Goditi me grusht Berishën, zbardhet dëshmia e 31- vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gert Shehu është personi që ka goditur liderin e opizotës, Sali Berisha, gjatë marshimit për në protestën e sotme.

31-vjeçari ka dhënë dëshminë e tij në polici, por burime për Report Tv bëjnë me dije se ajo nuk ka qenë e plotë.

Shehu ka dhënë vetëm disa deklarime të shkurtra dhe ka thënë se dëshminë e plotë do ta japë në një moment të dytë.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se Shehu ka deklaruar se në momentin që ka goditur me grusht Sali Berishën ka pasur një kakofoni mendimesh në kokë, ku për një moment i janë kujtuar edhe ngjarja e Gërdecit dhe ajo e vitit 1997.

Por, dëshmia e tij për momentin nuk do të merret parasysh nga policia, pasi sipas tyre është kontradiktore. Për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, policia dhe prokuroria do t’i bazohen dëshmisë që 31-vjeçari pritet të japë në një moment të dytë.

Të fundit

Foto/ Si e kaluan fundjavën vipat shqiptarë!

Instagrami është mbushur plot me postime të VIP-ave, të cilët na tregojnë përmes fotove të rejat më të fundit. Si...

Këto janë gratë më të pasura në botë! Si i vunë pasuritë e tyre marramendëse!

Për shekuj me radhë, bota e biznesit ka qenë e dominuar nga meshkujt, ku gratë rrallë njihen për arritjet e tyre. Pas ndeshjeve të...

I keni ditur? Njihuni me 8 ushqimet e konservuara që ndihmojnë në humbjen e peshës

Kur bëhet fjalë për të humbur peshë, zgjedhjet e duhura ushqimore janë thelbësore. Ushqimet e konservuara mund të jenë një opsion i shkëlqyer për...

Cila ishte këshilla që Donald Veshaj i dha Romeos para se të futej në Big Brother Vip?!

Sot ishte episodi i fundit i emisionit më të dashur nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “BBV – Live nga shtëpia”,...

Shqipëria dhe Greqia nuk flasin hapur për thelbin e krizës mes tyre

Nga Mero Baze E vërteta është se raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë në krizë, por të dy palët nuk i referohen thelbit të kësaj...

Lajme të tjera

Web TV