Tensionet me Greqinë për Egjeun/ Putini bën gati raketën shkatërruese për Erdoganin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet mes dy Turqisë dhe Greqisë janë rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit, në një kohë kur ekspertët ndërkombëtare vlerësojnë se situata e do të vijojë, madje përflitet shpesh edhe për mundësinë e një konflikti të armatosur.

Mirëpo, Greqia duket se është e vetëdijshme për fuqinë ushtarake të rivalit të saj.

Ndaj, mediat greke shkruajne: “Duhet të dimë se Turqia është një vend kryesor prodhues i pajisjeve të mbrojtjes , me shumë miliarda eksporte dhe klientë nga vende të gjithë planetit.”

Kjo industri është veçanërisht e rëndësishme për PBB-në e vendit, përveç fuqisë ushtarake dhe gjeopolitike që i ofron vendit.

Madje, pala greke është e shqetësuar se turqit po zhvillojnë raketa hipersonike. Një gjeneratë e re raketash që janë praktikisht të pamundura për t’u kapur, duket se do të vijnë në Turqi, nga vendi mik, Rusia, nisur edhe nga raportet e ngushta që kanë dy presidentët, Putin dhe Erdogan.

Flitet, se dy vendet kanë diskutuar për teknologjinë Scramjet është një variant i një motori reaktiv, në të cilin djegia ndodh me rrjedhën e ajrit me shpejtësi supersonike. Në këta motorë ajri kompresohet fort përpara djegies dhe falë një dizajni krejtësisht të ndryshëm ai lejon që motori të jetë veçanërisht efikas në shpejtësi jashtëzakonisht të larta.

Raketat hipersonike mund të udhëtojnë me shumë herë shpejtësinë e zërit dhe janë padyshim jashtëzakonisht të vështira për t’u zbuluar dhe për t’u kapur nga pothuajse të gjitha sistemet ekzistuese antiraketë.

Nëse rusët kanë shkëmbyer teknologjinë me raketa hipersonike me Turqinë, me siguri po flasim për raketën Kinzhal, e cila ka informacione të pakonfirmuara se është përdorur tashmë në Ukrainë dhe ndoshta në Siri.

Lexo edhe :  Një stuhi gjeomagnetike pritet të godasë sot Tokën, shkakton probleme edhe me internetin

Kjo raketë e veçantë lëshohet nga një avion, ka një rreze veprimi deri në 2000 kilometra dhe gjithashtu mund të mbajë koka bërthamore. Shpejtësia që mund të arrijë është dhjetë herë më e madhe se ajo e zërit.

Ekziston edhe raketa Tsirkon me një rreze veprimi prej 1000 km dhe një shpejtësi 9 herë më të madhe se shpejtësia e zërit  (edhe pse ndoshta është ende në fazën e testimit dhe zhvillimit).

E rëndësishme është të theksohet se këto lloj raketash janë ende në fazën e zhvillimit, veçanërisht ato ruse. Megjithatë, nëse vërtet ka ndonjë lidhje midis Turqisë dhe Rusisë në këtë çështje, në praktikë nuk ekziston një sistem i mbrojtjes ajrore që mund të përballet ose të bllokojë sulmet me raketa hipersonike.

 

 

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe më të matur. Nëse jeni...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Lajme të tjera

Web TV