“Ç’do të mbjellësh, do të korrësh”/ Mesazhi i fortë i ambasadores Yuri Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, mori pjesë sot në ceremoninë për Festimin e 100 Vjetorit të Marrëdhënieve SHBA-Shqipëri me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Në fjalën e saj ajo vuri theksin tek marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe SHBA, teksa cilësoi se Shqipëria duhet të ekzistojë si një shtet sovran.

“Ekziston një thënie që përdoret pothuajse në çdo vend të botës: “Ç’do të mbjellësh, do të korrësh”. Më shumë se njëqind vjet më parë, kur Lufta e Parë Botërore përfundoi, një farë u mboll në rrënojat e luftës  ishte ideja që kombet kanë të drejtë të përcaktojnë fatin e tyre dhe se Shqipëria duhet të ekzistojë si një shtet sovran, i pavarur.

Ajo farë u mboll së bashku me një tjetër, të cilën e kemi qëkur lindim – idenë se njerëzit duhet të jenë të lirë, se ne zotërojmë disa të drejta, se secili prej nesh meriton dinjitet. Ato fara të çmuara u rritën në mënyra të ndryshme, të shtrembëruara në errësirën e imponuar nga diktatura komuniste. Në vitin 1991, populli i Shqipërisë kaloi përtej asaj errësire.

Duke vepruar kështu, ju më në fund jo vetëm e latë diellin të ndriçojë mbi ato fara, por bashkuat duart sërish me ne për të mbjellë fara të reja. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit – ose AADF – ishte një prej atyre farave. Në vitin 1995, populli amerikan – nëpërmjet USAID-it – dha 30 milionë dollarë për të krijuar Fondin Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve. Këto para kishin një qëllim – të nxisnin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

AAEF investoi në projekte, fshatra, biznese – ata investuan tek populli shqiptar dhe e ardhmja e tyre. Në vitin 2009, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit – ose AADF – lindi nga AAEF për të forcuar institucionet demokratike, për të nxitur zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe për të kontribuar në stabilitetin rajonal.

AADF gjithashtu po i jep formë brezit të ardhshëm të udhëheqësve shqiptarë, të cilët do të ndërtojnë një Shqipëri më të drejtë, më të begatë dhe më të sigurtë. Mund të thuash se AADF po mbjell fara për një stinë të re dhe korrje më të mëdha për të ardhmen.

Urime AADF për kontributin tuaj për demokracinë dhe begatinë në Shqipëri! Faleminderit të gjithëve për kontributin tuaj në forcimin e miqësisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, tha Yuri Kim.

Të fundit

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle

Bashkia e Gramshit çel sezonin turistik. Këngë, valle dhe gatime tradicionale janë organizuar në Liqenin e Dushkut, ku mijëra...

Orari më i mirë për të konsumuar darkën

Lufta për të mbajtur një peshë të shëndetshme rritet me moshën, pasi metabolizmi ynë ngadalësohet dhe gjërat duket se nuk funksionojnë si më parë....

Tirana nis përgatitjet për “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

Tirana ka nisur përgatitjet për vitin 2025, kur bashkë me Aleksandrinë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Kryetari i Bashkisë së...

Gratë apo burrat, cilët bëjnë gjumë më të mirë

Duket se problemet me cilësinë e gjumit kanë më shumë lidhje me gratë se sa me burrat, kjo sipas studimeve që kanë bërë së...

Festohet dita e Shën Gjergjit në fshatra të Gorës, i pranishëm dhe ambasadori bullgar

Në Borje dhe fshatrat e tjerë të Gorës të Kukësit u festua dita e Shën Gjergjit, festë kjo që kremton fundin e dimrit dhe...

Lajme të tjera

Web TV