Nga Kolumbia në Shqipëri/ Prokuria zbardh detajet, kush i porositi 430 kg kokainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurori i çështjes Adnand Xholi në një deklaratë për mediat ka sqaruar detaje nga operacioni i finalizuar dje në Frakull të Fierit, ku u zbuluan 430 kg kokainë me vlerë 40 mln euro, në thasët me pleh kimik.

Ai tha se deri më tani janë ekzekutuar 10 masa sigurie për 10 shqiptarë, ndërsa pritet që në vijim të kapen edhe bashkëpunëtorët ndërkombëtar.

Xholi tha se operacioni ka qenë top sekret dhe nuk është dekonspiruar, ndërsa shtoi se nuk dihet data e saktë kur ka nisur ky aktivitet, por dihet se porosia e drogës është bërë në maj të 2022, ndërsa porosia për plehun kimik dhe hapja e kompanisë është bërë në janar të 2022.

Ai tha se kemi të bëjmë me një grup të struktura kriminal, ndërsa pyetjes së nëse financuesit mund të jenë shtetas shqiptarë që jetojnë ose veprojnë në Dubai, ai iu përgjigj duke thënë se “nuk është fallxhor” dhe se nga ajo që dihet deri tani, një nga financuesit është shqiptar dhe jeton në Shqipëri.

“Për rastin konkret për sasinë konkrete sikundër ka ardhur është bërë zhdoganimi në Shqipëri, ajo sasi, 24 ton po ajo është sekuestruar. Ky rast ka qenë në monitorim 24 orë në 24 dhe nuk ka lëvizur asnjë gram nga kjo lloj sasie. Një nga financuesit në Shqipëri është arrestuar.

18 mijë euro është vlera e blerjes së mallit atje, zhdoganimi mbetet për t’u verifikuar. Hetimet janë në vijim e sipër, masat e arrestit janë në ekzekutim e sipër, po presim momentin final se jemi të detyruar të ruajmë sekretin për të thënë nga janë subjektet dhe kur do të bëhet ekzekutimi i masave.

Lexo edhe :  Gazetarët “gozhdojnë” kryeministrin/ Rama: Fevzi ça u ke dhënë për të pirë?!

Po punohet me partnerët e huaj për bashkëpunëtorët jashtë Shqipërisë sepse patjetër ka bashkëpunëtor. Hetimet janë sekret, dhe është pamundur të jap gjeneralitetet, por janë 10 shqiptar, që tashmë janë ekzekutuar masat. Ne dimë që nga momenti që është bërë porosia, porosia është bërë në maj të 2022, ndërsa kërkesa për ta blerë pleh kimik dhe hapja e kompanisë.

Nuk ka pasur dekonspirim, ndërhyrja vjen kur prokuroria vlerëson se ka ardhur momenti për të ndërhyrë. Kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal, dhe një prej financuesve është identifikuar. Jam prokuror jo fallxhor dhe nuk them dot se ku janë financuesit, por për atë që dimë, ai po është shqiptar dhe vepron në Shqipëri”, u shpreh ai.

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV