“Të ruajmë fytyrën”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mbyllur dita e parë e Ligës së Kombeve, ku spikati ndeshja Francë-Austri, e cila u fitua nga vendasit me rezultat 2-0, ku shënuan Mbappe dhe Giroud.

Sot kryefjala e këtij kompeticioni shkon drejt Milanos, aty ku Italia do të përballet me Anglinë, në një ndeshje ku italianët do të përpiqen të mbajnë të paktën barazimin për të qëndruar në League A, nga ana tjetër fitorja do të jetë detyrim për anglezët.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme:

Në Britaninë e Madhe, Mirror Sport prezanton Itali-Angli të Ligës së Kombeve: “Harry është heroi im i San Siro-s”. Trajneri i Anglisë, Southgate: “Po e vë reputacionin tim në linjë për të mbështetur Maguire… Është ende i rëndësishëm për Anglinë”.Pasqyra e Ballit Sport 23.09.2022

Në Francë, L’Equipe ia kushton kopertinën fitores 2-0 ndaj Austrisë: “Shumë më pak e paqartë”. Pas katër ndeshjeve të pasuksesshme dhe dy muaj para ndeshjes së parë të Kupës së Botës kundër Australisë, Le Bleus u rikthye te fitorja falë Kylian Mbappé dhe Olivier Giroud, i cili shënoi golin e tij të 49-të për Kombëtarën”.Home L'Equipe 23/09/2022

“Inter voton Inzaghin” është titulli i italianes La Gazzetta dello Sport. Drejtuesit e Interit janë më të afërt me teknikun. Nuk ka më ankth, ka kohë për t’u rikuperuar.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 23/09/2022

“Të ruajmë fytyrën” ka shkruar Corriere dello Sport. Italia sfidon Anglinë dhe i duhet të shmangë humbjen për të qëndruar në League A të Ligës së kombeve.Faqja e parë Corriere dello Sport 23.09.2022

Tuttosport si zakonisht hapet me bardhezinjtë: “Juve, njësia kundër krizës”. Analiza e dosjes së lënduar, ndryshimi në metodat dhe intensiteti i stërvitjes, menaxhimi i rikuperimeve: klubi ndërhyn me ide dhe burra të rinj.Home Tuttosport 23/09/2022

Katalanasja Mundo Deportivo hapet me titullin: “Negociatat Griezmann”. Barça nuk dëshiron të shkojë në gjykatë dhe do të kërkojë një marrëveshje me Atleticon për lojtarin.Faqja kryesore Mundo Deportivo 23/09/2022

Lexo edhe :  Çiljeta: Dua të adoptoj një femijë, dua vajzë si ‘urë lidhëse’ mes dy djemve

“Shantazhi është i papranueshëm” shkruan prestigjozja Marca. 15 lojtarë nga ekipi spanjoll i femrave heqin dorë nga përzgjedhja, kërkohet largimi i trajnerit aktual.Faqja e Parë Marca 23/09/2022

“Endrick po afrohet” ka shkruar gazeta Sport. Vendoset samiti mes Barcelonës dhe përfaqësuesve të lojtarit për të analizuar nënshkrimin e tij të mundshëm.Home Sport 23.09.2022

Të fundit

Miliona klikime, Egla thyen rekordet e shikueshmërisë

inalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt...

Greqia pengesë për rrugën drejt BE? Mitsotakis: E pavërtetë!

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin drejt integrimit europian. Në një intervistë të dhënë në podkastin britanik “The...

De la Fuente publikon listën e Spanjës për Europian, mbeten jashtë Asensio dhe Ansu Fati

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka publikuar këtë të hënë listën e Spanjës parapërgatitore për Europianin e Gjermanisë Euro 2024. Pas Italisë...

Opozita kërkoi pezullimin e ligjit për komisionet hetimore, Kushtetuesja merr vendimin

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e opozitës për pezullimin e ligjit për komisionet hetimore. Vendimi përfundimtar pritet të jepet brenda 30 ditëve. Opozita ishte kundër këtij...

Takimi i dytë me Diasporën/ Rama në Milano, takim me emigrantët (Video Ekskluzive)

Turi për Diasporën i kryeministrit Rama, ndali në 26 Maj në Itali, pikërisht në Milano në  Pallatin e Sportit, Busto Arsizio. Fjala.al sjell disa video...

Lajme të tjera

Web TV