Ulje temperaturash dhe reshje shiu, çfarë ndodh me moti në fundjavë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, por duke nisur nga dita e nesërme situata do të ndryshojë.

Gjatë fundjavës temperaturat do të ulen me 7 gradë celsius sa i përket vlerave maksimale dhe me 3 gradë ato minimalet.

Ndërkohë që në të gjithë territorin pritet të ketë reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Sipas SHMU dita e shtunë parshikohet të ketë mot me vranësira dhe kthjellime. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit në pjesën perëndimore dhe pjesërisht atë qëndrore me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave. Gradualisht reshjet e shiut të herëpasherëshme do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët.

Dita e diel parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herepasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Era parashikohet nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Të fundit

PROKURORI “I BRENGOSUR” AHMET PRENÇI

Nga Frano Kulli “Brenga e prokurorit”, vetvetishëm , në fillesën e leximit të josh drejt një shijeje disi metalike; kjo,...

Tatimi i profesioneve të lira, përplas opozitën dhe mazhorancën

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pesë muaj nga vjelja e tatimeve për profesionet e lira tha se më shumë se 35...

114 mijë dosje stok, propozohen ndryshime ligjore

Reforma në drejtësi solli si pasojë edhe bllokimin e gjykatave, sidomos ato të Apelit dhe Gjykatës së Lartë për një kohë të gjatë, duke...

Horoskopi, e martë, 21 maj 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

DASHI Është një ditë për t'iu kushtuar dashurisë. Në punë do ju duhet të tregoni aftësitë tuaja diplomatike për të shmangur debatet me kolegët. Nëse...

Lajme të tjera

Web TV