nisi të hënën fazën e saj kryesore në Rumani me parashutistët të zbritur në...

“A bën Ramushi punë shtëpie?” Ja si përgjigjet Anita Haradinaj

Ramush Haradinaj është një figurë e dashur për shumë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri. Daljet e tij mediatike janë më së shumti në lidhje...

Sot protesta e opozitës, policia zbulon cilat janë rrugët që do bllokohen në kryeqytet

Opozita mban sot protestën e saj të radhës para Bashkisë së Tiranës. Policia e Shtetit me anë të një lajmërimi ka dhënë detaje për...

Hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare, 10 Lekë, emetim i vitit 2023

Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 28 maj 2024 do të hidhen në qarkullim, monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale...

Lajme të tjera

Web TV