Shtator 1983/ Stanislav Petrov, koloneli rus që shpëtoi botën nga Lufta Bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stanislav Petrov ishte 44-vjeç në shtatorin e vitit 1983 dhe ishte nënkolonel i Ushtrisë Sovjetike, përgjegjës për qendrën e zbulimit të sulmeve bërthamore, të Bashkimit Sovjetik. Nga ai bunker, ai drejtonte rrjetin e madh të radarëve, satelitëve, teknikëve dhe analistëve që përpiqeshin të mbronin territorin e tyre nga raketat bërthamore amerikane. Në mesnatë, në qendër, u ndez alarmi: kompjuterët kishin zbuluar një raketë në fluturim mbi Rusi, me 24,000 milje në orë. Petrov kërkoi konfirmim; kompjuterët këmbëngulën, por satelitët nuk po e shihnin raketën. Petrov besonte (në raste të tjera) se makinat dhe algoritmet mund të gaboheshin. Ai vendosi të priste: në pesë minutat e ardhshme, ranë katër alarme të tjera. Një nga ato raketa kishte fuqi shpërthyese dy herë më të lartë, se të gjitha bombat e Luftës së Dytë Botërore. Duhet të jetë kaq e çuditshme të mendosh se ke në duar, fatin e botës. Nëse Petrov do të kishte ndjekur protokollin dhe do të kishte paralajmëruar eprorët, në pak minuta qindra raketa ruse do të ishin lëshuar në drejtim të territorit të SHBA. Në një orë, lufta bërthamore do të vriste dhjetëra-miliona njerëz. Petrov priti. Kompjuterët i ratifikonin të dhënat, por nuk kishte konfirmim vizual.

Stanislav Petrov kishte lindur në Vladivostok në vitin 1939; atij nuk i pëlqente të ishte ushtar, por për të kishte qenë gjithmonë një punë e lehtë. Përveç se në ato momente: nuk kishte vend për dyshime. Ai vendosi se alarmi duhej të ishte një gabim: nuk ishte e arsyeshme që amerikanët të lëshonin vetëm pesë raketa dhe jo me qindra, siç parashikonin të gjithë. Pak minuta më pas, radari konfirmoi se asnjë sulm nuk ishte duke ndodhur.

Lexo edhe :  Nuk uroi Luizin dhe Kiarën për lindjen e vajzës, Zhaklina zbulon arsyen

“Petrov sapo kishte shpëtuar botën. Bota nuk e dinte dhe vazhdoi përpara, sikur të mos kish ndodhur asgjë. Ushtria ruse e ruajti sekretin: sistemi i tyre i mbrojtjes kishte treguar një defekt shumë të madh për t’u folur hapur, dhe kjo është arsyeja pse ne e kemi mësuar, vetëm dy dekada më vonë. Për një arsye të çuditshme, kur mësojmë këto gjëra, nuk shtyhemi që të pyesim, se sa të tjera injorojmë: të pyesim pra, se çfarë mund të jetë duke ndodhur sot, e që ne do ta mësojmë një ditë në të ardhmen”, shkruan El Pais.

Stanislav Petrov nuk qëndroi shumë gjatë në ushtri. Gruaja e tij vdiq dhe ai kërkoi të tërhiqej.

Stanislav Petrov nuk u dekorua kurrë nga Rusia për këtë vendim të tij, pasi Kremlini e quajti një dështim të sistemit mbrojtës interferimin e motit të keq në sistem. Gjithsesi për vendimin e tij Petrov u vlerësua në 2006 me një çmim nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV