Pastrim parash?/ Alibeaj ngre dyshimet për aferë në projektin e Portit të Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Porti i Durrësit është bërë “karta e fortë” e opozitës për të sulmuar qeverinë. Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar se ky projekt është në shkelje të Kushtetutës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ngritur pikëpyetje mbi projektin e Portit të Durrësit, duke deklaruar se “skenari i pastrimit të parave që po bëhet sot në kullat e Tiranës, mund të përsëritet edhe në këtë projekt”. Alibeaj deklaroi se qeveria shqiptare pëson humbje prej 350 milionë eurosh nëpërmjet dhënies së truallit, ndërtesave, përjashtimit nga taksat e ndikimit në infrastrukturë dhe strehimit social, si dhe heqja dorë nga fitimet vjetore të Portit Durrësit. “Ajo që dihet është se vetëm projekti ka kushtuar 10 mln Euro, ndërkohë që zëra të pavarur ekspertësh thonë se transferimi i portit në Porto Romano mund të kushtojë deri në 1 miliard Euro. Pra, kush i merr përsipër këto kosto dhe a i ka kalkuluar qeveria shqiptare këto kosto shtesë për realizimin e projektit të Portit të Durrësit? Krahas asaj që e përmendëm më lart, pra shteti ofron 630 milionë euro pasuri dhe të drejta, shteti do të përballojë kosto e transferimit, kostot e shpronësimeve, kosto e shërbimeve ligjore dhe kosto e depozitimit të mbetjeve”, shprehet ai. Sipas tij, ky tender u bë për leverdi politike. “Leverdia ekonomike: Pyetje që me të drejtë mund të ngrejë çdo qytetar, është cila është leverdia ekonomike që ka shteti shqiptar për realizimin e këtij projekti. Për të kuptuar leverdinë, do të na duhet të kuptojmë se çfarë ofron shteti shqiptar dhe çfarë merr në këmbim. Nga përllogaritjet e bëra mbi dokumentacionin zyrtar rezulton se shteti shqiptar nëpërmjet dhënies së truallit, ndërtesave, përjashtimit nga taksat e ndikimit në infrastrukturë dhe strehimit social, si dhe heqja dorë nga fitimet vjetore të Portit Durrës, heq dorë nga 630 (628.45) milionë Euro. Ndërkohë, sipas biznes planit, në kushte ideale në përfundim të projektit, shteti shqiptar përfiton 280 milionë euro. Pra, diferenca ndërmjet asaj që shteti ofron me atë që merr në këmbim është 350 (348.45) milionë euro humbje”, tha Alibeaj. Sipas tij, është një kompani e regjistruar në off-shore dhe pastrimi i parave. “E keni dëgjuar kryeministrin dhe ministrat të mburren shpesh se po sjellin në Shqipëri një nga investitorët më të mëdhenj të Emirateve të Bashkuara, por pyetja që mund të ngrihet me të drejtë është: cila është arsyeja që një projekt i tillë i jepet një kompanie të regjistruar në off-shore? Pse kompania ndërkombëtare Emmar nuk ka ardhur vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë në Shqipëri, por nëpërmjet një kompanie të regjistruar në Ishujt Kajman? Edhe këto janë pyetje që mbeten pa përgjigje. Emri i kësaj kompanie me reputacion ndërkombëtar, jo vetëm do t’i jepte siguri realizimit të këtij projekti, por do të ishte një marke e mirë për të garantuar suksesin e projektit në praktikë. Ndërkohë, nuk mund të mohohet rreziku që ekziston për pastrimin e parave nëpërmjet kompanive të regjistruara në parajsa fiskale, aksionarët e të cilës mbeten enigmatikë. Pra, shteti shqiptar nuk do të ketë asnjë informacion se si do të ndryshojnë aksionarët e kompanisë mëmë. Është fakt se sipërmarrësi privat ka ofruar vetëm 80 mln euro nga kapitalet e tij dhe 80 mln euro nga kreditë bankare, pra në total 160 mln euro, ndërkohë që paratë e tjera thuhet se do sigurohen nga borxhe, kredi apo investime nga të tretë dhe shitjet në fazë projektimi”, tha ai. Alibeaj ka treguar se çfarë ndodh në portin e Durrësit. “Ajo që mungon në dokumentacion e sjellë dhe nuk thuhet asgjëkundi është se si do të realizohet transferimi i portit të Durrësit në Porto Romano? Çfarë kosto ka ky transferim? Kush i përballon këto kosto? A do të sjellë kjo kosto të rritura për qytetarët dhe bizneset? Qeveria nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këto pyetje, por ajo që dihet është se vetëm projekti ka kushtuar 10 mln Euro, ndërkohë që zëra të pavarur ekspertësh thonë se transferimi i portit në Porto Romano mund të kushtojë deri në 1 miliard Euro. Pra, kush i merr përsipër këto kosto dhe a i ka kalkuluar qeveria shqiptare këto kosto shtesë për realizimin e projektit të Portit të Durrësit? Krahas asaj që e përmendëm më lart, pra shteti ofron 630 milionë euro pasuri dhe të drejta, shteti do të përballojë kosto e transferimit, kostot e shpronësimeve, kosto e shërbimeve ligjore dhe kosto e depozitimit të mbetjeve. A ka një përllogaritje të të gjitha këtyre kostove dhe nëse po, cila është leverdia ekonomike nga realizimi i këtij projekti? Asnjë pronar privat toke nuk do të pranonte të hiqte dora nga prona e tij në mënyrë që të dilte me humbje. Si është e mundur atëherë që këtë e bën pronari shtet?”, tha ai.

Të fundit

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle

Bashkia e Gramshit çel sezonin turistik. Këngë, valle dhe gatime tradicionale janë organizuar në Liqenin e Dushkut, ku mijëra...

Orari më i mirë për të konsumuar darkën

Lufta për të mbajtur një peshë të shëndetshme rritet me moshën, pasi metabolizmi ynë ngadalësohet dhe gjërat duket se nuk funksionojnë si më parë....

Tirana nis përgatitjet për “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

Tirana ka nisur përgatitjet për vitin 2025, kur bashkë me Aleksandrinë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Kryetari i Bashkisë së...

Gratë apo burrat, cilët bëjnë gjumë më të mirë

Duket se problemet me cilësinë e gjumit kanë më shumë lidhje me gratë se sa me burrat, kjo sipas studimeve që kanë bërë së...

Festohet dita e Shën Gjergjit në fshatra të Gorës, i pranishëm dhe ambasadori bullgar

Në Borje dhe fshatrat e tjerë të Gorës të Kukësit u festua dita e Shën Gjergjit, festë kjo që kremton fundin e dimrit dhe...

Lajme të tjera

Web TV