Pakti sekret midis Trump dhe Putin: “Ti Ukrainën, unë Shtëpinë e Bardhë!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një biznesmen i panjohur rus, një lobist amerikan, një klub ekskluziv në zemër të Manhatanit. Sigurisht dhe Donald Trump dhe Vladimir Putin. Në një artikull të gjatë, gazeta amerikane “New York Times” bashkon pjesët e një enigme, e cila lidh për herë të parë hakerimin rus të zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016 me futjen e tankeve të Putinit në Ukrainë.

“Il Russiagate” dhe lufta aktuale, të bashkuara në një ndërthurje ndërkombëtare, në të cilën Trump dhe Putin shfaqen si partnerë biznesi. Data kur nisi gjithçka është 28 korriku i vitit 2016. Mbrëmjen që Hillary Clinton pranoi nominimin presidencial të Partisë Demokratike, drejtori i fushatës së Donald Trump, avokati dhe lobisti Pol Manafort, mori një e-mail të fshehtë nga Moska.

Personi në fjalë ishte një partner biznesi, Konstantin Kilimnik, një shtetas rus me lidhje me ushtrinë ruse, që drejtonte në Kiev firmën konsulente të Manafort. Kilimnik po kërkonte një takim personal me të.

Mesazhi i koduar ishte “havjar”, një referencë për një ish-klient që i kishte dhënë atij një kavanoz të paharrueshëm me havjar me një kosto prej 30.000 dollarësh: Ai klient i famshëm ishte presidenti i rrëzuar ukrainas Viktor Janukoviç, njeriu që u arratis në Rusi në vitin 2014 pas protestave në Sheshin Maidan.

Pas 5 ditësh të dy u takuan në Grand Havana Room, një klub ekskluziv i vendosur në katin e 39-të në një prej rrokaqiejve në bulevardin Fifth Avenue 666. Kilimnik i tregoi Manafort një plan sekret, të quajtur “Mariupol”, që përfshinte pushtimin e Ukrainës nga ana e Putin, dhe krijimin e një republike autonome në lindje të vendit.

Sipas “New York Times”, presidenti i saj do të ishte sërish Janukoviç. Rusët ishin të sigurt se nëse Trump do të bëhej president falë Kremlinit, ky plan nuk do të haste asnjë pengesë. Në javët në vijim, hakerat rusë do të përshkallëzonin sulmet e tyre për ta dëmtuar Klintonin dhe për të ndihmuar Trumpin të fitonte zgjedhjet.

Lexo edhe :  Zvicra i hap rrugën legalizimit të kanabisit/ Do kryehet studim shkencor te popullata

Ndër dokumentet e cituara është “teksti mëmë” i gjithçkaje: një shënim i dërguar në vitin 2005 nga Manafort një oligarku rus pranë Putinit, Oleg Deripaska, që citohet në një raport të Komitetit të Inteligjencës së Senatit.

Manafort promovoi paktin e vëllazërisë me Janukoviç dhe tregoi strategjinë sesi mund të fitonte zgjedhjet. Një model që sipas tij mund të “sjellë përfitime të mëdha për qeverinë e Putinit”. Pikërisht nën krahun mbrojtës të Manafort, Janukoviç fitoi zgjedhjet presidenciale.

Gjashtë vjet më vonë do të zbulohej edhe pjesa e dytë e historisë: Manafort këshilltari i Trump. Kilimnik, ishte personi i kontaktit dhe lidhja e tij me Kremlinin. Manjati amerikan e mënjanoi tërësisht establishmentin, teksa i dha një mbështetje të vakët NATO-s, duke thënë se mbrojtja e Ukrainës nga pushtimi i Rusisë nuk ia vlente, pasi rrezikohej nisja e Luftës së Tretë Botërore.

Më pas tha se do të shqyrtonte mundësinë e njohjes së Krimesë si një territor rus. Ndihma ushtarake për Kievin u bllokua nga këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare, J.D.Gordon. Prandaj, 4 vitet e mandatit në Shtëpinë e Bardhë do të ishin një fazë e një afrimi domethënës me Moskën.

Por fitorja e Xho Bajden në zgjedhjet e vitit 2020, i ndërlikoi planet e Kremlinit, edhe pse nuk e ndaloi presidentin rus nga zbatimi i planeve të tij. Pak përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, Trump e fali Manafort, i dënuar për falimentim të rremë të bizneseve të tij mashtrimin e FBI-së. 13 muaj më vonë, Putin, edhe pa mikun e tij në Uashington, vendosi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Të fundit

Berisha ka shitur gjithë listën tek Ilir Meta/j, duke e trajtuar si pasardhës të tij

Nga Mero Baze Publikimi i listave për këshillat bashkiakë, bëri të qartë se mes Sali Berishës dhe Ilir Metës/aj, ka...

Artisti i huaj promovon çiftelinë: Më ndryshoi mënyrën se si unë mendoj për muzikën

Nuk janë të pakta rastet kur kultura shqiptare promovohet nga të huajt. Njësoj ka ndodhur edhe me instrumentin e çiftelisë, e cila është promovuar...

Renis Gjoka flet për planet e zgjerimit të familjes: Do bëhem baba për herë të dytë!

Këngëtari Renis Gjoka do bëhet sërish baba i një vajze. Rokeri ka zbuluar se foshnja pritet të vijë në jetë së shpejti dhe do...

Vdekja e kenianes/ Mamaja: Askush nuk më ka informuar për ecurinë e hetimeve

Dua drejtësi për Joy-n,”-kjo është thirrja që përsërit e ëma e të ndjerës Joy Abongo, Ruth. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Pa...

Kosova tenton fitoren e parë ndaj Andorrës, formacionet zyrtare

Kosova luan sonte (20:45) takimin e dytë eliminator të Euro 2024. Dardanët e nisën fushatën e tyre drejt Gjermanisë me një barazim 1-1 në...

Lajme të tjera

Web TV