Reshje shiu në të gjithë vendin dhe ulje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar përgjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën. Parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke sjellë shira intensivë në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Jugore. Ndërsa zonat Lindore do të kenë më pak reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore dhe Qëndrore do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Po ashtu pjesa më e madhe e Europës Jugore do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do të sjelli rrebeshe shiu. Ndërsa në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm paraqitet Europa Jugperëndimore, Brigjet e detit të Zi dhe Lindja e kontinentit.

Kosova

Territori i Kosovës do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash gjatë ditës së shtunë, ku dhe do të ketë reshje të konsiderueshme në vend. Pritet që reshjet të jenë në zona të izoluara me intensitet të lartë dhe mesatar. Më të dukshme shirat parashikohet të jenë në zonat Perëndimore dhe Veriore.

Maqedonia e Veriut

Vranësirat e dendura do të mbizotërojnë të gjithë vendin duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorine MV. Parashikohet që reshjet të jenë me intensitet deri mesatar herë pas here, ku më të dukshme reshjet do të jenë përgjatë kufirit me territorin Shqiptar.

Të fundit

Çfarë po ndodh/ Rrogat u rritën, por puna në shtet po preferohet më pak

Puna në shtet, edhe pse vijon të mbetet një mundësi e preferuar dhe që ngjall interes, duket se nuk...

Vrau policin e “Shqiponjave” në Fier, jepet vendimi për Azgan Mernicë

Arrest me burg vendosi gjykata e shkallës së parë  Fier për Azgan Mernicën autorin e vrasjes së policit të repartit “Shqiponja” të policisë Fier, ...

Superleku në revansh/ Euro dobësohet me 12 pikë krahasuar me një viti më parë

Kursi i këmbimit në Shqipëri ka pasur luhatje të forta gjatë këtij viti duke rezultuar me një mbiçmim të lekut me gati 12 pikë.aktualisht...

Veti detoksifikiuese dhe antioksiduese/Fruti që do ju ndihmojë të hiqni dhjamin nga barku

Ekspertët theksojnë se sekreti i humbjes së përhershme të peshës nuk ka të bëjë me numërimin e vazhdueshëm të kalorive, por me rregullimin e...

Stuhia më e fortë diellore në 20 vitet e fundit prek Tokën, cfarë efektesh ka?!

Stuhia diellore më e fortë në më shumë se dy dekada preku Tokën (10.05.2024), duke shkaktuar aurora spektakolare në mbarë botën. Sipas Qendrës së Parashikimit...

Lajme të tjera

Web TV