Protesta në 6 dhjetor, reagon Rama: Njollosje nga e njëjta forcë, është paguar nga rusët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht protestës të Sali Berishës, kryeministri Edi Rama thekson se nuk do të cënohet siguria e samitit të BE që do të mbledhë liderët europianë në Tiranë më 6 dhjetor. Opozita e paguar me para ruse, sipas tij, ka misionin e vetëm që të njollosë Shqipërinë. Teksa e cilëson protestë absurde, kreu i qeverisë thotë se nuk do të negociohet me askënd për perimetrin e sigurisë në një ditë historike për vendin.

Asnjë prej liderëve europianë nuk ka shprehur shqetësim për protestën e opozitës, por Edi Rama paralajmëron ata që do të tentojnë të thyejnë perimetrin e sigurisë.

Kreu i qeverisë ka bërë me dije se në këtë samit nuk do të mungojë asnjë lider përveç kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez. Ndonëse është spekuluar se Serbia do të bojkotojë samitin prej emërimit të Nenad Rashiç si ministër në Kosovë, kryeministri shprehet se Aleksandër Vuçiç nuk ka rrugë tjetër veçse të vijë në Samit.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka folur për mbajtjen e samitit të BE në Tiranë duke thënë se është vlerësim strategjik nga ana e organizatorëve. Po ashtu thekson se nuk janë penguar asnjëherë për të qenë në tryezën e Europës, ndonëse Shqipëria nuk është ende anëtare e BE.

“Një vlerësim strategjik nga ana e organizatorëve për të vendosur në Tiranë këtë stacion të një rrugëtimi që për arsye të cilat i kemi thënë dhe do i shtjellojmë më tutje, po bëhet një rrugëtim gjithmonë e më i përbashkët në një botë që na vendos përballë sfidave. Është një kthesë strategjike në historinë e BE të shumë viteve të fundit, kjo kthesë drejt një qasjeje të re ndaj Ballkanit Perëndimor dhe modestisht duhet ta them se kemi luajtur rolin tonë për të ardhur në këtë kthesë dhe kemi dhënë një sërë provash se jemi gati për tu vlerësuar e konsideruar ndryshe. Është një kthesë strategjike e nxitur nga pandemia si fillim pastaj edhe nga agresioni rus në Ukrainë në vijim, por është dhe një vlerësim strategjik për Shqipërinë. Nuk është një stacion i zgjedhur rastësisht, por në mënyrë të mirëmenduar. Në tryezën e Europës jemi ulur mes të barabartëve ndonëse e dimë rrugën që duhet të bëjmë për tu bashkuar si anëtarë, s’jemi penguar asnjëherë”, tha Rama.

Lexo edhe :  “Ke qenë ministri më i ndershëm”/ Gafa e Leskajt e bën Braçen të shpërthejë në të qeshura

I pyetur nga një prej qytetarëve nëse do të përfitohen të ardhura nga samiti, Rama nuk dha një përgjigje konkrete por u shpreh se po bëjnë çdo përpjekje që mbështetja financiare të jetë e konsiderueshme.

“Jemi gjithmonë e më shumë të përfshirë në këtë proces ku mbështetja financiare e BE bëhet gjithnjë e më e konsiderueshme. Do bëjmë çdo përpjekje që të zgjerohet pavarësisht se duhet të vijojmë me procesin e integrimit të plotë. Të mos pritet të bëhemi anëtarë të BE për të marrë përfitime dhe kjo ka të bëjë me universitetet, bujqësinë, të rinjtë dhe investimet strategjike”, tha Rama.

Një koment e pati edhe për primaret që zhvillohen sot duke thënë se e vlerëson tentativën për t’u përmirësuar por socialistët i konsideron të pathyeshëm. Ndërsa për punën e bërë nga ana e SPAK sa i takon hetimeve lidhur me Sali Berishën dhe Ilir Metën, kreu i qeverisë zgjedh të mos flasë gjatë duke thënë se fakti që ‘non grata’ nuk po hetohet, nuk duhet të shërbejë si motiv për të sulmuar punën e SPAK.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka nënvizuar ditët e fundit se më 6 dhjetor, ditën kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë do të organizojë protestën e radhës, duke thënë se ky do të ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale.

Ndërkohë policia ka njoftuar masat duke thënë se që në 5 dhjetor, ora 14:00, të gjitha rrugët rreth Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe stadiumit ‘Air Albania’ do të jenë të bllokuara, si masë sigurie e marrë për mbarëvajtjen e ngjarjes historike që do të zhvillohet në Tiranë në 6 dhjetor, Samiti i BE-Ballkani Perëndimor. Në këto akse rrugore, brenda perimetrit të sigurisë do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, ndërsa do të lejohet vetëm lëvizja e banorëve të zonës.

Të fundit

Nato në alarm: Rusia po planifikon sulme të befasishme, ja shtetet më të rrezikuara

Evropa është në rrethin e kuq të Rusisë. Alarmi vjen nga agjencitë kryesore të inteligjencës të kontinentit, sipas të...

VIDEO/ Rama ndan pamjet: Lumi i Shalës, atraksioni turistik për të cilin flasin të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Lumi i Shalës i përshkruar nga shumë turistë të huaj si Tajlanda e Shqipërisë. “Pamje...

“Financial Times” skanon zgjedhjet e Vuçiç, pse presidenti serb po “luan me dy porta”

Dy persona që janë nën sanksionet e SHBA-së për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me Rusinë, u zgjodhën këtë javë si anëtarë...

Eurodeputeti grek Kefalogiannis vizitë në Shqipëri, do takojë sot Fredi Belerin në qeli

Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis ndodhet për një vizitë në Shqipëri. Ditën e Pashkëve më 5 maj ndoqi meshën e shenjtë në Katedralen Orthodhokse të Ngjalljes...

Ndryshimet e reja/ Rama mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e së cilës do të jetë ai...

Lajme të tjera

Web TV