Lavrov i sëmurë? Shfaqet në pishina në Bali, rusët e “masakrojnë”: Vdes për Amerikën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov është shfaqur sot i relaksuar buzë pishinës të një spitali në rajonin ekzotik të Balit, Indonezi.

Mediat kanë spekuluar se Lavrov kishte probleme me zemrën, por Ministria e Jashtme ruse ka qenë e shpejtë të përgënjeshtrojë se kryediplomati rus nuk ka shqetësime shëndetësore.

Megjithatë, prania e tij në spitalin “BIMC Nusa Dua”, të Balit është konfirmuar nga syri i mprehtë i përdoruesve të internetit që kanë arritur ta gjeolokalizojnë.

E sikur të mos mjaftonte kjo, tashmë rusët janë të inatosur me ministrin e tyre të Jashtëm për një tjetër arsye. Në videon ku shfaqet i relaksuar buzë pishinës, ata kanë vënë re se Lavrov mban në dorë një orë Apple Watch, si dhe iPhone, të dyja produkte të famshme amerikane.

Rusët thonë se këto produkte, përfshi “iCloud” janë të monitoruara nga CIA-amerikane, ndaj me humor bëjnë thirrje për braktisjen e teknologjisë amerikane, dhe zëvendësimin me pajisje kineze, duke iu dorëzuar kështu spiunëve kinezë. “Thikë me dy presa”, shkruajnë ata në rrjetet sociale.

Një tjetër detaj që nuk i ka shpëtuar internetit është se lavrov mban veshur një bluzë të artistit të famshmë amerikan të viteve ’80, Jean-Michel Basquiat. Ky i fundit hapur homoseksual dhe anti-kolonialist.

Të fundit

Arrestohet hajduti i monopatinave në Tiranë

Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi vishte monopatina në rrugët e kryeqytetit dhe i shiste ato. Në...

Ministri Balla homazhe në nderim të efektivit të ‘Shqiponjave’

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të punonjësit të policisë së forcave Shqiponja në...

“Duhet një ‘kokë turku”, Mediu: Kjo që kërkon SPAK ndodh vetëm në juntat ushtarake

Ish ministri Fatmir Mediu, në deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se po kërkohet një “kokë turku” për Gërdecin. Ai...

Pr.rezolutën e PS/ Mungon Gazment Bardhi, Konferenca e Kryetarëve shtyn diskutimet

Konferenca e Kryetareve ka vendosur që të shtyjë diskutimin mbi projektrezolutën e PS. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se shkak i shtyrjes është...

Kush është shqiptarja që i ka vjedhur zemrën këngëtarit britanik?

Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur këngëtari britanik Gavin Rossdale bëri publike lidhjen me të dashurën e tij shqiptare Xhoana Xheneti. Megjithatë, media “Page...

Lajme të tjera

Web TV