Intervista/ Rama: Pas Berishës dhe Metës fshihen interesat e Kremlinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Report TV”, komentoi zhvillimet në vend, ku për kundërshtarët opozitarë u shpreh se po bëjnë politikë me “Rublat e Rusisë”. Ndërsa në lidhje me krizën energjitike, tha se 80 për qind e vlerës së faturave të abonentëve familjarë paguhen nga qeveria.

Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në një intervistë televizive ku përsëri ka shigjetuar opozitën duke e qujatur si të lidhur me Kemlinin. Pas financimit të Partisë Demokratike nga Rusia, Rama ngre pretendime se opozita po bën të njëjtën politikë me Kremlinin. Opozitën e Sali Berishës dhe Ilir Metës, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar jo si kundërshtarët të tij, por të interesave të shqiptarëve. I ftuar në ‘Real Story’, kreu i qeverisë tha se kjo opozitë po bën në Shqipëri gjithçka që Kremlini dëshiron. “Nuk janë kundërshtarët e mi, por kundër interesave të shqiptarëve, edhe faktet e kanë treguar lidhja e tyre me paratë ruse nuk është një hipotezë, por është një fakt dhe është një lidhje që nuk është shkëputur, qasja, mënyra dhe argumentet dhe përpjekja për të turbulluar me gjithçka Kremlini dëshiron të ndodh në Shqipëri dhe ka një harmoni se si përgatiten gjërat me forca të ngjashme në vendet e tjera, shqiptarëve që janë shqiptar nuk u takon të kenë asnjë ligje me Kremlinin, por këta e kanë”, tha Rama.

Fasha 800 Kwh

Rama e riktheksoi qëllimin e Qeverisë për të mbrojtur konsumatorët familjarë në këtë krizë energjetike, ndërkohë që e përsëriti deklaratën se do të jetë Qeveria ajo që do të vendosë ose jo fashën 800 kËH. “ERE nuk ka asnjë detyrë dhe të drejtë vtë vendosë fashën. Fashat vendosen bazuar në një politikë të qeverisë. Ne kemi vendosur një mburojë financiare për familjarët dhe biznesin e vogël. Nga faturat që i shkon atyre në shtëpi 20% i paguajnë familjarët dhe 80% i paguan Qeveria. Pothuajse i njëjti raport vlen edhe për biznesin e vogël. Dhe kjo s’ka të bëjë me ERE-n, që vendon çmimin real. Synimi është që të nxisim kursimin. E rëndësishme me shqiptarët është që të mos i gënjesh dhe të ndash me ta të vërteta. E rëndësishme është që ne nuk e kemi zgjedhur këtë luftë dhe kjo nuk ka të bëjë me ne. Lufta e Putinit ndaj Ukrainës nuk ka qëllim fundor Ukrainën, por është sebepi për të gjunjëzuar perëndimin”, tha Rama i ftuar në ‘Real Story’ .

Shqipëria në arenën ndërkombëtare

Kryeministri Rama tha sonte në ‘Real Story’ në Report Tv se është e qartë tashmë që vendi ka fituar një respekt shumë të më madh ndërkombëtarisht. Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak se Qeveria e ka kërkuar respektin me punë dhe me meritë. “Së pari është e vërtetë dhe e kot të kundërshtohet se sot Shqipëria trajtohet me shumë më tepër respekt dhe nuk besoj se shumëkush e ka imagjinuar që Shqipëria do të ishte vendi ku më 6 dhjetor do të mblidhen të gjithë liderët e vendeve të BE-së apo që edhe të mblidhet këtu vitin e ardhshëm edhe Samiti i Procesit të Berlinit. Ne japim respekt dhe kërkojmë respekt. Pra kemi ndryshuar qasjen. Këto janë edhe reflektime të qasjeve që janë arritur nga Shqipëria, që këtu errësohen nga arsye që s’ka nevojë të humbasim kohë t’i komentojmë. Këto arsye janë në syrin e të gjithë të huajve”, tha Rama në bisedën me gazetarin Sokol Balla.
Protesta e 12 nëntorit

Lexo edhe :  Zgjedhjet për delegatët/ Voton Veliaj: Të bëhemi gati për progesin e Partisë Socialiste

Edi Rama u pyet edhe për protestën e opozitës të paralajmëruar më 12 nëntor dhe deklaratat nga Paloka dhe të tjerë se atë ditë do të futen në kryeministri. “Këta e mendojnë raportin me përfaqësimin dhe mandatin qeverisë si një raport me paralajmërime dhe kërcënimesh në këto kohë që është shumë specifike për të gjithë bashkësinë euro atlantike të cilës i përkasin. Këta meritojnë neveri dhe asgjë tjetër. Janë thjesht ferra në këmbët e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, i komentoi Rama deklaratat e opozitës. Ndërsa i pyetur nëse do të jetë në zyrë atë ditë, Rama u përgjigj se “nuk jemi këtu duke shkruar këngën e re të Oso Kukës por jemi në një vend anëtar i NATO-s dhe nuk mund të mendohet në këto terma që ‘a do jesh ti në kullë kur të vijë hasmi apo do ia lësh hasmit’. Kjo gjuhë është e papranueshme”.

Rama mesazh shqiptarëve

Kreu i qeverisë nuk ka kursyer komentet për opozitën duke i dhënë një mesazh të gjithë shqiptarëve që mendojnë se Edi Rama dhe PS nuk do e çojnë vendin përpara. Rama u shpreh se duhet të gjejnë një forcë tjetër për të ndjekur, jo Berishën dhe Metën. “Vetëm këtu mund të ndodhë që forcat që i thonë vetes opozitë të ekzaltohen që informacionet e nxjerra nga hakerat, aspak dashamirës, armiqësor ndaj vendit tonë, në pikën që pa bërë asnjë verifikim, pa marrë asnjë minutë hidhen përpjetë e flasin për 22 mln euro të shpenzuara me chartera. Për rublat nuk e them vetëm unë. Unë e them kur kjo doli në media dhe përgjigja u dha jo vetëm nga aleanca e rublave në PD, por edhe nga analistë e opinionistë të reshtuar në frontin e urrejtjes që ishte sajesë e imja dhe papritur doli në raportin e Shërbimit Sekret Amerikan që paratë ruse janë hedhur për të rrëzuar PS. Edhe mënyra si është administruar më pas duke ja hedhur fajin njëri-tjetrit, konfirmon që rublat janë në lojë në politikën shqiptare dhe jo vetëm. Jam i bindur që shqiptarët do ta mësojnë këtë gjë, por i them se askush nuk ju kërkon të doni mezor Edi Ramën apo të votoni mezor PS apo të bëheni të vetëdijshëm që është e vetmja forcë që e çon vendin përpara, ama zgjidhni të tjerë. Shqiptarët që kanë respekt për veten s’mund të jetë ndjekës i personazheve të tilla, një i shpallur non grata, nga një ish president që kam patur bashkëpunim. Sot lufta e mohuar nga këta e nxjerr që është diçka më e rëndë. Si mund të bëhemi kaq qesharak e të parespektueshëm duke i dhënë akoma kredite një personazhi që gënjen sa herë hap gojën”, tha Rama.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV