Renditja e UEFA-s pë klubet, Laçi kryeson nga Kategoria Superiore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA ka përditësuar renditjen e klubeve në bazë të koefiçentit mbi pjesëmarrjen në Kupat e Europës për pesë vitet e fundit. Skuadra që kryeson nga klubet e Superiores është Laçi që aktualisht renditet në vendin e 174-të, teksa kurbinasit në sezonet e fundit kanë dhuruar performanca tejet pozitive në Europë.

Pas Laçit, në vendin e dytë renditet Partizani me të kuqtë në klasifikimin europian renditen të 254-tërtit, ndërsa më pas vjen Teuta (280), Kukësi (282), Tirana (298), Vllaznia (338) dhe Luftëtari (411).

Ndërkohë, sa i takon klasifikimit në lidhje me skuadrat shqiptare edhe përtej kufijve, është Shkëndija e Tetovës ajo që mban lart flamurin teksa renditet në vendin e 151-të ndërsa Shkupi është në vendin e 185.

Sa i takon skuadrave të Kosovës që vitet e fundit janë duke u rritur, Drita renditet në vendin e 199-të ndërsa Ballkani që mori pjesë edhe në grupet e Conference League duhet të kënaqet me pozicionin e 344-të.

Të fundit

Zjarret vijojnë në Shqipëri, dy vatra mbeten ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër raportim në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë. Sipas...

Konfirmohet: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë

Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë kanë konfirmuar Linin në Pogradec si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë. Po ashtu është konfirmuar...

Fox News: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen

Fox News ka bërë të ditur se një ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA po nominon Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për...

Antony Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim i madh

Nga Antony J. Blinken, ish-Sekretar i Shtetit gjatë presidencës së Joe Biden. Botuar fillimisht në "New York Times" Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre prej...

Komandanti i Gardës Revolucionare: Trump është i marrë dhe injorant

Nëse Shtetet e Bashkuara do të godasin sërish Iranin, do të përballen me një “mësim historik”, ka kërcënuar komandanti i Gardës Revolucionare iraniane, Mohammad...

Lajme të tjera

Web TV