Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Si i dënoi Mbreti Zog zyrtarët e lartë të implikuar, procesi i bujshëm që zgjati 5 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publikohet historia e panjohur e gjyqit të te implikuarve në aferën e pullave të monopolit të Ministrisë së Financave në kohën e Monarkisë së Zogut, i cili zgjati nga 1932 deri në 1936-ën dhe u pasqyrua gjerësisht, pothuaj nga të gjitha gazetat kryesore të asaj kohe, si “Besa”, “Vatra”, “Arbnia”, etj. Dëshmitë e ministrave Lame Kareco, Rrok Gera, Kol Thaçi etj., ndaj të akuzuarve, që u dënuan me burgime të rënda për përvetësimin e rreth gjysëm milion franga ari , si dhe dëshmitarët e tjerë si: Ibrahim Kodra, Vehib Hoxha, Sali Tagani, Zyber Bakiu, Sulejman Kazani, Shaban Vrapi, Shaban Sela, Mustafa Kadiu, Rushid Hoxha, Qazim Gjinali, Sute Kadami, Kasëm Muja, Rasho Myslimi, Toke Gjylja, Speo Kasemi dhe Zejnel Qazimi.

Gjyqi i pullave në Apel

Gjyqi i të implikuarve në “pullat e monopolit” filloi diku aty nga viti 1932 në Gjykatën e Shkallës së Parë (Gjykata e Fakti) në Tiranë dhe më pas ai vijoi në Gjykatën e Diktimit, (sot Gjykata e Apelit) duke zgjatur deri në 1936-ën. Lidhur me ato seanca të Diktimit, midis të tjerash në gazetën “Besa” të atyre viteve shkruhet: “Kol Guga thotë se Zija Hallulli i ka thënë se pullat nuk janë të vjedhura, por rrjedhshin thjeshtësisht nga rroga e tij, prandaj i ka blerë pa hezitim, natyrisht duke lakmuar dhe fitimin që i lejshin pullat e blera në këtë mënyrë, d.m.th. me një konto 10 përqind më tepër.

Zija Hallulli i mohon krejtësisht thëniet e Kol Gugës, tue deklarue se nuk ka shitë kurrë pulla monopoli. Arif Shehu që është shoq i Kol Gugës në tregti, deklaroi se edhe ky në mungesën e Kolës, ka ble pulla nga Zija Hallulli dhe se Zijaji e ka sigurue në nderin e familjes se pullat nuk janë të vjedhura por të rrjedhshme nga pagesa e rrogës që do të merrte për nëpunësin e tij si protokollist i Këshillit Kontrollues. Pyetet përsëri Zija Hallulli, dhe në prezencën e Arifit mohon në mënyrë të preme, t’i ketë shitur pulla.

I pandehuri Hajdar Grepca deklaroi se i ka shitë pulla Haki Ali Mehmetit, ish-shërbëtor i Noterit publik, Dr. Jonuz Tafaj, dhe këto pulla i ka marrë prej Osman Prezës dhe njëherë të vetme prej Zija Hallullit. Osman Preza dhe Zija Hallulli pyeten prej Kryetarit në se i kanë dhënë pulla, dhe që të dy mohojnë kategorikisht. Miret në pyetje i pandehuri Koço Grameno, i cili deklaroi se thëniet e tija të mëparshme i ka të drejta. Ka marrë prej Mehdi Shehut një pako me pulla monopoli për t’i shitur në Korçë. Dhe atje ia ka dhënë për shitje Mihal Kreshpanit, të cilin e kishte mik të ngushtë duke i lënë një fitim prej 25 përqind. Një herë i ka dërguar nga Korça Mehdi Shehut 250 franga ari me telegram.

Dhe Zija Hallullit po në këtë mënyrë i ka dërguar një herë 500 franga ari. Në kohët e fundit kur po dilte në shesh çështja e pullave, ka djegë ato që i kishin ngelë pa shitë, të cilat kapnin shumën prej 1500 franga ari. Pyetet Zija Hallulli në se kishte marrë të hollat e dërguara nga Koço Grameno, dhe deklaron se të hollat i ka marrë nga posta, por nuk kanë qenë të holla që rrjedhshin nga pullat që pretendohet. Ishin kundrejt një borxhi, që tre muaj më parë i kish dhënë Koços, kur ky ish në Tiranë dhe kish nevojë të madhe. (Gjyqi u shty për ditën e shtunë datë 13 tetor).

Deklarata e dëshmitarëve në gjyq

Të shtunën mbas dreke u hap seanca e katërt e procesit të pullavet të Ministrisë së Financave. Gjyqi kryesohesh prej zotit Izet Leskoviku, ishin prezentë avokatit mbrojtës, dhe gjithë të pandehurit. Në këtë senacë ishin caktuar që të pyeteshin 15 dëshmitarë e së Drejtës Botnore: Sulejman Dashi, Vehib Hoxha, Kamber Hidi, Ibrahim Kodra, Mehmet Latifi, Abdyl Koka, Zyhdi Ismaili, Bajram Mehmet Daci, Beqir Keqi, Muharrem Shatku, Llambi Niçi dhe Huan Valla. Mbasi secilit iu këndua tekstualisht deponimi i bërë në Gjyqin e mëparshëm, të cilin e pohuan krejtësisht, përsëritën dhe këto deponime.

Sulejman Dashi deklaroi se Jonuz Tafaji, pullat i ka blerë gjithmonë tek ay, me anë të shërbëtorit të tij Haki Ali Mehmeti, i cili pretendonte bakshishe prej tij, se blente pulla shpesh. Ky i kish premtuar dhe i jepte nga 3-4 lekë, kur i blente tek ay, por dhe këtë bakshish nuk ja jepte çdo radhë.

Mbasi Haki Ali Mehmeti nuk kish mbetur i kënaqur me këto dhurata të vogla që i jepte Sulejman Dashi, shkonte te pulla shitësit e tjerë që i jepnin më shumë bakshish. Rastësisht takoi një ditë që i ka thënë Noterit, se cili ishte shkaku që nuk blen pullat tek ay. Dhe Noteri ka gërthit, duke thënë që të shkonte të blente tek Sylejmani e jo gjetiu. Me gjithë këtë shërbëtori ka vazhduar si më parë, pa marrë në konsideratë urdhrin e superiorit të tij. Dëshmitarët e tjerë: Kamber Hidi, Osman e Beqir Koçi, Bajram Mema, deklaruan se kanë parë Zija Hallullin duke lojtar kumar dhe se kish humbur disa herë, Mehmet Daci deklaroi se nuk ka asnjë dijeni, gjithkështu deklaroi edhe dëshmitari Muharrem Shatku.

Ismail Priska, furrxhiu, tha se nuk ka parë Zija Hallullin duke hyrë në shtëpinë e Dr. Jonuz Tafajt. Abdyl Koka tha se kish vajtur në zyrën e Dr. Tafajt dhe i kish dhënë një letër që ia kish dhënë Zija Hallulli. Pyetet Zija Hallulli, se ç’kishte shkruar në atë letër, dhe thotë se kish porositur një akt huaje me të cilën i detyrohej Leo Çobës, një shumë prej 120 napolona ari, të cilat i kish marrë hua. Kështu Abdyl Koka i kish kthyer përgjigje Zijas, që akti ish gati të nesërmen në një orë të caktuar. Pyetet Dr. Jonuz Tafaj, dhe mban mënd të jetë redaktuar një akti i tillë në Zyrën e tij noteriale, midis z. Leo Çobës dhe Zija Hallullit. Dëshmitari z. Huan Valla, deklaroi se ka gjetur një pako me pulla në fushën e Shallvares dhe mbi të kish mbajtur një proces-verbal i cili ndodhet midis kateve gjyqësorë.

Zija Hallulli, sikurse edhe në seancat e para vazhdon të mohojë çdo dijeni dhe nuk pranon asnjë akuzë të dëshmitarëve q’e akuzojnë. Nga dëshmitarët mungonin: Vehib Hoxha dhe Ibrahim Kodra, për të cilët u vendos të dëgjoheshin në seancën e ardhshme më datën 27 të këtij muaji. (Gazeta “Vatra”. E martë 23 Tetor 1934)

Dëshmitë e dëshmitarëve

Të shtunën mbas dreke u hap seanca e pestë e gjyqit mbi pullat e Ministrisë së Financavet. Këtë radhë meqenëse mungoi z. Izet Leskoviku, Gjyqin e kryesoi z. Ymer Berati. Në këtë seancë ishin caktuar të dëgjoheshin dëshmitarët e së drejtës Botnore, që ishin: Ibrahim Kodra, Vehib Hoxha, Sali Tagani, Zyber Bakiu, Sulejman Kazani, Shaban Vrapi, Shaban Sela, Mustafa Kadiu, Rushid Hoxha, Qazim Gjinali, Sute Kadami, Kasëm Muja, Rasho Myslimi, Toke Gjylja, Speo Kasemi dhe Zejnel Qazimi. Mungonte në këtë seancë me arsye të justifikueshme i pandehuri Koço Grameno, dhe për këtë shkak Prokurori i Shtetit kërkoi azhurnimin e seancës.

Avoketnit mbrojtës bashkërisht kërkuan që të mos ndërpritet seanca mbasi mungesa e të pandehunit nuk sjell ndonjë pengim në dëgjimin dëshmitarëve. Trupi Gjykues vendosi unanimisht vazhdimin e Gjyqit, dhe u thirrën me radhë dëshmitarët. Dëshmitari i parë Ibrahim Kodra, përsëriti se kish thënë në gjyqin e mëparshëm, dhe deklaroi përsëri se katër vjet më parë, Zija Hallulli kish lojtar kumbar në kafenenë e tij dhe kish humbur një shumë të hollash prej pesë napolonash. Zija Hallulli e përgënjeshtron, me pretendimin se Ibrahim Kodra nuk kish pasur ndonjëherë kafene që të ketë lojtar Zijai dhe të ketë humbur. Vehib Hoxha, deklaroi se njeh nga të pandehurit Selman Radën, Hasan Spahiun dhe Dr. Jonuz Tafajn.

Pyetet në se din gjë për çështjen e pullavet, dhe deklaron se i kanë ardhur në Bankën Kombëtare ku është llogaritar, Selmani dhe Hasani, të cilët i kanë propozuar shitje pullash, sa për Dr. Jonuz Tafajan, e ka bashkëpunëtor në relacionet bankare që i takojnë me Noterin, duke e njohur atë për njeri të ndershëm. Zija Hallullin nuk e ka njofto më parë se të dilte në shesh skandali i pullavet. Sali Tagani, Zyber Bakiu, Sulejman Tagani, Shaban Vrapi, Shaban Jusuf Sela, që të gjithë deklaruan se nuk kanë asnjë dijeni rreth çështjes së pullavet, gjithkështu deklaruan dhe dëshmitarët Qazim Gjinali, Speo Kasemi, dhe Zejnepe Qazimi. Mungonin dëshmitarët: Rasho Myslymi, Toke Gjylja, Sute Kademi, Kasem Muja, Mustafa Kadiu, Mustafa dhe Rushid Hoxha. Trupi Gjykues vendosi thirrjen e tyre përdhunisht, dhe vazhdimin e Gjyqit me datë 15 nëntor të këtij viti.(Gazeta “Vatra”. E Martë 30 tetor 1934)

Lexo edhe :  Historia e vërtetë e Salvatore Todaros, heroit (të harruar) të Luftës së Dytë Botërore

Vendimi i gjyqit me dënime të rënda

“Gjykatorja shqiptoi vendimin kundra shpërdoruesve të pullave të monopolit”. “Zija Hallulli me njëmbëdhjetë bashkëpunuesa u dënuan me burgime e gjoba të rënda”. Me një interesim të madh pritej dje mbas dreke prej publikut vendimi i gjyqit kundra të pandehurve për shpërdorimin e pullave të monopolit me implikim në mënyrë direkt; prandaj selia e Gjykatores së Shkallës së Parë ndodhej e mbushun plot prej adsistuesish t’ardhun qysh përpara orës 4.

