Lidhjet me McGonikal/ PD e dërgon Ramën në SPAK, por “harron” dokumentet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 24 janar deputeti Gazment Bardhi depozitoi në SPAK një kallëzim penal për nisje të hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama për ato që ai i cilësoi si lidhje me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. SPAK i ka kërkuar Bardhit vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që ai i ka përmendur në kallëzim disponohen prej tij.

Kryeministri Edi Rama do të shkojë në SPAK pas arrestimit të ish- agjendtit të FBI-së Charles McGonigal. Partia Demokratike pasi është njohur me skandalin e agjentit amerikan dhe publikimi në media i njohjes së tij me kryeministrin Edi Rama kanë kërkuar që SPAK të vihet në lëvizje. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për rastin Mcgonigal, por duke i kërkuar paditësve që të japin dokumentat shtesë për të cilën akuzojnë Ramën. Ishte Gazmend Bardhi ai që një javë më parë dënocoi Ramën në SPAK, por ndonëse me njohje të mira në fushën e jurisprudencës, nuk kishte paraqitur asnjë dokument shoqërues mbi bazën e së cilit kërkonte nisjen e procedimit penal për kreun e qeverisë. Në një njoftim për mediat, grupimi i Enkelejd Alibeajt thekson se tashmë SPAK ka kërkuar nga PD-ja vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tyre. Bardhi bëri të ditur se kërkoi nga SPAK që të niste hetimet për “një organizatë kriminale, të drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama”. Hetimi i nisur nga gjykata amerikane për Edi Ramën për lidhjet e tij me ish zyrtarin e FBI që ka rënë në pranga si bashkëpunëtor i Rusisë, ka bërë që Gazment Bardhi të kallëzojë në SPAK, Edi Ramën. ”I jam drejtuar zyrtarisht SPAK që të nisë hetimet për një organizatë kriminale, të drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Drejtësia amerikane konfirmon se Edi Rama, nëpërmjet një ish punonjësi të Sigurimit të Shtetit, i paska paguar mikut të tij McGonigal plot 225 mijë dollarë për të sajuar përrallën me lobim me para ruse të PD në SHBA. SPAK nuk ka shumë punë për zbardhjen e kësaj afere kriminale. Mjafton të kërkojë dosjen në SHBA”, shkruan Bardhi në reagimin e tij në Facebook. Kreu i grupit parlamentar të PD-së apelon ndaj institucioneve për kryerjen e një hetimi të thelluar në lidhje me rastin. “Akuzat e  Departamentit Amerikan të Drejtësisë ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI McGonigal për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus ku bën pjesë udhëtimi i tij në Shqipëri dhe takimi me Edi Ramën në vitin 2017 kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar”, tha Alibeaj.

Lexo edhe :  Ngjela: Fletë-arresti për Metën është gati në tryezën e SPAK

Rasti i McGonikal

Një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së u vendos në dy akuza më 23 janar, mes të tjerash, për udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan. Një zëdhënës i Ramës hodhi poshtë akuzat pa iu përgjigjur pyetjeve. Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që u vendos nën akuzë në të gjithë historinë e agjencisë së famshme pasi hetuesit zbuluan se ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar, si dhe ka përfituar udhëtime me shpenzime të mbuluara në Tiranë, Kosovë dhe Bosnjë, shpenzime që duket se janë mbuluar nga një shqiptar, ndërsa takimet me Ramën duket se janë organizuar nga një shqiptar tjetër, i cili përshkruhet si “këshilltar joformal” i Ramës. Në atë që ngjan si një film me spiunazh, zyrtari i lartë i FBI-së rezulton se ka vizituar Tiranën në mënyrë të përsëritur, është takuar me kryeministrin shqiptar, me një politikan në Kosovë dhe dy politikanë në Bosnjë, ka marrë së paku 225 mijë dollarë nga një shqiptar me vendbanim në Nju Xhersi, i cili i ka siguruar këto para dhe të tjera përmes një rrjeti kompanish. Veçmas, McGonigal u akuzua se ka punuar për një oligark rus në shkelje të sanksioneve amerikane të vendosura në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Vetë McGonigal është deklaruar i pafajshëm për akuzat e ngritura në gjykatat amerikane.

 

Të fundit

Dy racione kos në javë, përfitimet për shëndetin e zemrës

Konsumi i kosit ul rrezikun e atakut në zemër me 30% tek njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut. Të...

Luizi dhe Kiara u bënë prindër për herë të parë, ja kujt ia kanë ‘kopjuar’ emrin Luna

Ardhja në jetë e bebushes së çiftit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ka qenë kryefjalë e këtyre dy ditëve në mediat rozë. Postimi i...

KUJDES! Risia e fundit nga “Instagram” vjen me pasoja për disa përdorues

“Instagram” po ndryshon algoritmin e tij që ndikon në “Reels” për t’i dhënë përparësi “përmbajtjes origjinale”. Para së gjithash, kjo do të ketë pasojat...

“Profesionistët e lirë fitojnë më shumë se bankat”

Në një kohë kur profesionistët e lirë po reagojnë çdo ditë  kundër ligjit të ri që i takson nga 15-23 për qind dhe po...

‘Çmendet’ moti në këtë vend/ Përmbytjet ‘bëjnë kërdinë’, shkon në 81 numri i viktimave

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në të gjithë Keninë kanë vrarë 181 njerëz që nga marsi, me qindra mijëra të detyruar të lënë shtëpitë...

Lajme të tjera

Web TV