E bujshme/ Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, pritet të marrë drejtimin e Shkëndijes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkëndija e Tetovës vijon të jetë pa trajner që pas largimit të Artim Shaqirit. Në shtyp kanë qarkulluar emra të ndryshim, nga Qatim Osmani, Ernest Gjoka e deri te Shpëtim Duro (të gjithë e kanë drejtuar më parë Shkëndijën), por pasuesi i Shaqirit duket se do të jetë një emër surprizë. Jo për nga cilësitë dhe karrierë që ka si futbollist dhe trajner, por për faktin që është në detyrë dhe në stolin e një ekipi të madh.

Bëhet fjalë për trajnerin aktual të Tiranës, Orges Shehi, i cili këtë të enjte, sipas burimeve të SuperSportit, pritet të udhëtojë drejt Tetovës për të diskutuar detajet e kontratës që do ta lidhë me kuqezinjtë.

Ai është kontaktuar nga drejtuesit e Shkëndijës dhe e ka marrë ofertën, megjithatë ka ende për të biseduar që të hidhet e zeza mbi të bardhë.

Në fakt, tingëllon pa sens që trajneri i kampionëve në fuqi të largohet nga kryeqyteti, pasi ka kontratë me bardhebutë, por sigurisht që diçka e tillë do të ndodhë me “OK”-in e presidentit Halili. Nëse Shehi do të prishë kontratën me konsensus apo Shkëndija e Tirana do të kenë një marrëveshje ekonomike, kjo mbetet për t’u parë.Europa League scouting report: KF Shkëndija - The AC Milan Offside

Të fundit

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Një tjetër helikopter fluturon mbi shtëpinë e BBV, ja për kë banor ishte mesazhi

Në Big Brother Vip tashmë kemi parë të vijnë dronë me mesazhe motivuese për banorët, por edhe helikopterë. Pas surprizës me helikopter, karafila dhe një...

Ulja e moshës ligjore për abort/ Ministrja Koçiu: Ligji është qartësisht i shkruar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu foli në emisionin “Real Story” për debatin që ka shkaktuar nisma ligjore për abortin. Gjatë kësaj interviste,...

Eksportohet energji/ KESH shet energji në vlerën e 3.2 milionë eurove për një javë

Shqipëria ka eksportuar sërish energji elektrike.Kjo ka ardhur si rezultat i reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë javëve të fundit duke rritur...

Lajme të tjera

Web TV