Pikërisht në orën 4 e 30 hapet seanca me trupin gjykues të për-bam prej kryetarit. Z Izet Leskovikut, dhe anëtarëve zz. Pandeli Martiniani, Dhimitër Goda; prokuror Z. Komnino.

Një heshtje e madhe e përcjellun me një vëmendje të kujdesshme mbretëroi në sallë dhe sekretari nisi të këndoi vendimin e përbamë njëzetepesë faqesh të shkruese makinë. Vendimi i Gjyqit, tue arsyetue pandehsin e secilit të pandehun, provat e sjelluna për fajsin ose shfajsin e tyre dhe tuj shfaqun rreth secilit të pandehun bindjen e trupit gjykues, përfundon se vepra e të pandehunit kryesor, Zija Hallulli, formon faj të parapamë si delikt prej nenit 477 Nr.1 të Kodit Penal, i cili për vjedhjet e bame në zyrat, arkival ose stabilimentet publike mbi sende që ruhen atje, cakton një ndëshkim me burgim të rëndë deri në katër vjet dhe me një gjobë të rëndë të paracaktueme. Për të pandehurit e tjerë: Mehmet Shaban Spahiu, Mehdi Shehu, Koço Grameno, Osman Preza, Hajdar Grepsa, Hasan Spahiu, Jonuz Tafaj, Kol Guga, Arif Shehu e Selman Rada, vepra e tyre konsiston në blerje, pranim, ndërmjetësim e shitje të pullave të monopolit të Shtetit e formon faj të parapamë si delikt prej paragrafit 1 të nenin 469 të Kodit Penal ku ata që bëjnë këto vepra, pa pasë bashkëpunue në deliktin kryesor, caktohet si ndëshkim burgimi deri në dy vjet dhe gjoba e rëndë deri në 100 franga ari. Vepra, pastaj, e të pandehunit, Mihal Kreshpani, i cili ka ble sende të vjedhuna pa dijtun rrjedhën e tyre por edhe pa e kontrollue me kujdes, formon faj të parapam si kontravencjon prej nenit 555 të Kodit Penal.

Prandej, trupi gjykues, me zane të përbashkët, dënoi Zija Hallullin me katër vjet burgim të rëndë dhe me njëmijë e dyqind franga ari gjobë të rëndë; Mehmet Spahiu me një mot burgim dhe me 300 franga ari gjobë; Mehdi Shehu, me gjashtë muaj burgim dhe me 500 franga ari gjobë; Koço Gramenon me kater muaj burgim dhe 500 franga ari gjobë; Osman Prezën me tre muaj burgim dhe me 300 franga ari gjobë; Hajdar Grepca me tre muaj burgim dhe me 100 franga ari gjobë; Hasan Spahiu me pesë muaj burgim dhe me 300 franga ari gjobë; Jonuz Tafajn me gjashtë muaj burgim dhe me 600 franga ari gjobë; Kol Gugën me tre muaj burgim dhe me 400 franga ari gjobë të rëndë; Arif Shehun me tre muaj burgim dhe me 400 franga ari gjobë të rëndë; Selman Radën me tre muaj burgim dhe me 200 franga ari gjobë; dhe Mihal Kreshpani me treqind franga ari gjobë të lehtë. U deklaruen të pafajshëm, për mungesë provash dhe argumentesh ligjore bindëse, të pandehunit të dënuem Mehmet Shaban Spahiu, meqë aq kohën e burgimit sa edhe gjobën e ka vuejtun në paraburgim. Vendimi mund të diktimohet brenda afatit ligjuar. (Gazeta “Besa” 16 Janar, 1934)

Dr. Jonuz Tafaj shpallet e pafajshëm

“Dr. Jonuz Tafaj, merr pafajin”. Gjyqi i Shkallës së Parë dje në në orën 11 e 30 shqiptoi vendimin në veta të përbashkëta, tue deklarue të pafajshëm, Dr. Jonuz Tafajn, Noter publik, për mungesë provash dhe argumentash bindëse, konform me argumentat e Gjyqit të Diktimit, O P mbi akuzën që i bëhej për blerje pullash të vjedhura. Dënon pastaj të implikuarit në çështjen e pullave si vijon: Mehdi Shehu dënohet me pesë muaj burgim e 400 franga ari gjobë; Koço Grameno me dy muaj burgim dhe me 306 franga ari gjobë; Osman Preza me 15 ditë e 100 franga ari; Hajdar Grepca me dy muaj burgim e 50 franga ari gjobë; Kol Guga e Arif Shehu me tre muaj e 100 franga ari gjobë; Selman Poda me dy muaj e 100 franga ari gjobë; Hasan Spahiu me katër muaj e 200 franga ari gjobë. Pardje mbas një vendimi prej gati katër vjetësh, Gjykatorja Kolegjale e Tiranës dha vendimin e saj rreth zhdukjes së afër gjysëm milion franga ari pullash shtetnuere prej arkës së Drejtorisë së Thesarit në Ministrinë e Financavet. Simbas këti vendimi muarën pafajin Ibrahim Hallulli, Petro Ndrenika dhe Bexhet Shehu për shkak mungesë provash bindëse që të pandehurit të kenë kryer përvetësimet që u’atribuoheshin.

(Gazeta “Besa” 1 dhe 17 qershor 1936)

Dëshmia e ministrave Lame Kareco dhe Rrok Gera në gjyq

Në procesin e famshëm gjyqësor që zgjati rreth katër vjet me radhë (1932-1936) dhe që asokohe u njoh ndryshe si: Gjyqi i pullave, në mes shumë dëshmitarëve që u thirrën për të dhënë dëshmitë e tyre lidhur me atë skandal financiar me përmasa të mëdha, dëshmuan edhe vetë ish-ministri i Financave, Lame Kareco dhe Sekretari i Përgjithshëm i asaj ministrie, Rrok Gera. Nga dëshmitë e tyre, të cilat u botuan në faqet e para të shtypit të asaj kohe, ne po japim atë të gazetës “Besa” të Tiranës (dt. 21 tetor 1933) ku në mes të tjerash thuhet: “Mbas pushimit pesë minutash në seancën e djeshme, pasi Gjykatorja e Diktimit kishte dëgjue depozitimet e dëshmitarit. Z. Lame Kareco, ish-ministër i Financave, u thirr dëshmitari i dytë, Sekretari i Përgjithshëm, z. Rrok Gera. Mbasi bahen pyetjet e zakonshme, Kryetari i drejton fjalën dëshmitarit, tue thanë: “Xhevdet Hasani akuzohet për emetim në detyrë.

Ç’dijeni keni ju për këtë? Z. Gera përgjigjet: “Zotnija e tij asht drejtues i Thezarit dhe si i tillë, ka në drejtimin e tij, ndër të tjera, dhe gjestionin e arkës e të gjanave me vlerë. Kur në Qershuer 1930 u emenova Sekretar i Përgjithshëm, kam dasht të vihem në korrent, si për të tjera veprime, edhe mbi gjendjen e gjanave me vlerë. Kur pashë se gjendja nuk funksiononte në rregull, ju luta ndihmësit të organizatorit, z. Nodari, që të hartonte një rregullore të brendshmesh. Rregullorja e plotësueme në këtë mënyrë iu paraqit prej z. Merlino, ministrit t’athershëm Z. Kol Thaçi i cili ia solli këshillit kontrollues për pëlqim. Rregullorja e pëlqyeme, së bashku me pasqyrat përkatëse iu kthye Ministrisë së Financave dhe, në mungesë teme, asht evadua prej Drejtorit të Kontabilitetit, z. Naraçi, dhe me libër dorëzimi i asht dorzue Drejtorisë së Thesarit.

Pullat fiskale Zogu i shtypte në Korfuz, Milano dhe Vjenë

Gjatë dëshmive të tij në gjyqin e pullave, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Rrok Gera, tregoi edhe mbi mënyrën strikte se si procedonte shteti shqiptar i asaj kohe në lidhje shtypjen dhe ruajtjen e pullave të monopolit, ku midis të tjerash thuhet: “Dëshmitari vazhdon të shpjegojë pse nuk u vu në zbatim rregullorja e brendshme tuj sjellë arsye se qe e pamundun pa pasë plotsue elementet për të ditun gjendjen efektive të gjanave me vleftë. Kryetari-Pse nuk u muer ndonjë masë disiplinore mbi vonesat e veprimeve? Dëshmitari-Po të qe nevoja që edhe Drejtorve t’u hiqet vërejtja or e çast për t’u kujtue detyrat origjinale të tyre, aparati shtetnuer nuk do të funksiononte kurrsesi. Kryetari-Si asht sjellë nga morali z. Xh. Hasani? Dëshmitari: Nuk e di këtë dhe nuk kam ndonjë shkak të dyshoi.

Prokurori-Proces-verbalet e shtypjes ku janë? Dëshmitari-Procedurat e shitjes asht kjo: Vendoset, bahet një kontratë me fotografi dhe caktohet një nëpunës për mbikëqyrjen e veprimeve të shtypjes për të cilat mbahet çdo ditë nga një proces-verbal, bahet kolaudimi në Ministrinë e Financave, ku nëpunësi i gjanave me vleftë merr në dorëzim në bazën e një procesi të posaçëm. Shtypje pullash janë ba të ndryshme, në vjetin 1924 në Milano, në 1925 e 1926 në Korfuz, e në 1927 në Paris. Proceset e shtypjes së dy të fundit, kam konstatue si anëtar i Komisionit Hetues, se mungojnë krejt. Bile pullat e shtypura në Paris në 1927 në kohën e ish-ministrit Z. Sulejman Starova, kur kam ardhë unë në Ministri, kam ndëgjue se kan nenjun pa u dorzue, në koridoret e Ministrisë. Unë nuk kam pasë ndonjë dijeni për këtë gjë, por njëherë kur kam qenë në sekretarin e Përgjithshme të Kryeministrisë, më tha Z. Teki Selenica, se asht gjetun një paketë me pulla konsullore në sheshin e Shallvareve”./Memorie.al

Të fundit

Analiza/ Përurimi i Xhamisë së Namazgjasë dhe kundërshtitë rreth saj

Në Tiranë pritet të përurohet nesër Xhamia e Namazgjasë me praninë e presidentit turk Rexhep Tahip Erdogan dhe kryeministrit...

Konfirmohet zyrtarisht data e nisjes së edicionit të tretë të “BBVK”

Tani është zyrtare. Edicioni i tretë i “BBVK” do të nisë të premten e javës që vjen, më datë 18 tetor. Lajmin e ka konfirmuar...

Shqiptari arrestohet në fermën e kanabisit, dënohet me 32 javë burg në Britaninë e Madhe

Një shqiptar, Marenglen Toslluku, u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi në Tyneside pas lirimit nga një qendër paraburgimi për imigracionin. Ai...

Sheqeri apo flluskat, cilat nga pijet e gazuara na shtojnë peshën e trupit?

E dimë që sheqeri dhe pijet e gazuara janë përplot kalori si edhe që 7 lugë të vogla kafeje sheqer ka në një kënaçe...

Kush është Demis Hassabis, themeluesi i DeepMind dhe fitues i çmimit Nobel në Kimi 2024

Në moshen 4 vjeç ai ishte i mrekulleshem ne shah dhe në 13 ai ishte tashmë një mjeshtër. Në moshën 9-vjeçare ai mësoi të...

Lajme të tjera

Web TV