Dëmtoi arbitrin me sende të forta, arrestohet 50-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ndeshjen e sotme të luajtur në stadiumin e Delvinës, mes vendasve dhe AF Elbasanit, dueli është ndërprerë në minutën e 60-të.

Kjo, pasi arbitri kryesor Xhulio Agolli nga Fieri, është goditur nga tifozët me sende të forta në pjesën e kokës dhe ka qenë i pamundur vijimi i takimit. Ky takim ishte i vlefshëm për javën e pestë të grupit B në Kategorinë e Dytë dhe deri në ato momente rezultati ishte 0-0. Situata precipitoi pas një pretendimi për penallti të Delvinës dhe më pas tifozët hodhën sende në fushë.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin T. P 50-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Delvinë/Hodhi sende të forta në fushë duke dëmtuar arbitrin kryesor të ndeshjes së futbollit, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin T. P., 50 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë së dytë, ndërmjet skuadrave të Delvinës dhe Elbasanit, të zhvilluar ditën e sotme, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, 50-vjeçari nga lartësia e një pallati afër stadiumit, ka hedhur sende të forta (gurë), në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes, shtetasin Xh. A., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Të fundit

Eventi madhështor sportiv “Tiranathlon”, ja si devijon qarkullimi i mjeteve këtë të dielë

Pas tre eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ është rikthyer për të katërtin vit radhazi. Ky event i...

Moti i keq, rrëzohet fasada e pallatit në Tiranë, qytetarët shpëtojnë për mrekulli

Fasada e një pallati në Tiranë është dëmtuar si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin pasditen e sotme. Mësohet se disa pllaka janë...

Çfarë ndodhi? Paditet ish-presidenti i njohur, dyshohet se…

Prokurorët në Kolumbi ngritën sot formalisht akuzat ndaj ish-presidentit te djathtë Alvaro Uribe për rryshfet ndaj dëshmitarëve dhe mashtrim financiar, në gjyqin e parë...

Plas debati i ashpër mes Robertit dhe Albanos: Do t’a zbulosh sa burrë jam?

Robert Aliaj, pas hyrjes së tij në fermë ka krijuar debate me fermerët, një prej të cilëve është edhe Albano Bogdo. “Përplasjet” e tyre kanë...

Votoi rezolutën e Srebrenicës, Vuçiç reagon ashpër: Maqedonia e Veriut më goditi fort

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se e kishte të vështirë të duronte faktin që Maqedonia votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen...

Lajme të tjera

Web TV