Nisja e vitit të ri akademik, Ministria e Arsimit zbulon datën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti i ri akademik 2022-202 për institcionet e arsimit të lartë do të fillojë më 17 tetor dhe do të mbyllet në datën 29 shtator 2023. Kështu ka njoftuar Miniistria e Arsimit dhe Sportit ditën e sotme.

MAS kërkoi nga institucionet publike të arsimit të lartë që në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Këtë vit, 21 mijë maturantë do të ulen në auditoret e universiteteve shqiptare. Pas mbylljes së procesit të përzgjedhjes së degëve në formularin A2, ekspertë në Ministrinë e Arsimit tregojnë se cilat janë programet më të preferuara nga të rinjtë.

Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2021-2022, morën pjesë 73 mijë e 493 studente femra, ose 59,3 për qind e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë. Kurse në programet Bachelor, për të njëjtën periudhë, kanë marrë pjesë në arsimin e lartë 72 mijë e 852 studentë, duke shënuar një ulje prej 2,1 për qind krahasuar me periudhën 2020-2021.

Të fundit

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit të drogës

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit Aristotele të Selanikut,...

Tjetër aksident me shqiptarë në Maltë/2 punëtorë bien nga kati i tretë pasi shembet çatia

Dy punëtorë ndërtimi u plagosën rëndë kur një çati mbi të cilën po qëndronin u rrëzua dhe ata ranë tre kate në një shtëpi...

Përgatitje për zgjedhjet e 2025?/ Kryedemokrati Basha takim me bashkëatdhetarët në Itali

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka njoftuar se ditën e shtunë në orën 18:00 një takim me bashkëatdhetarë në Itali. Me anë të një...

Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Nga Lorenc Vangjeli Nëse Sali Berisha është mbreti i kurorëzuar, Gazmend Bardhi është princi i errët i inkoherencës. Të dy së bashku, në një listë...

Nagelsmann: “Nuk më kërkoi vetëm Bayerni, ja arsyeja e rinovimit me Gjermaninë”

Julian Nagelsmann rinovoi pak ditë më parë. 36-vjeçari do të qëndrojë në pankinën e kombëtares gjermane deri në Botërorin e vitit 2026, që do...

Lajme të tjera

Web TV