Shifra optimiste nga Shkodra/ Peleshi: Ja sa familje janë evakuuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur në lidhje me situatën në vend, pas reshjeve të dendura të shiut.

Peleshi tha se gjatë orëve të fundit ka pasur një përmirësim të konsiderueshëm të situatës nga reshjet intensive që përfshinë vendin.

Ai tha se kanë qenë të angazhuar 570 të FA, 495 forca zjarrëfikëse si dhe policië e vullnetarë. Ministri u shhpreh se ka një tërheqje të ujit dhe se të evakuar në Shkodër janë 26 familje, ndërsa në Lezhëë vetëm 4 banesa kanë ende ujë.

E plotë nga fjala e Peleshit:

Gjatë orëve të fundit kemi pasur një përmirësim të konsiderueshëm të situatës nga reshjet intensive që përfshinë vendin duke nisur nga data 20 Nëntor.

Menjëherë pas marrjes së të dhënave mbi parashikimin e motit nga IGJEUM dhe Shërbimi Meterologjik Ushatrak, Agjencia e Mbrojtjes Civile ka njoftuar pushtetin vendor, veçanërisht bashkitë më të rrezikuara nga reshjet e shiut që kanë qenë të një sasie të konsiderueshme.

Në cilësinë  e Kryetarit të Komitetit të Mbrojtjes Civile thirra edhe mbledhjen e Komitetit ku të ftuar ishin edhe kryetarët e bashkive, Prefektët e zonave me risk,  me të cilët rakorduam planin e masave për të përballuar pasojat.

Që prej ditës së parë janë angazhuar në terren:

  1. 570 Forca të Armatosura
  2. 495 Forca Zjarrfikëse
  3. 400 Forca nga Policia Shtetit
  4. 315 Forca Vullnetare
  5. Ekipet e Shërbimit Mjekësor

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet të ulët gjatë natës dhe të lokalizuara.

–              Ka rënë ndjeshëm sipërfaqja e tokës e mbuluar nga uji në qarkun e Shkodrës. Sot janë 1685 hektarë tokë nën ujë dhe vazhdon tërheqja, nga 4346 ha që ishte dje në darkë

–              Aktualisht janë vetëm 26 familje me 99 anëtarë të evakuuar, nga 52 familje dhe rreth 318 banorë që ishin dje. Të tjerët janë kthyer në banesat e tyre.

Në Bashkinë e Lezhës ka pasur gjithashtu përmirësim:

–              Ka prani uji vetëm në 4 banesa nga 24 që ishin dje

–              1300 hektarë sipërfaqe e përmbytur

RRUGET

Përgjithësisht rrugët në rajonin e veriut të vendit janë të kalueshme, veç pak segmenteve.

Janë pastruar dhe ka qarkullim normal në segmentet që lidhin Tropojën, në aksin Hani i Hotit-Tamarë-Vermosh dhe Bogë- Theth.

Në akset  Kukës – Krumë, Kukës – Ura Zapodit, në aksin Kukës – Bushtricë.

Po punohet dhe shumë shpejt do të jenë të lira edhe disa akse si:

Lexo edhe :  Disa norma sjelljeje që duhet t’u mësohen fëmijëve

Lezhë- Vau i Dejës, Qafa e Malit-Fierzë, Ura e Matit – Lezhë

Nuk ka pasur probleme sa i përket lëvizjes në akset e rrugëve në rajonin qendror dhe jugor të vendit.

Janë të lira akset rrugore nacionale dhe turistike

Njëkohësisht po bëhet një kontroll i urave pas situatës së krijuar nga shirat.

NIVELI I LUMENJVE

Niveli i lumenjve Drin (5.9 nga 7.5), Buna  (7.6 nga 8.7) është aktualisht poshtë nivelit kritik.

Në Hidrovoret Droje, Shllinze, Tale, Ishull Shengjin, Gryke Zeze, Gocaj, Balldre nivelet e ujit janë nën kuotat kritike.

Po monitorohet situata pa ndërprerje.

Në të gjithë pjesën tjetër të vendit, në Bashkitë Durrës, Kukës, Dibër situata paraqitet normale

BASHKITË

Të gjitha bashkitë kanë patur dhe kanë në dispozicion fondin e emergjencave prej 10 mln euro, i ndarë në proporcion me buxhetet e bashkive. Fond i cili është parashikuar edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Sipas  VKM 414 ky buxhet mund të përdoret për:

  1. Shërbime të ndërhyrjes së menjëhershme në shpëtimin e jetës së shtetasve, pronës private e publike.
  2. Akordimin e ndihmës financiare për familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga përmbytjet, në aspektin ndërtimor dhe orendi shtëpiake.
  3. Marrjen e masave rehabilituese në objektet infrastrukturore që përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e njerëzve, pronat e tyre dhe mjedisin, të cilat ndikojnë në rikthimin e jetës normale për komunitetin e veprimtaritë e tij ekonomike.
  4. Shpenzime të kryera për blerje karburanti dhe pjesë ndërrimi për automjete dhe makineri, të cilat përdoren për përballimin e situatave emergjente.
  5. Mbulimin e shpenzimeve të tjera operative të kryera gjatë përballimit të ngjarjeve dhe situatave të emergjencës civile;
  6. Blerje materialesh të ndryshme, që i shërbejnë veprimtarisë së strukturave të emergjencës civile në nivel vendor.
  7. Mbajtjen në gatishmëri të infrastrukturës së ujitjes, të kullimit, të mbrojtjes nga përmbytja dhe digat e rezervuarëve në administrim të tyre

Ashtu siç kemi bërë gjatë këtyre tri ditëve, Forcat e Armatosura, ato Zjarrfikëse, Forcat e Policisë së Shtetit, ekipet e shërbimit mjekësor do të vijojnë të jenë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve për çdo nevojë.

Përsërisim thirrjen drejtuar të gjithë banorëve të zonave të rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre edhe në orët në vijim, pasi sipas parashikimit të motit pritet një tjetër sasi e konsiderueshme reshjesh. Ju lutemi në çdo rast nevoje njoftoni pa vonesë autoritetet vendore.

Të fundit

“Nuk e fsheh dot”- Çfarë po tregon Juli pak para “Prime-t” të sotëm?

Juli dhe Meritoni prej të shtunës janë në një televotim, ku publiku do të vendosë se cili do të...

Autobusi me punëtorë përplaset dhe del nga rruga, 8 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Tetë persona humbën jetën dhe rreth 53 të tjerë u plagosën kur një autobus me punëtorë ferme u përplas me një automjet tip Ford...

Irlanda pritet të rrisë moshën e blerësve të duhanit

Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën minimale të blerësve të duhanit, sipas një draft-legjislacioni të prezantuar të martën. Nëse finalizohet, ky do të...

Tragjedia në Shkodër/ Gazetarja zbardh detajet: Burri i bllokonte thirrjet në telefon

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna, ishte një nga ngjarjet më të rënda të raportuara në...

A i rrit ky lloj djathi shanset për kancerin e gjirit tek gratë?

Nëse dieta juaj ushqimore dominohet nga konsumi i djathit, me gjasë që ky artikull mund t’ju trishtojë. Sipas një studimi, ngrënia tepërt e djathit çedar...

Lajme të tjera

Web TV