Largimi nga Shqipëria/ Rama: I mirëkuptoj të rinjtë, rrugët janë të hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur për lëvizjen e shqiptarëve drejt Anglisë ku tha se edhe vetë anglezët kanë shkuar në Australi. Ndërsa është ndalur edhe për protestën e 12 nëntorit të thirrur nga opozita duke e konsideruar dyshen Berisha-Meta si vegla të Kremlinit.

Në një takim me të rinjtë në Tropojë, këtë të enjte, kryeministri Rama foli për largimet nga vendit gjatë kohëve të fundit. Ai u shpreh se dilema të qëndroj apo të largohem nga vendi, është normale në kohën kur lëvizja është e lirë. Ai shtoi më tej se edhe britanikët kanë pasur një 20-vjeçar emigrimi pas Luftës së Dytë Botërore. “E di që jeni në dilemën të rri apo të iki, por kjo është normale, legjitime në kohën që jetojmë, kur nuk jemi më të mbyllur, mundësia për të lëvizur është aty. Gjithsecili në moshën tuaj është në të drejtën e vet për të kërkuar të çajë malet dhe të arrijë majat. Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që ikin dhe duan të provojnë eksperienca të reja, të matin forcat aty ku mundësitë janë më të mëdha. Kjo është normale. Këtë e kanë kaluar të gjitha vendet. Në intervistën e BBC thash edhe diçka që ata e kishin prerë për arsye kohe, që pas Luftës së Dytë Botërore, britanikët patën një 20-vjeçar të gjatë emigrimi të vazhdueshëm dhe u krijua një komunitet i tërë britanikësh në Australi, një komunitet që arrin në 10 milionë njerëz, po kështu në Amerikë, po kështu edhe migrimi brenda vendit. Kjo është normale. Nga ana tjetër, unë kam ardhur në Tropojë prej vitesh dhe sot është një realitet krejtësisht tjetër. Nuk ka lidhje me atë që ka qenë kur unë kam ardhur për herë të parë. Tani sheh që këtu ka jetë, këtu ka shpresë. Askujt nuk do t’i thosha që këtu është më mirë. Varet se çfarë mund të bësh këtu e çfarë mund të bësh atje”, tha Rama. Në fund, Rama u shpreh se koha kur shqiptarët më shumë do të kthehen sesa do të ikin nuk është e largët.

Lexo edhe :  Së shpejti baba, Ermal Meta zbulon emrin e vajzës!

Protesta e Berishës dhe Metës

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Sali Berishës nga Tropoja në lidhje me deklaratat e tij për protestën e 12 nëntorit, ku ka kërkuar që kreu i qeverisë të dorëhiqet para kësaj date. Sipas Ramës, opozitë nuk e merr dot pushtetin, por përdori një shprehje tashmë të njohur për të “Nocin do marrin”. Duke folur per financimet ruse, Rama tha se paratë ata i marrin për vete e pastaj u dalin lakrat më vonë por këtë herë nëse lakrat dalin më vonë mund të jetë shumë vonë. “Nuk është çështja e marrjes së pushtetit se nuk kanë çfarë marrin. Si e kanë marrë më parë kanë për ta marrë prapë. Nocin domethënë, por këtu është fjala për të mbajtur në ekuilibër vendin, kombin, dinjitetin tonë. Mund të kesh 1 mijë arsye që mos e duash fare ta shohësh me sy PS që mos duash ta shohësh me sy qeverinë e PS, mua po e po se jam e i gjatë, çështja është që asnjë nga këto arsye nuk të justifikon të shkosh pas veglave të Kremlinit e të zhytesh në çorbën e parave ruse. Aq më tepër që paratë ata i marrin për vete e pastaj u dalin lakrat më vonë por këtë herë nëse lakrat dalin më vonë mund të jetë shumë vonë. S’ka asnjë dyshim që asnjë nga këto nuk kërcënon shumicën se shumica nuk është as qeveria as grupi parlamentar, shumica janë njerëzit që nuk i hanë këto lloj lojërash”, tha Rama.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV