10 herë më shumë radioaktivitet se Çernobili/ Katastrofa bërthamore që i trembet bota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia mund të lëshojë dhjetë herë më shumë radioaktivitet vdekjeprurës sesa në Çernobil 36 vjet më parë.

Kështu është shprehur ministri i Mbrojtjes së mjedisit të Ukrainës Ruslan Strilets, i cili ndodhet në Qipro në konferencën mjedisore të OKB-së.

Ai i tha Associated Press se një lëshim i radioaktivitetit të asaj përmasash mund të zgjerohet deri në 2 milionë km katrorë, tre herë më i madh se sipërfaqja totale e Ukrainës.

Një aksident mund të shkaktojë gjithashtu një valë refugjatësh që do ikin në zona të tjera të Ukrainës ose jashtë vendit.

Strilets shtoi se rreth 3 milion hektarë pyll ishin dëmtuar ose djegur që nga fillimi i pushtimit rus, sipas Al Jazeera.

Në kombinim me sulmet ruse në depot e naftës dhe objektet industriale, zjarret në pyje kanë nxjerrë më shumë se 67 milionë ndotës në ajër. Aktualisht, 812 zona të mbrojtura nga natyra ose janë dëmtuar ose mbeten nën kërcënim.

Ai shtoi se një vlerësim paraprak i dëmit mjedisor që ka shkaktuar lufta në shtatë muajt e fundit e vendos koston në mbi 36 miliardë euro.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV