“Ndiej dhimbje për Tiranën”/ Alimehmeti: Ja çfarë më shtyu të garoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Ilir Alimehmeti ka rrëfyer se ka pasur një frymë dhe shtysë nga ana e qytetarëve që të kandidojë për Bashkinë e Tiranës.

I ftuar në Euronews, Alimehmeti tha se ndjen dhimbje për Tiranën, për mënyrën se si është abuzuar me kryeqytetin. Ai u shpreh se ka një ndjenjë të fortë që e ka shtyrë ta marrë këtë vendim.

“Sa kohë u desh të vinte ndjenja, sepse në fund, unë nuk besoj se jam i vetmi që kam këtë ndjenjë, një ndjenjë e fortë dhimbjeje për Tiranën, për komunitetin, për atë që po humbim përditë. Po ta kthesh në një dhmnbshuri konstruktive për të ngritur diçka më tej, kjo mund të bëhet. Këtu pati edhe një ngritje vale, kërkese, shtyse, nga shoqëri civile, nga persona të ndryshëm. Ju e patë se si u prit 1 muaj më parë, disa lajme që përhapen portalet e bashkisë dhe kjo ngriti frymë dhe pritshmëri në njerëz,”- theksoi ai.

Alimehmeti dorëzoi sot kandidaturën për Primaret për Bashkinë Tiranë.

Të fundit

Shqipëria, i vetmi vend në rajon që nuk ka prioritet të përdorë teknologjinë

Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka në prioritet përdorimin e teknologjisë për zhvillimin e kapitalit...

KUJDES! Dogana e Përgjithshme kalon online pesë shërbime të rëndësishme

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka njoftuar ditën e sotme kalimin online të pesë shërbimeve të rëndësishme. Aplikimi online për pajisjen me dokumenta të caktuara...

Ujërat e ndotura/ Balluku: Subjektet që nuk zbatojnë ligjin, përballen me penalitete

1 maji është afati i fundit për të gjitha subjektet për të vendosur impiante të trajtimit të ujërave të ndotura. Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku zhvilloi...

Universiteti ‘Columbia’/ Protestuesit bllokojnë një nga sallat e universitetit

Një grup protestuesish në Universitetin ‘Columbia’ në Nju Jork ka bllokuar një nga sallat e universitetit duke mos lejuar punonjësit dhe studentët e tjerë...

Kundërshtare apo bashkëpunëtore me Argita Malltezin? Ja si përgjigjet Basha

As kundërshtare dhe as bashkëpunëtore nuk e zgjodhi kreu i PD Lulzim Basha, Argita Malltezin, me të cilën ka pasur një njohje të vjetër...

Lajme të tjera

Web TV