Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit, tre grupime me variante të ndryshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, për ndryshimet ligjore për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, paraqiten tre propozime të ndryshme nga PS, “Grupimi Basha” dhe “Grupimi Berisha”.  Çfarë pritet në ndodhë dhe ku ndahen palët për qëndrimet e tyre. Partia e Lirisë: Po synohet që me ligj të sulmohen kundërshtarët politik të Ramës.

Komisioni i Ligjeve nisi diskutimet mbi nismat e deputetëve për deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimit të certifikatave të pastërtisë për personat që kandidojnë në institucionet kushtetuese. Që në mbledhjen e parë u panë qëndrime të ndryshme ku PS kërkon që të riverifeikohen të gjithë personat që mbajnë poste të larta publike, apo që do të kandidojnë për poste të tilla, pavarësisht se kanë një certifikatë pastërtie, të lëshuar më parë nga dy komisionet si “Komisioni Mezini” dhe Bezhani”. Nga ana tjetër një pjesë e deputetëve të PD-së që hinjehn si “Grupimi Basha”, nëpërmjet Enkelejd Alibeajt ka propozuar që të hapen të gjitha dosjet e ish Sigurimit nga 29 nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes vendeve dhe atyre që cënojnë sigurinë kombëtare. Ndërsa “varianti i tretë” është ai i “Grupimit Berisha” që kërkon rikthimin e “Ligjit të Lustracionit” që parashikon një verifikim të thellë në thuajse të gjithë institucionet kryesore në vend. “Ne duhet të rikthejmë ligjin e vitit 2008 për lustracionin me mekanizma për të hequr ata që kanë shkaktuar atë gjëmë, duke filluar nga ata drejtues politikë që ngritën atë sistem kriminal komunist. Po ta kishim bërë në kohë dhe të kish funksionuar siç duhet ligji i vitit 1995, PS jo vetëm që do ishte boshatisur, por do ishte mbushur shpejt me gjak të ri.

Është e deformuar kështu sepse kjo nuk ndodhi dhe kërkuat në 2008 të rrëzohej ligji i lustracionit”-tha deputeti i PD-së Oerd Byltkbashi i cili ishte njëkohësisht edhe kundër propozimit të PS-së, por edhe të Alibeajt. Nisma për ndrysmimet ligjore për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit erdhi si emergjencë pasi Autoriteti i Dosjeve duke iu referuar dyshimeve se ish-presidenti Ilir Meta mund të ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, kërkoi ndryshime ligjore, pasi Meta kishte një “certifikatë pastërtie” nga komisionet e mëparshme dhe me faktet e reja sipas autoritetit të Dosjeve nuk mund të bënin asnjë veprim pasi nevojiteshin ndryshime ligjore. Në këtë linjë shkoi PS që me urgjencë futi në agjendë propozimet për ndryshimet ligjore, por tashm ka edhe dy variente të tjera nga grupimet brenda PD-së.

Lexo edhe :  U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Qëndrimet e palëve

“Pavarësisht fakteve të tjera që mund të dalin në dritë që përmbysin deklaratat e mëparshme si ish komisionet Bezhani apo Mezini, duke pasur ndalim në ligj, mungon kompetenca lëndore e shqyrtimit të akteve. Autoriteti nuk ka dot mundësinë të bëjë shqyrtim aktesh se nëse do e bente do ishim në kushtet e pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ. Nisur nga shpeshtësia e informacioneve të cilat rrëzojnë herë pas herë deklarata të mëparshme pastërtie ka lindur e nevojshme që kjo pengesë ligjore të evitohet për arsyen e parë që në kuadër të transparencës dhe të drejtës të informimit, duhet që ligjvënësi ta pajisë autoritetin me të gjitha mundësitë për të realizuar punën e vet”-deklaraoi deputetja e PD-së dhe njëkohësisht kryetare e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka. Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj theksoi se pqr një verifikim të thellë dhe që të shtrihet në kohë duhet që të konsiderohen të deklasifikuara dokumentet nga 29 nëntor 1944 deri në korrik 1991.

“Nga zbatimi i kësaj dispozite përjashtohen dokumentet e Sigurimit të Shtetit që lidhen me marrëdhëniet mes shteteve dhe Sigurisë Kombëtare. Diskutimi për deklasifikimin e dokumenteve të ish sigurimit të shtetit ka qenë i pranishëm në të gjitha tryezat publike. Kuvendi ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim, përfshi edhe nismën ligjore të vitit 2015. Ne besojmë se këto janë përpjekje të pamjaftueshme. Skepticizmi për hapjen e dosjeve në këto 30 vite, tani nuk është më i vërtetë. Askush nuk ka kërkuar shpagim, apo të ketë rrezik për trazira sociale”-tha Alibeaj.

Qartësisht të gjitha palët janë në qëndrime të ndryshme dhe pavarësisht se diskutimet do të vijojnë në Komisionin e Liogjeve dhe më pas në senacë Parlamentare, duket i vështirë gjetja e një konsensusi që të dalin me një draft që të marrë votat si të mazhorancës ashtu edhe të opozitës.

 

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV