Osmani propozoi një “Traktat Mbrojtjeje”, presidenti Begaj: E vendosin Kuvendet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka përmbyllur takimin e parë zyrtar jashtë vendit në Kosovë.

Në një intervistë për RTK, Begaj foli mes të tjerash edhe në lidhje me propozimin e bërë nga homologia Vjosa Osmani për krijimin e një Traktati të Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Begaj tha se një iniciativë e tillë duhet të trajtohet me shumë kujdes nga institucionet e dy vendeve. Ai shtoi se janë Kuvendet respektive të dy vendeve që duhet të vendosin për një marrëveshje të tillë.

“Traktati i Mbrojtjes është një ide e hedhur nga presidentja e Kosovës e cila nënkupton një ide fillestare, e cila duhet të trajtohet me shumë kujdes nga institucionet ligjzbatuese dhe ligjvënëse, përkatësisht Kuvendet respektive. Unë e mirëkuptoj presidenten Osmani dhe do të punoj intensivisht bazuar te dritarja ligjore që ne na mbulon të ecim përpara me mundësinë e arritjes së një gjëje të tillë. Unë mendoj se Kuvendet respektive janë ato që do të vendosin për një marrëveshje të tillë.”, tha Begaj.

Begaj ka komentuar edhe mosliberalizimin e Kosovës, për të cilën thotë se është e vonuar. Sipas tij, kjo është një e drejtë që u është mohuar qytetarëve të Kosovës. Ai foli mes të tjerash edhe mbi tensionet në veri të Kosovës, të nxitura nga marrëveshja për targat.

“Situata e krizës së 31 korrikut ishte vërtetë serioze e dua të falenderoj Kosovën dhe politikanët për zgjidhje n e konfliktit me maturi e mirëkuptim, vetëm bisedimet janë garant i sigurisë së Kosovës.me mbështetjen e aleatëve strategjikë BE-SHBA do të sigurojmë që sovraniteti dhe integriteti territorial dhe statusi i pavarur të mos ndryshojë. Për këtë ka mbështetjen e plotë të Shqipërisë”, tha Begaj.

 

Të fundit

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

E keni ditur? Këto janë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe. Ka ushqime të...

Përse i duhet i ‘shkarkuar’ Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Nga Mero Baze Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe...

Lajme të tjera

Web TV