Sesioni i ri/ Opozita dhe mazhoranca në sulm për pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatori konsiderohet si fillimi i sesionit të ri politik por edhe me pritshmëri të mëdha në përplasjen tashmë të fortë mes shumicës dhe pakicës parlamentare. Për mazhorancën është një vazhdim i qeverisjes në rutinë, ndërsa për opozitën një aksion për të rrëzuar Ramën. Po si priten zhvillimet politike në vend?

Shtatori politik nisi zyrtarisht dje pasi filloi Parlamenti dhe komisionet parlamentare, por edhe opozita nis aksionin e saj në terren. Opozita ka parlajmëruar protesta këtë muaj por edhe kontaktin me bazën për tu përgatitur për zgjedhjet lokale. Nga ana tjetër mazhoranca kërkon të vijojë në ujëra të qetë për të mbajtur pushtetin, paçka se kohët e fundit janë në lojë disa skandale dhe krizë në ekonomi nga rritja e çmimeve të ushqimeve bazë, të karburanteve por edhe të energjisë elekrike.

Opozita këtë moment kërkon ta shfrytëzojë në maksimum, por duket se nuk është në momentin e saj më të mirë, ku PD vijon të jetë disi e shpërndarë, ndërsa PL tashmë ka edhe telashin sesi do të dalë në përballje me drejtësinë kreu i saj Ilir Meta. Protestat do të ketë nga ana e opozitës, ndërsa mazhoranca pritet të vijojë lojën e vjetër duke minimizuar situatën dhe prekur me emër të përvetshëm kundërshtarët politik, veçanërisht Berishën e shpallur non grata nga SHBA dhe Britani e Madhe dhe Ilir Metën e dyshuar si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe së fundmi nën hetim edhe për pastrim parash. Ditën e djeshme që përkuan me nisjen e sesionit të ri parlamentar Rama preferoi mos mbante asnjë qëndrim politik. Kjo cilësohet si formë për të “injoruar” kundërshtarët, ndonëse vetë Rama e ka të qartë se muajt në vijim nuk janë në favor, kryesisht për shkak të situatës ekonomike. Kryetari i PD-së sulmoi ashpër Ramën duke e akuzuar se është i lidhur me grupet kriminale dhe i përfshirë në korrupsion. Gjithashtu ai paralajmëroi nisjen  e protestave të sinkronizuara me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Meta.

“Ka një front opozitar, i cili do mblidhet dhe do të miratojë një axhendë e cila ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave të qytetarëve”, deklaroi Berisha.

Nga ana tjetër në një deklaratë për mediat këtë të hënë, kryetari i Partisë së Lirisë, ish-presidenti, Ilir Meta, u shpreh se do të jetë vazhdimisht jashtë parlamentit së bashku me qytetarët për të cilët ai tha se janë të papërfaqësuar. “Nuk duhet të habiteni, që në mënyrë të vazhdueshme, të jem vazhdimisht përpara parlamentit, së bashku me ata qytetarë që ndjehen të papërfaqësuar nga një parlament me vota të vjedhura”, tha Meta. Më tej, ai bëri të ditur se brenda 24 orëve do të njoftohet edhe protesta e parë. “Nuk mund të flasim sot për protesta në emër të opozitës. Mund t’iu themi se vendi ka nevojë që çdo minutë të gjithë të protestojnë ndaj çdo padrejtësie. Mund t’iu them se Partia e Lirisë ka një agjendë të sajën për të nisur protestat antikorrupsion. Një nga protestat e para do të njoftohet në këto 24 orë. Do të ketë vazhdimisht protesta aty ku ndodh krimi, aty ku vidhet qytetari. Kjo do të ndodhë pasi të konsultohem edhe me drejtuesit e tjerë të partisë”, tha Meta. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një komunikimi për mediat u pyet nëse do të huazojë tri deputetë për të bërë një grup të ri parlamentar. Ai theksoi se nuk është bërë asnjë tentativë e tillë, ndërsa paralajmëroi se do të jetë vazhdimisht para parlamentit me qytetarë që ndihen të papërfaqësuar. “Nuk kemi bërë asnjë tentativë të tillë, mos u habisni kur të jem vazhdimisht përpara parlamentit së bashku me qytetarët që ndihen të papërfaqësuar, që siç e tregojnë dosjet dhe të vëzhguesve të OSBE OHIR, ku shteti u shkri në një parti. Forca më e dëmtuar ishte ish- LSI, që në vend që të kishte 12 mandate, tani qëndron te njerëzit. Jo vetëm brenda parlamentit me 4 deputetët, por dhe jashtë përballë një parlamenti të deformuar”, tha Meta.

Lexo edhe :  Gazeta Fjala, 29 Prill 2024

Hetimi si ish-sigurims

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një komunikim për mediat tha se forca e Partisë së Lirisë qëndron tek sheshi tek njerëzit. Ai ka njoftuar se SPAK i ka kthyer përgjigje se kallazimi i bërë nga ai për Autoritetin e Dosjeve po i kalon prokurorisë së Tiranës. “Sjellja e fundit është antiligjore dhe skizofrenike. Për testin e drogës për të gjithë politikanët. Sa i takon ligjit për spiunët është një ligj që e ka bërë vetë PS në vitin 2015 sipas gjoja modelit gjerman dhe vetë PS e ka shkelur me përfaqësues të Autoritetetui të Dojseve. Qëndrimi im ka qenë hapja e dosjeve dhe demonsdtrimi i tyre para publikut. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një falsifikim shumë të trashë dhe idiot të Edi Ramës dhe të gjithë kukullave të tij. Ky falsifikim është bërë evident. Unë kam bërë kallëzim penal për gjashtë vepra. Ia kam adresuar edhe SPAK edhe Prokurorisë. Jam njoftuar nga SPAK që ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë. Zgjedhja ime për një avokat sulmues është për arsye se ne jemi në sulm dhe nga dita e nesërme (sotme)Gjokutaj do të paraqitet në prokurori”, tha Meta.

Sipas tij, dekomunistizimi dhe denazifikmi i Shqipërisë fillon “me shporrjen e Ramës dhe kukullave të tij, kudo qe ndodhen me rivendosjen e shtetit te se drejtes, kushtetshmerise dhe mbrojtjes se te drejtave themelore përfshirë dhe lirinë e medias e gazetarëve”.

Të fundit

U bënë sot prindër për herë të parë, a e uroi Arbana çiftin?

Ditën e sotme erdhi në jetë Luna Ejlli, vajza e Kiarës dhe Luizit (lexo këtu). Çifti publikoi një foto...

”Sot ndihem më i lehtësuar”/ Veliaj del pas 8 orësh nga SPAK: Armiqtë e mi tani…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi u mor në pyetje për rreth 8 orë. Për...

Ka insomnia, por ka edhe sekssomnia. Çfarë duhet të dini për këtë çrregullim të gjumit

Me siguri që shumëkush mund ta ketë provuar një situatë të ngjashme me probleme të gjumit, fjetjes apo gjendjen zgjuar gjatë natës që ndryshe...

Presh, vezë dhe mollë, protestuesit sjellin fruta dhe perime në protestën para bashkisë

Protestuesit para bashkisë së Tiranës janë parë që të vijnë me arka të mbushura me fruta dhe perime. Kjo si një simbolike e protestës, pasi...

‘El Correo’: Shqipëria, destinacioni evropian në trend dhe tërheqës

Turizmi në Shqipëri po rritet vit pas viti falë plazheve me ujëra bruz, pamjeve mbresëlënëse të Alpeve Dinarike dhe akomodimeve me çmime të përballueshme,...

Lajme të tjera

Web TV