“Bedel”/ Rama shpërthen në ofendime ndaj opozitës: Do dilni ‘kastravec’ nga kjo histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca plenare nisi me debate për Portin e Durrësit që u miratua me 62 vota pro dhe 19 kundër. Opozita kundërshtoi që të futej me procedurë të përshpejtuar projektligji për portin e Durrësit.

Sakaq, kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në ofendime ndaj deputeteve të opozitës në Kuvend duke i akuzuar si të shitur dhe i ka quajtur “një turp të madh për vendin”.

Gjatë diskutimeve për invdestimin 2 miliardë euro për Portin e Durrësit, Rama tha se opozita është mësuar të marrë para ‘cash’ nga armiqtë e të zbardhë dhëmbët.

Rama: Për ta bërë Shqipërinë më demokratike, më të drejtë, më transparente, më të denjë, apo do thoni që nuk keni marrë para ruse? Deri dje mund ta thonit sepse mund të hidhnit tezën që hodhët se ishte komplot i Sorosit me Edvinin. Është raport i CIA-s që e shkruan të zezë mbi të bardhë se PD është financuar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj dhe s’keni gojë të dilni e të flisni se cdo bëhet me vendin tonë. Jeni kaq të pafe, kaq pa din e iman, kaq të pafytyrë sa 2 miliard investim që i bën ai që vjen, ju thoni kujt do ia jepni. S’keni faj se jeni mësuar të merrni para cash nga armiqtë e të zbardhni dhëmbët se janë e qeshura e madhe e marrëzisë.

Nikolla-Bardhit: Kujt ja drejton dorën? Hajt qëndro aty tani.

Rama: Buxheti 2023 diskutohet në kushtet e një krize. Kjo është arsyeja pse i thoni shqiptarëve ekzaktësisht, ca nga budallëku ca se jeni bedel se nuk e kuptoni pse jeni këtu. Më e keqja është se ju tërheqin nga hunde disa të tjerë se e dinë mirë çfarë bëjnë. Thonë atë që thotë Putin, ç’lidhje ka inflacioni me mua, ç’lidhje ka kriza e energjisë. Çfarë lufte, s’ka luftë. Ju jeni bedel, s’keni idenë çfarë thoni. Ju morët para ruse, ngritët vathën, çadrën, blegërinit për rrëzimin e qeverisë se ju jeni të shitur. Disa prej jush janë të shitur dhe kanë marrë paratë, disa të tjerë janë të shitur se janë gjela deti. Një turp i madh për këtë vend e parlament jeni të gjithë ju. Ju do dilni siç hytë, kastravec, siç thotë poema e famshme që është këngë. Siç hyri dhe doli, kastravec. Kështu do dilni nga kjo histori.

Të fundit

Eventi madhështor sportiv “Tiranathlon”, ja si devijon qarkullimi i mjeteve këtë të dielë

Pas tre eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ është rikthyer për të katërtin vit radhazi. Ky event i...

Moti i keq, rrëzohet fasada e pallatit në Tiranë, qytetarët shpëtojnë për mrekulli

Fasada e një pallati në Tiranë është dëmtuar si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin pasditen e sotme. Mësohet se disa pllaka janë...

Çfarë ndodhi? Paditet ish-presidenti i njohur, dyshohet se…

Prokurorët në Kolumbi ngritën sot formalisht akuzat ndaj ish-presidentit te djathtë Alvaro Uribe për rryshfet ndaj dëshmitarëve dhe mashtrim financiar, në gjyqin e parë...

Plas debati i ashpër mes Robertit dhe Albanos: Do t’a zbulosh sa burrë jam?

Robert Aliaj, pas hyrjes së tij në fermë ka krijuar debate me fermerët, një prej të cilëve është edhe Albano Bogdo. “Përplasjet” e tyre kanë...

Votoi rezolutën e Srebrenicës, Vuçiç reagon ashpër: Maqedonia e Veriut më goditi fort

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se e kishte të vështirë të duronte faktin që Maqedonia votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen...

Lajme të tjera

Web TV