Inteligjenca amerikane: Luftimet në Ukrainë do të ngadalësohen në muajt e dimrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luftimet në Ukrainë janë ngadalësuar dhe kjo ka të ngjarë të vazhdojë në muajt e ardhshëm të dimrit, besojnë agjencitë e inteligjencës amerikane. Megjithatë, nuk ka të dhëna se ka zbehje të rezistencës nga ana e forcave ukrainase, tha drejtoresha e inteligjencës amerikane, Avril Haines.

Ajo tha se të dyja palët po tentojnë të “riparohen, rifurnizohen dhe rindërtohen” për çdo kundërsulm në pranverë. Ky njoftim vjen pas sulmeve ruse ndaj infrastrukturës kritike të energjisë së Ukrainës. Lufta në Ukrainë tashmë është në muajin e nëntë, por Rusia ka humbur mbi gjysmën e tokës që pushtoi.

Haines tha gjatë një forumi të mbrojtjes në Kaliforni se shumica e luftimeve aktualisht po zhvillohen përreth Bahmutit në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut. Ajo tha se luftimet janë ngadalësuar pas tërheqjes së trupave ruse nga perëndimi i rajonit të Hersonit muajin e kaluar.

“Po shohim një ritëm të reduktuar në konflikt… ne presim që kjo të ketë të ngjarë të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm”, tha ajo.

Haines tha se si ushtria e Ukrainës, ashtu edhe ajo e Rusisë, do të tentojnë të përgatiten për çdo kundërofensivë të mundshme pas dimrit.

“Por, në fakt kemi një dozë të konsiderueshme të skepticizmit nëse rusët do të jenë të gatshëm ta bëjnë këtë”, tha ajo. “Unë jam më optimiste për ukrainasit, bazuar në këtë hark kohor”.

Hainer tha se inteligjenca amerikane beson se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka një pasqyrë të plotë se sa është duke u sfiduar aktualisht ushtria e tij në këtë fazë.

“Ne shohim mungesë municionesh, rënie morali, probleme të furnizimit, një sërë shqetësimesh me të cilat ata po përballen”./REL

Të fundit

Rama në Greqi, jehona pas vizitës “provokative”

Një ditë pas vizitës në Greqi, ku mbajti tubim para mijëra emigrantëve shqiptarë atje, kreu i qeverisë Edi Rama...

Sot protesta e opozitës, Meta kujton Dritëro Agollin: Një agim i ri po lind!

Teksa sot mbahet protesta e opozitës, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar Dritëro Agollin. Përmes një mesazhi, Meta thekson se Dritëro Agolli...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “humnera”/ Kursi i këmbimit, 14 maj 2024

Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet 93.7 lekë. Euro sot blihet me 100.1 lekë, ndërsa...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në qarqet...

Lajme të tjera

Web TV